Gëzimi i pamasë i spikeres për hedhjen e raketës (VIDEO)


Vendimi i Koresë së Veriut për të hedhur një raketë në hapësirë ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Sot kanë vërshuar lajmet se sateliti i hedhur në orbitë nga kjo raketë mund të ketë dalë jashtë kontrollit.
Disa media në Korenë e Jugut thonë megjithatë se ai është në rregull.
Por ndërkohë në internet është kthyer në hit mënyra se si e jep lajmin spikerja e televizionit shtetëror në Korenë e Veriut.
Ajo me tone të forta dhe e emocionuar tregon se sateliti i motit është lëshuar me sukses në hapësirë.