Aleanca Kuq e Zi ka prezantuar videoklipin ku i bën thirrje çdo shqiptari për t’u bërë pjesë e kauzës për bashkim.
“Të bashkohemi për një Shqipëri kuqezi, e cila nënkupton hedhjen e hapit të parë të heqjes së kufijve mes dy shteteve shqiptare përfshirë këtu dhe unifikimin e sistemit doganor.
Aleanca Kuq e Zi apelon për thyerjen e “murit” që ndan dy shtetet shqiptare.
Aleanca Kuq e Zi do mbledhë shqiptarët nga të gjitha trevat etnike në Morinë për kremtimin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Aleanca Kuq e Zi i ka bërë thirrje shtetasit Sali Berisha dhe kryeministrit Hashim Thaçi që të heqin pikat kufitare dhe doganore deri më 28 Nëntor 2012.
Aleanca Kuq e Zi ka në platformën e saj realizimin e aspiratës shekullore të shqiptarëve për bashkim kombëtar dhe i premton mbarë kombit shqiptar që do të përmbushë ëndrrën e Ismail Qemalit për një Shqipëri natyrale,” thuhet në mesazhin e AK.





