Xavi, gati vazhdimi pesëvjeçar i kontratës

Barcelona shpreson të sigurojë Xavin me një kontratë të re pesëvjeçare gjatë ditëve në vijim.

Mediat spanjolle shkruajnë se dy palët janë në fazat e fundit të arritjes së marrëveshjes për vazhdimin e kontratës.
Mesfushori i kombëtares spanjolle shumë shpejtë do të nënshkruajë vazhdimin katërvjeçar të kontratës, me opsion për edhe 12 muaj të tjera. Kjo do ta mbajë Xavin në Barca derisa ai të mbushë 37 vjet.