Gjejeni se nga vjen kafeja më e shtrenjtë në botë (FOTO)


Kafeja më e shtrenjtë në botë në fakt del nga sistemi tretës i një elefanti.
E dimë që shumëkush do të habitet e ndoshta do ndjejë pak pështjellim në stomak, por mendohet se kokrrat e kafesë, që kalojnë përmes organeve të brendshme të elefantit, krijojnë një kafe të mrekullueshme.
Kjo kafe unike vjen nga veriu i Tajlandës.
Kafeja krijohet kur elefanti ha dhe më pas tret kokrrat e kafesë dhe shitet për plot 1.100 dollarë një kilogram.
Kafeja ka nisur të shitet në disa hotele luksoze në Tajlandë, Maldive e Abu Dabi dhe kushton 50 dollarë një filxhan.
Krijuesi i kafesë, Blake Dinkin, thotë se kur një elefant ha kafe, stomaku me acidet e tij i zhdukin atë proteinën që i jep shijen e hidhur.
Elefantëve në fakt u duhet deri në 30 orë për të tretur kafenë, që bashkohet edhe me përbërës të tjerë në stomak.
Për 33 kilogram kafe të gëlltitur nga elefantët, prodhohet një kilogram kafe, e pagëzuar me emrin Fildishi i Zi.