Sherimi i plageve



Ne Sahih eshte shenuar se dikush e kishte pyetur Sehl bin Sa'din per menyren si eshte sheruar plaga e te Derguarit te All-llahut , salaAllahualejhi we selem, kur ishte plagosur ne Luften e Uhudit.

Ai ishte pergjigjur: "Ne diten kur u zhvilluar lufta, i Derguari i All-llahut , salaAllahu alejhi we selem, ishte plagosur ne fytyre, dhembin e syrit e kishte te thyer dhe i ishte thyer perkrenarja.

E kam pare Fatimen, vajzen e tij ( All-llahu qofte i kenaqur me te!) duke ia pastruar plagen dhe duke ia fshire me kujdes gjakun qe i rridhte neper fytyre. E kam pare Aliun, gjithashtu, (All-llahu e bekofte qendrimin e tij!), si qendronte prane saj dhe e perdorte parzmoren prej celiku si ene per t'ia pastruar plagen me uje.

Kur e kuptoi se nuk po mund ta ndalte gjakderdhjen, preu nje cope te vogel te hasres (shtroje e vrazhde qe sherben per t'u ulur), e dogji derisa e beri hi, dhe ate hi ia vuri siper plages.

Ashtu e mbajti derisa u ngjiz (koagulua) gjaku".27
 
Ne te vertete hiri i prodhuar prej kashtes se hasres ka efekte te fuqishme, aglutinike per t'u grumbulluar se bashku me qelizat e gjakut dhe ne ndaljen e gjakderdhjes. 
 
Keto pluhura pranohen shume mire, sepse jane shume perthithese, dhe shume pak e ngacmojne plagen. Ne anen tjeter, venia e absorbuesve te forte dhe absorbuesve te paqendrueshem ne plage mund te trazoje gjakun dhe te rrite sasine e rrjedhjes se tij. 
 
Perdorimi i pluhurit te thate te papirusit si puder, ose perzierja e tij me uthull, mund te ndale gjakun ne hunde (epistaksis) ose gjakderdhjen nga hunda (arab. ru'af). 
 
Ne librin e tij te njohur Kanun fi tibbi (Ligji i mjekesise), Ibn Sina ka permendur gjithashtu perdorimin e tij si antiseptik (agens antiseptik) per sterilizimin e plageve te fresketa dhe per ngjizjen (koagulimin) e gjakut.
 
Bima prej se ciles perfitohet papirusi rritet shume ne viset perreth Nilit ne Egjipt dhe ka qene perdorur ne Egjiptin e Vjeter si material per te shkruar. 
 
Bima e papirusit eshte e ftohte dhe e thate dhe eshte e dobishme per sherimin e plageve ne rastet e gangrenes (plage gangrenoze) ne goje si agens per mpiksjen e gjakut (si koagulans) dhe per parapengimin e perhapjes se te thateve (ulcerave) malinj.

Related Posts: