Home »
» Shkolla që ka vetëm një … nxënës (FOTO)
Shkolla që ka vetëm një … nxënës (FOTO)
Ky djalosh i zakonshëm tetëvjeçar është në një pozicion unik. Ai është i vetmi nxënës në shkollën e tij në provincën Fuijan në Kinë.
Godina me tre kate është ndërtuar në vitin 2005 dhe ka 24 klasa, të cilat janë bosh përveç klasës ku Hu Yang merr mësimet.
Ai ka dy mësues që i plotësojnë çdo nevojë për edukim.
Dy vite më parë shkolla kishte 80 nxënës. Vjet kishte 17 nxënës dhe tani ka vetëm një.
Mësuesi Zheng Zhixiong thotë se edhe pse kanë një fëmijë, e mësojnë në mënyrë strikte sipas planit mësimor. Ai shton se ai është një nxënës i mirë.
Zheng shpjegon se nxënësit ose e kanë lënë shkollën, ose kanë ikur në qytet për të kërkuar për punë.
E fundit nxënëse që u largua ishte motra 13 vjeçare e Yang.










