UNE I KAM SHUME BORXH SHQIPERISE


Kohët e fundit u njoha me Mirdash Shehun, të birin e shumë të njohurit Mirdash Shehu, studjues dibran i zellshëm, autor i dhjetra vëllimeve që pritet të botohen, i dënuar me 10 vite burg, autor i Këngës së Burgut, që shumë të burgosur shqiptarë në diktaturë e patën himn lirie.
Përveç të tjerave, mësova se Mirdash Shehu, njohës shumë i mirë i frengjishtes, të cilën ia ka mësuar i ati në fëmijëri, ka përkthyer një libër të veçantë, “Shqipëria në 1921”, të francezit të shquar, mik i paqes dhe lirisë, adhurues i shqiptarëve, Justin Godart.
Mësova gjithashtu se parathënien këtij libri ia ka shkruar senatori i shquar francez, nobelisti i paqes i vitit 1909, D’estournelles De Constant. Dhe sa lexova fjalinë e parë të kësaj parathënie, u mrekullova. Sepse ai në fjalinë e parë përcjell gjithë dashurinë, mirënjohjen dhe drejtësinë për ne shqiptarët dhe atdheun tonë, gjithë detyrimin që Europa dhe më gjërë i kanë Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Bashkë me përkthyesin e librit “Shqipëria në 1921”, Mirdash Shehun dhe mikun tim Izet Duraku vendosëm që këtë libër ta fusim në proces botimi, që lexuesi shqiptar të mësojë për ndarjen e coptimin e Shqipërisë, për caktimin e kufinjve të saj para 100 vitesh, për kurthet dhe ligësitë e fqinjëve, për punën e dashurinë e miqve dhe adhuruesve të saj francezë. (Rexhep Shahu)
 
 
D’ESTOURNELLES DE CONSTANT  
(Nobelist i paqes me 1909, senator)
 
UNË I KAM SHUMË BORXH SHQIPËRISË
 
(Parathënie e librit “Shqipëria në 1921” të Justin Godart, që është në proces botimi, përkthyer nga Mirdash SHEHU)
             
         Unë i kam borxh shumë Shqipërisë; unë do t’a paguaj këtë borxh të rinisë.
        Në çastin kur isha në fillimet e mia diplomatike, kur zelli më ishte ndaluar, Shqipëria e mjerë më ka mallëngjyer. Ajo kontribuoi në ndriçimin e ndërgjegjes time të turbulluar nga skeptiçizmi profesional; ajo zgjoi prirjen time. Kam besuar gjithmonë në detyrën për t`i shërbyer drejtësisë dhe për të luftuar shtypjen. Por këtë detyrë, si e përmbushim? Nuk gjendet kurrë rasti? Mirëpo rastet nuk mungojnë; jemi ne që na mungojnë dëshirat. Na pëlqen të besojmë që është tashmë shumë bukur të jesh besnik në jetën private, për miqtë, të afërmit, bashkëqytetarët, vendin tënd. Kjo nuk mjafton. Të jesh besnik, apo të mos jesh. Egoizmi individual, familjar, lokal, nacional, është gjithmonë egoizmi, që çon në sakrifikimin e më tëdobëtit prej më të fortit. Në Shqipëri, për herë të parë, kam ndjerë se aty kishte, jo vetëm njerëz, por popullsi që nuk mund të braktisej pa nder, në mjerimin e vet.
        Pata fatin e madh të emërohem, në pranverë të 1879, sekretar i komisionit të ndarjes së kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi. Erdha në Shkodër, pastaj u njoha atje, me kolegët, vendet, krenar për postin tim të parë, duke mos e marrë me mend, ç`është e vërteta, punën për të cilën ishte ngarkuar komisioni. Së fundmi, ne po e sakatonim, po e qethnim territorin e Shqipërisë në dobi të Malit të Zi. Dhe Shqipëria ishte pa mbrojtje. Vetëm kjo mjaftoi për të shfaqur gjithë magjinë e saj në sytë e më të rinjve mes nesh. Dhe banorët, për më tepër, ishin të qetë, çfarëdo që t’u thonë, duke dashur, vetëm të punojmë me  krenari e dinjitet. Dhe duronin të gjithë, pa u ankuar, pa patur një avokat. Sepse Shqipëria nuk ekzistonte, dhe nuk duhej të ekzistonte për diplomacinëVetëm Turqia ishte në kontakt me Evropën. Dhe, kur Shqipëria shkaktonte vështirësi, ishte Turqia, e dobët, të cilën Europa e kërcënonte ose shtirej sikur e kërcënonte. Më kujtohet demostrimi detar, qesharak, i Ulqinit, të paprekshëm, mbi Adriatik, dhe ku skuadriljet tona të luftanijeve bënin, sa për sy e faqe, shfaqje  bombardimi. M`u deshën disa vjet për t`i kuptuar këto komedi.
       Nga larg, kuptoj sot, atë që nuk mund, veçse mezi ta dalloja, në 1879 dhe në 1880.
Ishte problemi, atëherë i ri për mua dhe i pazbërthyeshëm, komplikacionet e të cilit duhet të shpërthenin më vonë, luftërat ballkanike, pastaj luftën botërore, problemi i pa mbaruar i ndarjes së Turqisë. Ja si qëndronte ai atëherë, në Shqipëri dhe në Malin e Zi.
        Rusia, e padurueshme për t`u zgjeruar në perëndim, e - tashmë - për të pushtuar Konstandinopolin, ose për të vendosur aty Bullgarinë për t`i përgatitur  vendin, shpërtheu marrëzisht luftën e 1876, për pavarësinë e Hercegovinës dhe Bosnjës që mbaroi përveç kësaj edhe me dorëzimin e Austrisë. Ajo kishte rrezikuar shumë pranë shkatërrimit.  ËshtëRumania që do t’a shpëtonte dhe shoqëronte në Shën Stefan, në portat e Konstandinopolit. Atje, qeveria ruse nënshkroi me sulltanin një traktat që lejonte si përhapjen ashtu edhe publikimin e përpiktë të ambicieve pansllaviste, ashtu siç ekzistonin në shpirtërat dhe qarqet zyrtare, të kohës. Traktati i Shën Stefanit, ishte akti i parafundit i ndarjes së Turqisë, nëdobi të sllavëve. Mungon vetëm caktimi i rolit të Kostandinopolit, të rrethuar, të ruajtur, si dardha për etje. Rumania, natyrisht, kishte pjesën e saj, Dobrushën, në detin e Zi, por mjaft e ngushtë. Principata e Bullgarisë, nga ana tjetër - atëherë vegël e Rusisë  -  shtrihej deri në Selanik, e shumë përtej Vardarit, në perëndim të Ohrit, Korçës, jo larg Elbasanit e për rrjedhojë Durrësit mbi Adriatik. Serbia zbriste në jug deri në Mitrovicë, stacioni i fundit i përkohshëm i hekurudhës, fillimi në të ardhmen i linjës së madhe nga Athina, në Selanik, Sarajevë e në Europën qëndrore; Mali i Zi i zgjaste asaj dorën, në mënyrë të tillë që këto dy degë të familjes sllave të bashkoheshin së shpejti. Dhe nuk thuhej, nuk dihej, me çfarë kam kuptuar më vonë, cili ishte roli i Malit të Zi në intrigë; rol paralajmëruesi dhe zjarrvënësi, çdo herë, duke u përshtatur mirë dhe me shtatin e vogël dhe me punën me të cilën ngarkohej. Nuk dihet; sepse janë disa gjëra që nuk mund të dihen, veç me kalimin e kohës.                                                            
       Fakti brutal, më kujtohet, është se paqja e Shën Stefanit ngriti një shqetësim të përgjithshëm në Angli, në Austri, në Gjermani dhe në Itali; dhe kjo është arsyeja që Kongresi i ri i Berlinit u mbodh disa muaj më vonë, me 1878 për të rishqyrtuar këtë traktat. Histori e njohur, do të më thonë. Nuk mjafton. Ajo duhet menduar thellë.
       Traktati i Berlinit ishte vepër veçanërisht diplomatike, dhe i përgjigjej një rreziku shumë të qartë.
        Fuqitë e Mëdha europiane dhe, aq më tepër, Turqia, kishin interes të madh të ndalonin marshimin e befasishëm të sllavëve drejt perëndimit. Në këtë kohë nuk kishte dallime ndërmjet sllavëve. Të gjithë sllavët hidheshin së bashku kundër turkut, të sëmurit, për t’a spastruar  nga Europa. Për këtë arsye përpjekja dukej në të njëjtën kohë edhe në natyrën edhe kundër natyrës diplomatike. Shkohej me shpresë, prej një kohe të gjatë, për të kundërvënë me shumicë, masën e papërmbajtshme të një mase në lëvizje e plot besim, prej pergamenëve të ngatërruar. Besonin se mund të bllokonin si një liqen, me një Portë, që quhej e Lartë, detin e Zi, dhe të mbyllnin me të gjithë rusët Bosforin dhe Dardanelet. Dhe ja që, si një ushtri milingonash, masa sllave, duke hequr dorë nga shkallmimi i portës, i sillej rrotull dhe prekte, tinëzisht, detin Egje dhe Adriatik. Mbetej që diplomacia austro-gjermane të vriste mendjen për t`i mbyllur rrugën invazionit, dhe që në mungesë të forcës, të padobishme, donte të mbante për vete atë për të cilën foli, Sanxhakun ose koridorin e Novi Pazarit. Koridor me dy funde, kufiri përfundimtar, në hartë ?...dhe vendkalimi, lidhja e jugut të Austro-Hungarisë me Selanikun. Diplomacia europiane, në fakt nuk dinte ç`të bënte përpara tëpamundurës; ajo neglizhoi forcën e gjërave për të provuar të pajtojë kërkesa të kundërta. Ajo nuk guxoi të vendosej përballë realitetit që vetëm  mund t`a sqaronte.    
        Dy raca, të dyja pjellore, dhe njëra shumë e madhe, duke u mbështetur në Azi, shumë më e madhe akoma, dy raca që donin, duan, do të duan me gjithë zemër, gjithnjë e më tepër, me gjithë pengesat, luftrat, revolucionet, dhe gjakderdhjet për të cilat Orienti ka qenë teatri i të gjitha kohrave, - hyrje të lirë në Mesdhe - ; Mesdheu gjithashtu, vendkalimi, kryqëzim, që hap rrugët për në Afrikë, Azi, Lindje, Lindjen e Largët. Dy raca, gjermanike dhe sllave.  Ndoshta mund të ishin marrë vesh paqësisht. Cilës luftë, në fakt, i kanë shërbyer?  Për t’u hedhur me shkatërrime, gjakderdhje, brenga, pas gjëmave të tyre, në krah të njëri-tjetrit, kundër Francës, gjithashtu me shkatërrime e gjakderdhje kundër gjithë botës. Të dyja viktima të bllokadës, të dyja të uritura dhe përkohësisht të një mendjeje për të thënë, urrejtjen e zemrës: Jemi ne të humburit e luftës!  Po për çfarë na ka shërbyer kjo luftë fitimtare? Dhe jemi vetëm në fillimet e zhgënjimeve financiare, sociale, ekonomike…Por vazhdojmë. Përpara kësaj lufte, Austria dhe Gjermania, nga kolonizimi dhe traktatet ndërmjet tyre mundën të zotëronin Triesten, Fiumen, Polën mbi Adriatik, dhe Selanikun mbi detin Egje. Por oreksi i tyre, ai i Gjermanisë sidomos, kërkonte me ngulm më shumë; kur sllavët, nga ana e tyre, mund të ishin ndarë shumë më keq akoma. Sllavët kishin vetëm dete të mbyllur për të eksportuar prodhimet e tyre tepër të shumta në perëndim. Gjermania, që ankohej se i mungonin portet mbi oqeanin Atlantik, e gjente të natyrshme që kontinenti i pamatë sllav të zvogëlohej nga Balltiku ose Pacifiku…Nuk është aq diplomatike që të ankohesh për historinë dhe natyrën. Europa u zhvillua në fillim në juglindje, me Antikitetin, Greqinë dhe Romën, pastaj në perëndim. Të vendosurit e parë ndër popujt modernë, Italianët, Spanjollët, Portugezët, Francezët, Hollandezët, Anglezët, Skandinavët, përvetësuan natyrisht të gjitha territoret në brigjet e Mesdheut dhe oqeanit. Gjermanët, erdhën më vonë, nuk mbeti më, me Balltikun, vetëm shtresa e llumit të detit të Veriut. Ata s’kanë për të rreshtur së kërkuari; dhe çuditen që rusët, me popullsitë, pasuritë dhe nevojat shumë më të rëndësishme, ndodhen të mbyllur në kështjellën e tyre! Të ardhurit e fundit duan të kenë vendin e tyre në breg të detit, me dashje ose padashje, të një mendimi ose jo me pushtuesit e parë. Ka qenë dhe do të jetëgjithmonë kështu për të ardhurit e rinj, në përgjithësi më aktivë, me stomakun bosh, me uri të madhe. Nuk është aq diplomacia sa aktiviteti i popujve që vendos, më në fund, të ardhmen e vet. Është ky aktivitet që qeveritë duhet të kenë parasysh, dhe jo vetëm ambiciet e tyre rivale për të bërë vepra të dobishme e afatgjata. D. Ka seicili vendin e vet në diell. Ky ështëligji i popujve, ai i të gjitha qënieve të gjalla.  
       Sidoqoftë, ja Austria dhe Gjermania, të paisura nga traktati i Berlinit me një dalje të dyfishtë në Mesdhe, duke ushtruar këndej veprimtarinë e tyre, deri në Egjypt dhe nëMesopotami. Por çfarë do t’u duhet atyre korridori i Novi Pazarit? Ja çështja. Do t’i ndalojë sllavët? Aspak. Kësaj here milingonat nuk kalojnë anash, por përmes për të kapur Malin e Zi.
        Mali i Zi, ai, prek Adriatikun; i varfër, shumë i keq, por ai i paraprin ushtrisë së madhe. Ja përse emisarëve të tij shumë të vegjël u jepen gjithmonë pritje të mëdha në Shën-Petërsburg ku ata pranohen deri në familjen mbretërore. Mali i Zi, ishte pika e avancuar e marshimit sllav. Dhe është kjo arsyeja që traktati i Shën Stefanit i dha atij pjesën më tëmadhe; është kjo arsyeja që nuk ra shumë në sy. Ai kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tij, kishte kaluar, me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km, në dëm të Hercegovinës, e dorëzuar nga Austria për një kohë të shkurtër dhe Shqipërisë,  duke mos lënë më në korridorin e Novi Pazarit vetëm një kalim të ngushtë, sa për të thënë, sa për t’u dukur. Traktati i Berlinit e rishikoi këtë privilegj vërtet të dyshimtë dhe rivendosi hapësirën e nevojshme në korridor. Ai i lëshoi megjithatë Podgoricën malazezëve me vetëm gjysmën e liqenit dhe Shkodrën shqiptarëve. Territori malazez i reduktuar kështu me një të tretën, me sipërfaqen prej 8.665 km, qe akoma dyfishi i asaj që ishte para traktatit të Shën Stefanit. Ai shtrihej, me qytetin më verior shqiptar, Tivarin, deri në det. Ka një port! Të mjerin Tivar, të bombarduar, të zbrazur nga artileria që e nënshtroi, unë e kam njohur vetëm të shkatërruar. Spektakli, atëherë i ri për mua, sot bëhet banal! Mora një akuarel të këtyre gërmadhave të ftohta,1) me një shtëpi të vetme të rikonstruktuar në plan të parë. Princi i Malit të Zi ishte shumë krenar për këtë blerje. I lodhur nga modestia e tepërt, nga vetëquajtja “i madhi” i Cetinjës aspironte në zgjerimin ose shpërnguljen gjetkë, dhe e gjitha për t’u kompletuar të paktën me njëport! Ai i shumëfishoi zotimet, intrigat, vargjet vetëm për këtë qëllim; ai i thuri lavde me këngë e poema marshimit të tij drejt detit, marshimit me galopin e madh të kalit të tij…Shpesh më ka  ardhur  keq  që  ky  kalë i  bukur  beteje i nxitur  në  mënyrë të pamjaftueshme kishte ndaluar galopin e tij vetëm në breg të detit…
           Në fakt, kur  komisioni ynë  u  mblodh, marshimi sllav e arriti qëllimin  e  tij  drejt perëndimit, dhe princi i Malit të Zi shpresonte, me plot të drejtë, çmimin e përpjekjeve tëpara të tij. Kështu shpjegohet padurimi i delegatëve të tij fatkeqë, kur komisioni u rezistoi pretendimeve të tyre; dhe kështu shpjegohet gjithashtu izolimi i Shqipërisë.
        Fat i çuditshëm dhe tragjik; shqiptarët, viktima shekullore dhe megjithatë të pazvogëluar nga Perandoria osmane, u trajtuan si subjekte turke nga fuqitë e Mëdha. Ata që i qëndruan fort sundimit, për të ruajtur zakonet, fenë, gjuhën, racën, së fundi personalitetin e tyre, të ndryshëm nga gjithë të tjerët, Fuqitë e Mëdha e gjenin komode t’i injoronin, qoftë për t’i braktisur, qoftë për t’i rrjepur, qoftë për t’ua shitur atyre që kërkojnë më fort, ose atyre që paguajnë më shtrenjt në pazarin ndërkombëtar.       
        Askush nuk u qante hallin shqiptarëve. Ata ishin vetëm. Voe soli!  Ata nuk ekzistonin. - Më kot qëndruan me një burrëri të pamposhtur, në robërinë turke; aq sa Kostandinopoli nuk guxonte as t’u kërkonte taksa; më kot qeverisën veten, qëndruan të bashkuar, pa dallime fetare, katolikë, ortodoksë, muslimanë dhe formuan një bllok kombëtar kundër turkut. Nuk duhej t’u mbeteshin as turqve, për të mund t’u ndarë më vonë, me pjesën tjetër të perandorisë. Kjo është A.B.C. e diplomacisë që praktikohet dhe imponohet dhe do të imponohet akoma sot, ndofta, në qoftë se do të lejohet t’a bëjë…
         Kështu shpjegohet padurimi dhe paturpësia e malazezëve, duke pritur që t’u dorëzohet pjesa e tyre e Shqipërisë, pjesa kryesore, që nuk duhet t’u humbte nga sytë. Sepse Mali i Zi, gurishtor, fole zogjsh të egër gjahu, ishte i varfër, por ai kishte për udhëheqës një mbret që nuk pranonte t’i falte shërbimet e tij. Ai priste mjaft çmime nga të gjitha anët, dhe nga Petërsburgu e nga Roma, dhe nga Vjena e Parisi, sipas rastit. Shtinte në dorë fushat më të pasura, malet dhe liqenet, rivierën e Shqipërisë, që kanë kuptim tjetër nga dekoratat; kanëkuptim dhënie konçesionesh, konçesione pyjesh, peshkimi, minierash, shërbimesh publike…
         Traktati i Berlinit, duke rishikuar atë të Shën Stefanit, i kishte hequr pra Malit te Zi një pjesë nga përfitimet e tij të luftës. Komisioni i ngarkuar me ekzekutimin e traktatit tëBerlinit do t’a lehtësonte apo rëndonte, në fakt, këtë dëm?
         Të mjerët delegatë të Malit të Zi dridheshin. Paanësia jonë ishte për ta shëmti, konfiskim i pasurive të pakta, i lirisë, i jetës së tyre të rrezikuar…Delegatët e mjerë, kurrë nuk i kemi bërë përgjegjës, - as popullin malazez të shfrytëzuar në mënyrë të pamëshirshme, - nga lakmia e panginjur e sovranit të tyre.
         E nga ana tjetër, turqit e mirë, që dorëzonin gjithmonë (edhe vetë atë që nuk mund të dorëzohej) kishin, edhe ata, për çfarë të trëmben. Ndërsa ne diskutonim mbi hartën, nëShkodër, apo midis shkatërrimeve të Podgoricës së djegur dhe të pushtuar nga trupat e princ Nikollës, kufijtë e territoreve të dhëna Malit të Zi, ja që shqiptarët refuzonin me këmbëngulje dhe sa fuqi që kishin të na binden. Dhe ne nuk kishim asnjë mënyrë, dhe askush nuk kishte asnjë mënyrë për t’i detyruar të shkojnë në strofën e vet. Lidhja shqiptare, lidhje kombëtare ndër të tjera, ishte formuar dhe ngritur. Ajo ishte e paarritshme, e paepur dhe e paprekshme, duke përfshirë edhe Prizrenin. Njëri prej ambasadorëve otomanë nëkongresin e Berlinit, Mehmet Ali, pranoi misionin e pahijshëm për të shkuar në bisedime në krahinat e humbura të Gucisë dhe Plavës, në Ipek ose Gjakovë. E pësoi më vonë. Shtëpia e tij u rrethua, u mbyll gjatë 24 orëve, pastaj u dogj përfundimisht dhe ai me të.
        Kurrë shqiptarët nuk kanë dashur të kalojnë nën sundimin e serbëve ose malazezëve, po aq sa të turqve ose grekëve. Nuk u prishte punë ndryshimi i sundimit; ata e duruan atë tëturqve, sepse veproi me hope, - ata u masakruan dhe do të vazhdojnë të masakrohen, për aq kohë sa atyre do t’u mbetet edhe një luftëtar, burrë, plak ose fëmijë, apo grua për tërezistuar kundër serbëve dhe malazezëve në veri, kundër italianëve në perëndim, kundër grekëve në jug.
       Çështja, ka dyzet vjet, prekëse për një ndërgjegje akoma të pavarur; sot bëhet mizore kur mendon se kundër këtij populli krimi i vetëm i të cilit është se kërkon të jetë i lirë, fqinjët e tij përdorën kuadrot e çmobilizuar e të papunë, “gjysmë - ushtarët” e tyre komandantë bandash të uritura, të pajisura me një armatim modern nga lufta dhe aq më tepër: nga stoku i armëve dhe municioneve që u lanë atyre Fuqitë e Mëdha dhe që u mbetën nga Lufta Botërore. Shtypja e një populli të vetmuar më të vogël në numër dhe epërsia e armëve tësulmuesve të tij, përbënte tashmë një spektakël të trishtuar - dhe ne e dimë që ato qenë mizoritë ballkanike; - por, kur këta sulmues mundën të pajisen me mitralozë, topa me qitje tëlargët, obuzë, automobilë-topash, tanke, avionë bombardimi me drejtues e ballona vëzhgimi, kjo bëhet e papërshkrueshme dhe, me një fjalë, e turpshme, e padurueshme.
       Kur dëgjon të përkrahet për më tepër, nga njerëz “praktikë”, siç kam dëgjuar me qindra herë, se shqiptarët duhet të jetojnë në robëri, pikësëpari për të mësuar të duan të jenë tëpavarur, dhe se do të duhet që ky të qe fati i gjithë këtyre njerëzve; pastaj sepse me mënyrat e sotme të shkatërrimit, asgjë nuk është më e lehtë se t’i heqësh qafe ata, duke i zhdukur, në rast nevoje, dhe pa asnjë rrezik; së fundi, sepse asgjë nuk mund të jetë më frytdhënëse se nënshtrimi i tyre; në të gjitha pikpamjet. Pikësëpari vendi i tyre është shumë i pasur dhe me shumë të ardhme; popullsia e tyre që merret me bujqësi dhe punëtorët industrialë, të zgjuar, të matur, të ndershëm, do të dhurojnë një krah pune të shkëlqyer. Por ja argumenti mëmodern: pikërisht sepse janë të shëndetshëm dhe të fortë, popullsitë shqiptare do t’u japin rekrute të shkëlqyer ushtrive të kundërshtarëve të tyre; ata do të përforcojnë, në rast nevoje kundër Shqipërisë,  këto ushtri të dërrmuara nga lodhja për afro 10 vjet lufte… Kur dihet që ky arsyetim është ai i përdorimit të forcës, që  është zbatuar rëndom në vendet e mëdha, ushtri të  zeza apo të verdha, - dhe me çfarë përpjestimesh, me çfarë plëngprishje të tmerrshme të gjakut vendas! - kur do të thuash fort se këto vjedhje njerëzore asgjë më pak sesa hipokrizia më e madhe e vendosur, jo vetëm se i robëron, por i tregëton, dhe siç bëhet fjalë tani, për t’i pakësuar dhe rekrutuar me forcë, për luftë, gjithë popullsinë e bardhë vetë, vetëkatolikët, që ngulin këmbë duke kërkuar drejtësi dhe paqe… kupton që unë i jam mirënjohës Shqipërisë që më hapi sytë për këtë operacion, sido që t’ia zbukurosh emrin.
        Por, akoma edhe njëherë, më vonë, me kalimin e kohës, e gjithë e vërteta m’u shfaq plotësisht. Në 1879, fajtori më i madh në gadishullin e Ballkanit ishte turku, ose, e thënë mëmirë, regjimi turk, sulltani. Serbët, Bullgarët, Grekët, Shqiptarët, Boshnjakët, Malazezët llogariteshin në anën e të shtypurve - me Armenët në Azinë e Vogël. Të gjithë përfitonin nga hovi i protestave që shpërthyen në Europë dhe në botën liberale, deri në Amerikë, nga mizoritë e regjimit të sulltanit të kuq, Abdul Aziz. Dhe këto mizori, kur  kujtimi i vetëkomisionit të 1879 dhe 1880 filloi të zbehej në kujtesën time, eklipsonin gjithë pjesën tjetër. Kur lashë ambasadën e Francës në Londër, në 1894, dhe po merrja pushimet, në Havard, zoti Gladstone fjalën e fundit më tha: “Mos harro Bullgarët!” Bullgarët dhe armenët simbolizonin atëherë gjithë urrejtjen ndaj despotizmit turk viktima të të cilit ishin me gjithë të tjerët. Për ta unë kryesova mitingun e famshëm të Chateau D’Eau, ku oratorë nga të gjitha anët: Jaures dhe Pressense, Denys Coshin, Victor Berard,
Lerolle dhe unë bëmë apel, për pasojat e çështjes Dreyfus, për drejtësinë e indinjuar nga
opinioni dhe ato mund të publikohen. 
        Problemi bëhet vërtet turbullues për ndërgjegjen time vetëm pas dy luftrave ballkanike, kur Bullgarët, Serbët dhe Grekët qenë fitues, Bullgarët do të vërsulen mbi të dy aleatët e tyre dhe do të vihen, në kështjellën e tyre, akuza që deri atëherë rëndonin vetëm mbi Turqit. Me këto akuza, Bullgarët do të padisnin të tjerët, në mënyrë të tillë që të hapet, jo proçesi i njërit apo tjetrit prej këtyre tre popujve, por ai i të gjithë ndërlufuesve ose, i thënë më mirë, ai i luftës vetë. Kjo është arsyeja që miqtë e mi të Dotation Carnegie në Nju Jork do të vendosin të sigurohen mirë, dhe, të dërgojnë një mision të paanshëm në Ballkan. Mua më ngarkuan me organizimin, duke zgjedhur njerëzit më të kualifikuar që më duheshin për ta kryer deri në fund atë, veçanërisht një njeri të mirë që qe Dutton, për Sh.B.A. dhe Justin Godart për Francën.
        Ky komision do të hartojë raportin e madh që njihet, paanësia e të cilit bëri bujë. Ai nxirrte në pah që, pa dyshim, Bullgarët kishin kryer, si Turqit, krime të urryera, por që, nga ana e tyre, Grekët dhe Serbët kishin lejuar të njëjtat lëvizje të neveritshme, të njëjtat zakone. E atëherë këto krime, u cilësuan ballkanike; padrejtësisht, sepse dy vjet më vonë ushtria gjermane i tejkaloi ato, dhe në Belgjikën e pushtuar me turp, dhe në Francë, dhe kudo ku shkelën. Qenë thjesht, - me rafinimet e dhunës barbare dhe urdhrat pabesueshëm
për torturat e bëra nga vetë komanda gjermane, qenë krimet e luftës. Gjithashtu, kur burri i shquar i shtetit siç qe zoti Venizelos më kërkoi, në fund ose menjëherë pas Luftës Botërore, të ndryshojnë vlerësimet e raportit tonë, unë refuzova. Bashkëpunëtorët tanë qenë në vend, në kërkim vetëm të së vërtetës; kurrën e kurrës nuk mund të më detyrojnë t’i flak ata, siç kërkojnë aleatët tanë, grekët dhe serbët.        
        Do të më duket sidoqoftë, Lufta Botërore e mbaruar, se vendosi të plotësonte raportin tonë të 1913; ai nuk e kishte çështjen e Shqipërisë, për arsyen e fortë se, gjatë dy luftrave ballkanike, ajo ishte lënë mënjanë nga kujdesi për të mos forcuar armikun turk. Rezervimi im ishte i dukshëm. Por kur Lufta Botërore, në 1914, do të shpërthejë, kur Turqia u bëarmikja e shpallur e Francës, Italisë e Anglisë a do të qëndronte ajo indiferente? Jo; sjellja e saj qe e bukur dhe e mirë në përshtatje me të
...