Ayn Rand- “Revolta e Atlasit I”

Ayn Rand

“Revolta e Atlasit I”

Përktheu: Amik Kasoruho

Botoi: “Pegi”

Çmimi: 1000 lekë

Në një sondazh për “Library of Congress” të vitit 1991, “Revolta e Atlasit” rezultoi si libri i dytë më ndikues pas Biblës. Sipas lexuesve të “Modern Library”, ky libër zë vendin e parë në listën e 100 romaneve më të mira në botë. Ayn Rand (1905-1982) ishte një shkrimtare e filozofe amerikane. Ajo është shkrimtarja e parë që ka mbrojtur në mënyrë të flaktë një ideologji të bazuar në lirinë individuale, egoizmin racional, etik dhe kapitalizmin ekstrem “laissez-faire”. Librat dhe mendimi i saj kanë qenë shumë influencues në kulturën dhe shoqërinë e SHBA-së. “Revolta e Atlasit” është romani i katërt dhe i fundit i Ayn Rand-it. Tema e romanit “Revolta e Atlasit”, siç e ka përshkruar vetë autorja, është “roli i mendjes së njeriut të lirë”. Libri eksploron disa tema si mbrojtja e arsyes, individualizmit, kapitalizmit dhe falimentimet e veprimeve shtetërore. Libri ka 1160 faqe dhe për këtë arsye, në shqip, do të botohet me tri vëllime që do të ndjekin ndarjen origjinale në tri pjesë.

Related Posts: