Egjipti është zhytur sërish në kaos. Tanimë flitet për beteja guerile mes përkrahësve dhe kundërshtarëve të presidentit Mohammed Mursi.
Grupet rivale kanë luftuar përgjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit.
E gjithë skena zhvillohet përpara pallatit presidencial, ku Mursi ka vendosur tre tanke dhe tre makina ushtarake. Ato i përkasin Gardës Republikane, që ka për detyrë të ruajë kreun e shtetit. Nuk bëhet fjalë për ushtarë të ushtrisë.
Për shkak të përplasjeve të dhunshme gjatë natës kanë humbur jetën së paku pesë persona dhe janë plagosur mbi treqind të tjerë.
Betejat nisën mes palëve dhe secila merrte pengje dhe i keqtrajtonte ato. Disa makinave iu vu flaka. Shpresat për zgjidhjen e krizës duket se po zhduken.
Opozita demonstron prej ditësh kundër Mursit. Ai kërkon t’i japë vetes fuqi mbi gjyqësorin si dhe të miratojë një Kushtetutë sipas dëshirave të partisë së tij.
Egjipti është zhytur kështu në kaos, urrejtje e dhunë.
Gjithçka të kujton vitin 2011, kur luftohej kundër despotit Mubarak.





