Avioni rus përplaset në një rrugë në Moskë (VIDEO)


Një avion rus pasagjerësh është përplasur në një rrugë kryesore pasi tejkaloi pistën e aeroportit të Moskës, duke vrarë së paku katër persona.
Avioni u nda në tre copa dhe më pas mori flakë.
Mediat raportojnë se në bord ishin mes tetë dhe 12 persona. Avioni Tupolev-204 ishte duke u ulur në aeroportin Vnukovo.
Zyrtarët e qeverisë thanë se avioni kishte mbërritur në Moskë nga Republika Çeke.
Kryeministri Dimitri Medvedev ka urdhëruar nisjen e një hetimi për shkaqet e këtij aksidenti.
Në zonë ka pasur një dëborë të lehtë, megjithatë nuk dihet nëse ishte ky shkaku i përplasjes.
Linja ajrore Red Wings, të cilës i përkiste avioni, është pronë e miliarderit Aleksandër Lebedev.