Ndërkohë që i janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri, amerikanët kanë votuar edhe për një seri referendumesh.
Kështu, në Kaliforni qytetarët kanë votuar në lidhje me pyetjen nëse aktorët e industrisë filmike porno duhet të mbajnë prezervativë apo jo.
Qytetarët me 55.9 përqind i kanë thënë po përdorimit të prezervativëve në filmat porno.
Por kjo do jetë një goditje e rëndë për industrinë e filmave porno në Kaliforni, që është një qendër e madhe e filmave për të rritur.
Producentët e këtyre filmave thotë se tani ata do të jenë të detyruar që të zhvendosen nga Los Angeles, pasi filmat porno nuk pëlqehen nëse aktorët mbajnë prezervativë.
Një masë e tillë ishte kërkuar nga autoritetet shëndetësore, të cilët thonë se përdorimi i prezervativëve mbron jo vetëm aktorët, por edukon edhe shikuesit që të përdorin këtë masë mbrojtëse.
Po ashtu në Kaliforni u votua për të mbajtur në fuqi dënimin me vdekje.






