A është ogur i keq për paqen kur sulmohet pëllumbi i Papës?


Të lëshosh një pëllumb të bardhë është një apel simbolik për paqen.
Por një pëllumb i bardhë që lëshoi dje Papa, për pak sa nuk përfundoi në copa pasi u sulmua nga një pulëbardhë, që mesa duket nuk e kishte dëgjuar mesazhin e Atit të Shenjtë.
Pulëbardha e sulmoi pëllumbin sapo Papa Benedikti XVI e lëshoi atë nga ballkoni i Vatikanit.
Rreth 2 mijë të rinj nga Roma marshuan në Sheshin Shën Pjetër në një marshim që njihet si “Karvani i Paqes” dhe që organizohet çdo të diel të fundit të janarit.
1
3
4
5