Zbulohet protagonisti i vërtetë i “Mërgata e Qyqeve”

Cdo ngjashmëri me persona dhe ngjarje nuk është e rastit! Kështu do te shkruante ne krye te këtij libri shkrimtari Nasho Jorgaqi ne vitin 1978.
I njohur si “Mërgata e Qyqeve” romani me dy vëllime, ka për personazh kryesor pikërisht një njeri real.
Isuf Mullai, ai qe ne libër vesh petkun e Manush Kelmendit dhe qe ditën e marte është ndare nga jeta ne qytetin ku jetonte, Durrës. Ne moshën 87-vjeçare, njeriu qe njihej ndryshe si Cufe Mullai, rrëfeu pas viteve ’90 ne intervista te ndryshme, eksperiencën e tij si ish oficer i shërbimeve te zbulimit politik, veprime te cilat kane qene edhe thelbi i romanit te Nasho Jorgaqit “Mërgata e Qyqeve”, citon vizionplus.


Isuf Mullai, shërbeu si agjent i sigurimit te shtetit i infiltruar ne oborrin mbretëror ne mërgim te Ahmet Zogut. Ish oficeri, i lindur ne vitin 1924, arriti te behej shef i oborrit te mbretit Zog deri ne përfundim te misionit te tij, kur edhe u kthye ne Durrës për te punuar si drejtues i zbulimit ndaj turisteve qe vinin ne qytetin bregdetar.