Është shfaqje organike, shfaqje e gjallë, që mban në ankth tërë kohën publikun në sallë. Kështu ndodhi edhe në Tiranë, në Teatrin Kombëtar, ku u shfaq kjo pjesë e Ismail Kadaresë, në regji të Dino Mustafiqit. Shfaqja “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, e vënë në skenë nga Teatri Shqiptar i Shkupit, e shfaqur në kuadër të Festivalit mbarëkombëtar të dramës, është vlerësuar si realizim që tejkalon kornizat dhe përmasat kombëtare.

Pas kësaj shfaqje në Tiranë, ku është pritur plot tre vjet, spektatori e nderoi me duartrokitje të gjata, si dhe debatit mbi të, që u zhvillua në tryezën e rrumbullakët, të drejtuar nga kritiku Josif Papagjoni, ndër të tjera u tha se dashamirët e artit skenik patën mundësi të ndjekin një shfaqje organike, të kompletuar në të gjitha aspektet, duke filluar nga skenografia tepër funksionale dhe në shërbim të konceptit, trupës së aktorëve, e sidomos të dy gjeneralëve, Adem Karagës dhe Bajrush Mjakut, Mysherefe Llozanës, Adrian Aziri, Xhevdet Jashari, gjuha shqipe që tingëllonte pastër në skenë etj.”Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë, dramatizuar nga Jeton Neziraj.
Home »
» Vlerësohet shfaqja "Gjenerali i ushtrisë së vdekur"





