Vajzë apo djalë? Varet nga dieta ushqimore e nënës para shtatzënisë


Më thuaj çfarë ha të të tregoj gjininë e fëmijës

Djalë apo vajzë? Përgjigjja mund të varet nga dieta e nënës. Sa më tepër të hajë nëna gjatë periudhës së ngjizjes së fëmijës mund të ndikojë në gjininë e fëmijës, kjo sipas raporteve më të reja të shfaqura. Raporti i publikuar pas kërkimeve të realizuara nga shkencëtarë të Oxford dhe Universiteti Exeter në Angli, duket të jetë evidenca e parë që tregon se gjinia e fëmijës është e ndikuar nga dieta e nënës. Padyshim që gjinia e fëmijës është e lidhur me spermën e babait, pra kromozomet X dhe Y, pas kërkimeve më të fundit është vënë re se trupi i nënës mund të favorizojë me sukses zhvillimin e një embrioni mashkull apo femër në varësi të përbërësve ushqimorë që gjenden në organizmin e saj.

Studimet

Studimi u publikua nga revista Proceedings e Royal Society B: Shkencat Biologjike, ku tregohej lidhja mes energjisë së lartë trupore të përfshirë gjatë kohës së ngjizjes së embrionit dhe gjinisë së fëmijës. Diferenca nuk është e madhe, por është e mjaftueshme për të shpjeguar lindjen e fëmijëve të seksit mashkull më shumë se femrat në vendet e industrializuara, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë. Marrje e përbërësve bazë ushqimorë mund të ndikojë në zhvillimin e një seksi në raport me seksin tjetër, edhe pse kjo nuk është plotësisht e qartë. Por edhe nga studimi i fekondimit in vitro rezultoi se niveli i lartë i glukozës në gjak te nëna favorizon zhvillimin e një embrioni mashkull, duke ndaluar zhvillimin e embrioneve femër.

Dieta dhe gjinia e fëmijës

Kjo mund të jetë arsyeja pse embrionet mashkull janë më pak të realizueshëm te gratë të cilat caktojnë një kufi në marrjen e përbërësve ushqimorë, apo ndjekin një dietë të caktuar. Kjo ndodh edhe me ato femra të cilat shmangim të ushqyerit në mëngjes gjë që dihet se ndikon në uljen e nivelit të glukozës në gjak. Niveli i ulët i glukozës në gjak mund të interpretohet nga organizmi si një tregues i kushteve të varfra që rrethojnë fetusin dhe nivel i ulët i përbërësve ushqimorë për embrionin. Zbulimet janë bazuar në një studim të 740 grave shtatzëna në Britani të cilat nuk e dinin gjininë e fëmijës së tyre. Ato treguan për zakonet e tyre të të ngrënit dhe preferencat ushqimore para dhe gjatë stadeve të para të shtatzënisë, dhe studiuesit analizuan të dhënat duke u bazuar në kaloritë e marra prej tyre në kohën e ngjizjes së embrionit. Midis grave ato që ushqeheshin më tepër, 56 për qind lindën fëmijë mashkull, krahasuar me 45 për qind të grave të cilat ushqeheshin më pak. Gratë të cilat konsumonin më shumë kalori ishin ato që lindën fëmijë meshkuj, pasi kishin marrë nëpërmjet ushqimit sasi të larta përbërësish ushqimorë dhe një gamë të gjerë lëndësh ushqyese, përfshirë potasiumin, kalciumin dhe vitaminat C, E dhe B12. Kështu u zbulua se ekziston një lidhje e ngushtë midis ngrënies së mëngjesit, cerealeve nga femrat dhe lindjes së fëmijëve të seksit mashkull.

Niveli i glukozës gjatë shtatzënisë

Studimet janë të kufizuara nga fakti se ato kanë të bëjnë me organizmin e nënës i cili është i ndryshëm nga një individ te tjetri dhe dietës ushqimore, çka nuk mund të jetë e plotë dhe e sigurt. Por kohët e fundit shtimi i rasteve të lindjes së fëmijëve të seksit mashkull në vendet e industrializuara këto 40 vjetët e fundit, sepse femrat në përgjithësi konsumojnë më tepër dhe me cilësi, dhe preferencat ushqimore paraqiten nga më të ndryshmet. Në Shtetet e Bashkuara, për shembull, raporti i të rriturve që hanë mëngjes ka rënë nga 86 për qind në 75 për qind nga viti 1965 deri në vitin 1991. Kështu gratë të cilat hanë më pak dhe ndjekin dieta jo të shëndetshme dhe të varfra në përbërës ushqimorë dhe vitamina mund të jenë më pak të favorshme për të zhvilluar një embrion mashkull. Niveli i glukozës luhatet tek femrat të cilat mbajnë dietë apo kërkojnë të humbin peshë para shtatzënisë.
Ushqimi nordik, shembulli për shëndet të mirë

Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndetshëm se sa specialiteti i vendeve mediterane si (Italia, Spanja, Greqia). E pasur me proteina, acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidues, dieta skandinave është e bazuar në mishin e peshkut, mishin e kuq pa yndyrë, perime me rrënjë, pemët me kokrra dhe bukës së thekur. Ngjashmëria e këtyre dy dietave është në atë se që të dyja përfshijnë konsumim të shtuar të peshkut, me atë në vendet nordike, përdoret më shumë mishi i troftës, salmonit, harengës dhe merlucit. Por, për dallim nga banorët e mediteranit, ku klima me diell mundëson kultivimin e ullinjve dhe prodhimin e vajit të ullirit, skandinavët ushqimet e tyre i përgatisin me vaj rrepe. Ky vaj është treguar si burim i shkëlqyeshëm i vitaminës E dhe përmban përqindje më të lartë të thartirës omega-3, se sa vaji i ullirit. Dy këto forma udhëheqëse të ushqyerit, prapë më së shumti varen nga lloji i mishit që përdorin. Derisa dieta mediterane kryesisht përfshin mishin e bardhë, si ai i pulës dhe i bibës, në dietën skandinave dominon mishi i kuq, pa yndyrë, i kafshëve të egra, siç është kaprolli. Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lope, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme, shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut.

Ushqimi i yndyrshëm dhe kanceri i prostatës

Ushqimi i pasur me yndyra mund ta ndihmojë progredimin e karcinomës së prostatës, pohojnë hulumtuesit nga Universiteti i Teksasit. Një studim, i cili i ka përcjellë disa meshkuj pas operacionit të prostatës në të cilën ka qenë e zhvilluar karcinoma, ka zbuluar se meshkujt të cilët konsumojnë sasi të madhe të yndyrave me anë të ushqimit, janë dy herë më shumë të rrezikuar për progredimin e sëmundjes pas ndërhyrjes kirurgjike. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë që të mos konsumohen ushqimet të cilat përmbajnë sasi të mëdha të yndyrave.

Shëndeti nga perimet

Lakra, lakra jeshile dhe perimet e tjera, të cilat kultivohen në kushte klimatike të ftohta, përmbajnë antioksidues që janë të favorshëm për shëndetin.

Patatet dhe boronicat e kuqe

Në vendet skandinave mishi dhe peshku më së shpeshti shërbehen me patate të ziera me marmelatë nga boronicat e kuqe të prodhimit shtëpiak.

Ushqime që gjenden lehtë

Ushqimi nordik është i bazuar në përbërësit natyrorë që kultivohen lehtë, edhe në kushte të klimës së ftohtë. Ushqimet nordike të ngopin për shkak të pranisë së drithërave. Në të ushqyer ju ngopeni më shpejt, çka ul rrezikun nga shtimi në peshë, thonë ekspertët e ushqimit.

Ushqimet tradicionale shpesh përgatiten me mish qengji, viçi, lopë, por edhe me shpezë. Edhe pemët autoktone skandinave, si boronica, manaferra dhe boronica e kuqe, janë të pasura me antioksidues, që mbrojnë qelizat trupore nga radikalët e lira të dëmshme-shkaktarit të llojeve të ndryshme të kancerit, sulmit në tru, sëmundjeve të zemrës dhe enët e gjakut.