Home »
» NASA nxiton: Ja pse bota nuk u shkatërrua dje (VIDEO)
NASA nxiton: Ja pse bota nuk u shkatërrua dje (VIDEO)
Ankthi që ka kapluar shumë njerëz në mbarë botën se 21 dhjetori do sjellë shkatërrimin e planetit, ka bërë që agjencia hapësinore amerikane, NASA, të publikojë një video me titull “Pse bota nuk u shemb ditën e djeshme”.
Kaq të bindur janë shkencëtarët e NASA-s se bota nuk do shkatërrohet, sa e kanë publikuar videon dhjetë ditë më herët, pasi video ishte planifikuar që të publikohej më 22 dhjetor, një ditë pas ‘fundit të botës’.
Në videon e tyre ekspertë të astronomisë shpjegojnë mitet që rrethojnë fundin e kalendarit Maja.
Sipas tyre nuk ekziston asnjë mundësi që një planet të përplaset me Tokën, apo që dielli të shpërthejë në stuhi diellore.
Sipas atyre që besojnë tek apokalipsi, një planet i quajtur Nibiru do përplaset me Tokën.
Por shkencëtarët thonë se nuk ekziston një planet i tillë.
Në video thuhet se të gjitha teoritë për apokalipsin janë ndërtuar mbi keqkuptime.
Dr. John Carlson, drejtor i qendrës për arkeo- astronominë, thotë se kalendari Maja nuk mbaron më 21 dhjetor 2012.
Ai shton se për më tepër, nuk krahasohet një kalendar i tillë me astronominë moderne.
Ai thotë se nuk ka asnjë teori në kalendarin Maja për fundin e botës.





