Messi refuzon ofertën 250 milionëshe të rusëve


Futbollisti më i mirë në botë, sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, ka refuzuar ofertën e një klubi të panjohur rus prej 250 milionë eurosh të klauzolës dhe pagë vjetore prej 30 milionë eurosh, raportojnë mediat spanjolle.
Messi, javën e kaluar zgjati kontratën me Barcelonën deri në vitin 2018.

Edhe nuk përmendet emri i klubit rus, e përditshmja sportive spanjolle, El Mundo Deportivo supozon se është fjala për Anzhin nga Mahaçkala, pronar i të cilit është Sulejman Karimov. (ORAinfo)