Interi është në kërkim të Paulinhos që një kohë të gjatë dhe besohet se në janar ai do të jetë pjesë e klubit Nerazzur. Por, gjithçka shpreson të avullojë Thiago Silva, i cili ka thënë se do të tentojë ta bind talentin të mos kalojë te Interi.
“Paulinho ka shpejtësi, fuqi dhe shënon gola të mirë nga mesfusha. Ai duhet të jetë synimi jonë primar. Ai do t’i përshtatej shumë ekipit tonë. Interi është shumë i interesuar për të, por unë do ta bind të bashkohet me PSG-në”, ka thënë Silva.