Nga Christopher Hill
Në mesin e shumë argumenteve që ish-presidenti serb, Slobodan Milosheviq, kishte përdorur për të arritur te bashkëbiseduesit e tij ishte se kurrë nuk ka nxitur nacionalizëm te njerëzit e tij. Në të vërtetë, deklaratat dhe fjalimet e tij publike të bëra gjatë atyre kohërave të turbullta ishin kalibruar me kujdes për të shmangur çdo lloj nxitjeje të drejtpërdrejtë të nacionalizmit. Por nuk ishin aq shumë fjalët që i përdori sa ishte muzika. Me përdorimin dinak të fjalëve të koduara dhe gjuhës trupore për të inkurajuar një ndjenjë të viktimizimit në mesin e serbëve, Milosheviq ishte njëri për nacionalistët më demagogë të Evropës për gjenerata me radhë.
Sot, Azia Lindore – veçanërisht Kina – po laget nga deti i nacionalizmit. Modelet e këtij fshikullimi të kamotshëm janë të njohura, meqë përmbajnë tregues nacionalizmi të bazuar mbi një të dhënë të supozuar të viktimizimit. Në rastin e Kinës, treguesi reflekton “shekullin e turpit”, kur Kina ishte tepër e dobët për ta mbrojtur veten karshi shkeljeve të sovranitetit të saj dhe idesë se kurrë më nuk duhet të dorëzohet.
Në radhët e grupeve nacionaliste japoneze, treguesi është ai i frustrimit me versionin e historisë të aleatëve të kohës së luftës; pothuajse 70 vjet – dhe miliarda dollarë të ndarë për shpërblim dhe asistencë të huajve – më vonë, Japonia do të dëshironte të ecte para. “Ne e kemi përfunduar me kërkimfalje”, ka thënë lideri i partisë liberale demokratike, Shinzo Abe. Nëse ky shpërthim nacionalizmi do të përfundojë së shpejti do të varet nga gatishmëria e qeverive në rajon – jo vetëm nga ajo e Kinës – për të marrë një qëndrim dhe për t’u apeluar popujve të tyre për pajtim dhe pushim. Këto qeveri duhet të angazhohen në një dialog më të sinqertë me qytetarët e tyre.
Ndërsa zemërimi historik shpeshherë i formëson treguesit që e ushqejnë nacionalizmin, qartazi ekzistojnë forca të tjera më të thella dhe më të fuqishme që ndikojnë. Një prej problemeve të moçme të Japonisë gjatë viteve të fundit ka qenë zhgënjimi gjithnjë e më i madh me klasën politike dhe paaftësinë e saj për të artikuluar një version të së ardhmes së shtetit. Shumë japonezë të rinj janë të tjetërsuar me politikat e shtetit të tyre. Edhe pse ky zor se është një fenomen ekskluzivisht japonez, ngushtësia e elitës politike e ka bërë problemin edhe më të theksuar se sa në vendet e tjera.
Japonia me hapa të shpejtë po shndërrohet në një prej shteteve më të moshuara në botë. Duke e tejkaluar tani me kulmin e popullatës së vet, në mungesë të vazhdueshme të emigracionit, vendi do ta nisë një rrëshqitje të shpejtë teposhtë në lakoren demografike, për t’u bërë një shtet shumë më i vogël se sa është sot. Ndërsa Kina është bërë burim i madh i zemërimit për Japoninë, për shkak se, historikisht, rrallë herë ka ndodhur që të dyja shtetet të jenë të fuqishme njëkohësisht. Prandaj, sipas botëkuptimit hierarkik të pushtetit që mbizotëron në Azinë Lindore, në rast se Kina është lart, atëherë Japonia pa dyshim duhet të jetë poshtë.
Mirëpo Japonia mbetet një prej shoqërive më të sofistikuara në botë, për nga aspekti kulturor. Dhe, siç britanikët arritën tranzicion nga “Rule Britannia” në “Cool Britannia”, ashtu edhe Japonia mund të angazhohet në një proces të brendshëm për ta definuar më mirë identitetin e vet si një kulturë kumbuese moderne në kontekstin e globalizimit. Kultura japoneze ka përfshirje globale dhe shumëçka për t’u krenuar, përveç një debati të paqëllimtë dhe joproduktiv rreth viktimizimit dhe ishujve me gurë. Problemi në Kinë është më serioz. Kina po e çon përpara një tjetër transicion lidershipi, relativisht të qetë për nga standardet e pushteteve të tjera, ku zgjedhjet ndonjëherë marrin karakteristika të një lloj lufte politike. Rivalitetet politike të Kinës nuk shpërfaqen nëpër debatet kombëtare të transmetuara nëpër televizione; ato, për dallim, zhvillohen në hije, duke e lënë publikun në një pozitë që të hamendet rreth asaj se çfarë ka ndërmend lidershipi i shtetit të bëjë me vendin.
Ndërkohë që ekonomia e Kinës po ngadalësohet, publiku po shqetësohet, dhe besimi në liderët jo të zgjedhur po venitet. Derisa disa kritikë bëjnë thirrje për hapje më të madhe dhe për më shumë përgjegjësi në qeveri, pjesa më e madhe e këtyre gjërave është më pak inspiruese për ne të tjerët. Kritikët pyesin se çfarë është duke bërë qeveria për të ruajtur interesat ekonomike të shtetit.
Në shtetet demokratike, kritikë të tillë do të grupoheshin në një lloj lëvizjeje politike, duke krijuar në fund një parti opozitare, e cila, nëpërmjet procesit dialektik të demokracisë, do të ndikonte në politikëbërjen e partisë në pushtet. Kina, sidoqoftë, nuk e ka kornizën institucionale që nevojitet për ta kanalizuar këtë ndjenjë në procesin politik. Kjo gjë nuk do të thotë se opozita po zhduket, se pak a shumë po modernizohet; përkundrazi, ajo po zihet dhe po ngrohet – dhe po mbledh fuqi.
Ndërkohë, Partia Komuniste e Kinës nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga nacionalizmi ekonomik për një proto-opozitë të bazuar në Internet. Mbi të gjitha, rritja e shpejtë ekonomike fshihet në epiqendrën e “raison d’état” të CCP-së, ashtu që e përqafon nacionalizmin ekonomik, qoftë me përçarjet me Japoninë, shtetet e Azisë Juglindore apo me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kina duhet të frenohet në këto procese. Sidoqoftë kjo gjë ka ndodhur (e të cilën Kina duhet ta kuptojë), Kina nuk ka shans tjetër përveç se të përqafojë një rend botëror të bazuar në marrëdhënie stabile ndërmjet shteteve – përfshirë këtu edhe vetë fqinjët. Në të vërtetë, pa marrë parasysh nëse nacionalistëve u pëlqen apo jo, kjo është e ardhmja të cilën Kina, faktikisht, e ka zgjedhur tashmë. Liderët e Kinës duhet të ngrihen dhe t’ia artikulojnë sa më qartë publikut të shtetit këtë vizion të anëtarësimit në një botë të ndërvarshme. Pa marrë parasysh nëse ky vizion skicon kursin drejt një së ardhmeje më të ndritshme apo më të errët, lidershipi politik i vendit, sipas definicionit, luan rolin qendror në këtë drejtim. Si liderët e Kinës ashtu edhe ata të Japonisë duhet të pranojnë pozitën e tyre në këtë proces dhe, mbi të gjitha, nuk duhen thjesht të bëjnë zhurmë për ngjarjet e fundit.
Autori, ish-ndihmëssekretar amerikan i Shtetit për Azinë Lindore, ishte ambasador amerikan në Irak, Korenë Jugore, Maqedoni dhe Poloni, i dërguar special për Kosovën, si dhe një negociator i marrëveshjes paqësore të Dejtonit.
Marrë nga “Project Syndicate”