
Menaxheri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka thënë se titulli i Bundesligas është prioriteti i tyre për këtë vit.
“Bundesliga është prioritet për ne. Kjo është gara më e sinqertë. Është qëllimi ynë kryesor, të cilit i jemi vënë pas me gjithçka që kemi”.
“Jemi në rrugën e duhur, por duhet të mos dekoncentrohemi. Sa për Ligën e Kampionëve dhe për Kupën DFB, do të luajmë ashtu si kemi mundësi”.
“I gjithë ekipi ka bërë paraqitje shembullore duke i përfshirë edhe ata që nuk kanë luajtur aq shpesh. Ishin paraqitje të klasit të parë”, ka thënë Heynckes. /