Nga David Ignatius (Uashington Post)
Në një takim të fundit të biznesit gjerman dhe liderëve të politikës së jashtme, një pjesëmarrës foli për një shqetësim të dukshëm këtu: "Evropianët po ndjenjë se po lihen vetëm. Ju amerikanët nuk e kuptoni se sa shumë ne kemi nevojë për ju".
Evropianët duken të çliruar nga rizgjedhja e Barak Obamës. (Një zyrtar gjerman shkroi në një letër jozyrtare se fitorja e tij ishte "gjëja më e mirë që mund të ketë ndodhur në SHBA") Por evropianët mbeten të shqetësuar se vëmendja e administratës së Obamës drejt Azisë do t’i largojë nga ata duke i braktisur në një kohë me probleme të brendshëm ekonomike dhe politike të rënda.
Por ndërkohë po merr formë një ide e madhe e cila mund të rigjallërojë partneritetin amerikano-evropiane për shekullin e 21-të. Ishte një mbledhje në Berlin dhe Hamburg, kur unë isha një javë më parë, dhe një tjetër të ngjashme në Uashington. Ideja është tregtia e lirë - veçanërisht, një marrëveshje e tregtisë së lirë trans-atlantike që unë me optimizëm do ta quaj "TAFTA".
Sekretarja e Shtetit Hilari Klinton foli për qëndrimin e SHBA-ve më 29 nëntor, kur ajo tha në Institutin Brookings: "Ne jemi duke diskutuar mbi negociatat e mundshme me Bashkimin Evropian për një marrëveshje të plotë që do të rrisë tregtinë dhe të nxisë rritjen ekonomike në të dy anët e Atlantikut". Ajo vuri në dukje " barrierat që kanë ekzistuar për një kohë të gjatë mes dy tregjeve", që do të duhet të hiqen për të bërë të mundur një marrëveshje të tillë, ashtu si edhe rregullat proteksioniste të Bashkimit Evropian ndaj produkteve bujqësore.
Thuhet se Klinton po parashikon një "NATO ekonomike" - një marrëveshje gjithëpërfshirëse që mbulon tregtinë e mallrave, shërbimeve, investimeve dhe bujqësore. Në të vërtetë, një grup pune i përbashkët përbërë nga zyrtarë nga SHBA dhe BE është gati të nxjerrë një raport përfundimtar ku jepen arsyet për një marrëveshje të tillë të plotë.
Kureshtar nëse fjalimi i Klintonit ishte vetëm një fasadë e zbukuruar nga sekretarja në ikje, pyeta Shtëpinë e Bardhë këtë javë nëse bisedimet për TAFTA janë të vërteta. Përgjigja ishte po: Obama po shqyrton kthimin e nismës mbi tregtinë trans-atlantike në një pjesë të rëndësishme të axhendës së tij afat gjatë. Kombinuar me Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Amerikës së Veriut me Amerikën Latine dhe me Partneritetin Trans-Paqësor në Azi, kjo mund të krijojë një sistem global tregtar që mund të jetë një pjesë e qëndrueshme e trashëgimisë së Obamës.
Çfarë është tërheqëse në veçanti në lidhje me iniciativën trans-atlantike është se ajo mund të hapë një numër të madh vende pune për ekonomitë në të dy kontinentet që ende janë duke marrë veten nga efektet e recesionit. Kjo do të rriste fluksin e tregtisë dhe investimeve të cilat po rikuperojnë fuqishëm. Investimet ndërmjet Evropës dhe Amerikë vlerësohet të jenë $ 2,7 dhe tregtia trans-atlantike vetëm e mallrave arriti në rreth $ 674 bilion në vitin 2010.
Më pëlqen ideja e një "NATO ekonomike", sepse ajo trajton problemet fiskale përmes rritjes dhe zgjerimit. Alternativa e "pilulës masë-shtrënguese" mbështetur nga gjermanët konservatorë (dhe disa amerikane-shkurtues buxheti) është e dënuar të dështojë. Nismat që çojnë në shpenzime të reja të mëdha nuk përbëjnë një strategji realiste për rritje ekonomike gjithashtu, duke pasur parasysh shqetësimet e borxhit në të dy kontinentet. Për shumë ekonomistë, kjo është fare e thjeshtë: zgjerimi i tregtisë ofron rrugën më të mirë për vende të reja pune, për tregjet dhe mundësitë e investimeve.
"Nuk ka mbyllje vendesh pune me tregtinë trans-atlantike ", thotë Jennifer Hillman, një ekspert i tregtisë me Fondin Gjerman Marshall (GMF), duke iu referuar parashikimeve të famshme (dhe jo korrekte) të Ross Perot në lidhje me humbjet e mëdha të vendeve të punës që do të rezultojnë nga TAFTA. Dhe duke qenë se amerikanët kanë frikë se konkurrenca aziatike do t’u kushtojë atyre shumë vende punë, ata mbështesin më shumë tregtinë me Evropën. Në një studim të Pew në 2010 cituar nga GMF, amerikanët mbështesin më shumë tregtinë trans-atlantike, me 58 për qind përkundrejt 28 për qind. Edhe në AFL-CIO thuhet se mbështet idenë e një marrëveshjeje TAFTA.
Përfitimet që mund të rrjedhin nga një marrëveshje trans-atlantike janë evidentuar në muajin shkurt nga një raport i GMF. Ky raport vë në dukje se një ulje 50 për qind e barrierave jo-tarifore (të tilla si standardet e dyfishta të panevojshme) mund të rrisë GDP me rreth $ 160 bilion në Evropë dhe 53 bilion $ në Shtetet e Bashkuara. Heqja e tarifave mund të rrisë fitimet deri në $ 86bilion për Evropën dhe 82bilion $ për Shtetet e Bashkuara. Fermerët evropianë dhe amerikanë do t’i rezistojnë standardeve të përbashkëta bujqësore, dhe një studim i GMF në tetor vë në dukje se mund të ketë përfitime për të dyja palët.
Shtetet e Bashkuara mund të forcojnë fuqishëm lidershipin e tyre ekonomik duke zgjeruar tregtinë me ekonomitë e Evropës - duke i ofruar jo marifete financiare për shpëtim, por një iniciativë që hap tregje dhe krijon vende pune në të dy kontinentet.
Idetë e gabuara rreth kursimit që shkatërruan ekonominë globale në vitin 1930, sigurisht Amerika dhe Europa nuk kanë nevojë t’i përsërisin.