
Sa herë që Jose Mourinho ta hapë gojën, fjalët e tij zënë tituj kryesor të gazetave. Kështu ishte edhe me komentet e tij gjatë ceremonisë së Globe Soccer Awards për vitin 2012, kur ai tha për Casillasin se ai nuk është monument.
”Nuk e shoh Casillasin si monument. Për mua monumenti është Real Madridi dhe trajneri i këtij klubi duhet gjithmonë të bëj atë që është më së miri për ekipin”.
”Kjo është shumë e thjeshtë, unë nuk e shoh nevojën të bëhet kaq e madhe apo të flitet për monumente e gjëra të tjera”, ka thënë Mourinho.





