Mbrojtësi francez ka shkëlqyer në ndeshjet e fundit për Real Madridin duke treguar stabilitet të jashtëzakonshëm, gjë që detyroi Mourinhon të lë në pankinë edhe njerëz si Sergio Ramos.
“Mourinho më jep shumë. Ai më beson dhe ai më lë të shprehem. Tregon atë që kërkon nga unë dhe unë e bëj atë në fushë. Kam mësuar shumë nga ai”, është shprehur Varane.