Myrvete Leku Kabashi
Më jep bekimin nanë
Më jep bekimin tënd, nanë
vura unazën në gisht,
me uro fat atje ku do të shkoj,
atje ku e panjohur jam.
Sa shumë do më mungosh, oj nana ime
se, dhimbja e nanës është e madhe.
Ti më linde e me rrite,
të kisha nanë, por edhe baba.
Më kallet shpirti, me qan zemra
Pse kështu është për ne femrat?
Të lindim këtu, të plakemi atje...
Oj nanë, edhe pse shkoj nga kjo shtëpi,
ty nuk do të harroj se,
jam pjesë e mishit dhe gjakut tënd.
Më dhurove pak shpirt e pak zemër
e më dhe jetë e emër.
Të betohem, oj nana ime,
se unë do jem besnike e fjalës tënde
do të zbardhe fytyrën tënde kudo të jem.
Atje ku jetën do vazhdoj
këshillat e tua s`do i harroj.
Oj nana ime, zoti ka bë emër
që nga gjiri i atyre që lindëm,
të largohet çdo femër,
Andaj mos m’u idhno, oj nanë
që dashurinë do ta ndaj
edhe me një tjetër nanë...
Athua falje do t`më kërkosh
Në pragun e vdekjes kur do jem
athua do t`pendohesh ?
A do mendosh ndonjëherë
për vuajtjet që m`i ke sjell ?
Ndoshta do më kërkosh falje,
kur vdekjen në sytë e mi do t`shikosh
por, buzët e mija të thara, kanë për t`thënë
vonë tani shumë vonë.
Atëherë kur do t`kërkosh falje,
për vuajtjet që m`i solle, s`do t`jem
ika, iku gjithçka nga kjo botë ,
sutë e mi u mbyllën , s`do shohësh lot .
E unë do vdes e penduar
për dashurinë që dikur ta kam dhuruar.
Por, një gjë s`do jam e penduar
që ika nga ti e s`të fala kurrë.
Nga unë do t`kesh në kujtesë
vetëm lotin tim,
nëse ndonjëherë do t`pendohesh
do ta kesh si ngushëllim.
Athua do të kesh guxim ,
Të varri lule të më sjellësh ?
Nuk e besoj se edhe atëherë
lotët e mi s`do të lejojnë
Në pragun e vdekjes kur do jem
athua do t`pendohesh ?
A do mendosh ndonjëherë
për vuajtjet që m`i ke sjell ?
Ndoshta do më kërkosh falje,
kur vdekjen në sytë e mi do t`shikosh
por, buzët e mija të thara, kanë për t`thënë
vonë tani shumë vonë.
Atëherë kur do t`kërkosh falje,
për vuajtjet që m`i solle, s`do t`jem
ika, iku gjithçka nga kjo botë ,
sutë e mi u mbyllën , s`do shohësh lot .
E unë do vdes e penduar
për dashurinë që dikur ta kam dhuruar.
Por, një gjë s`do jam e penduar
që ika nga ti e s`të fala kurrë.
Nga unë do t`kesh në kujtesë
vetëm lotin tim,
nëse ndonjëherë do t`pendohesh
do ta kesh si ngushëllim.
Athua do të kesh guxim ,
Të varri lule të më sjellësh ?
Nuk e besoj se edhe atëherë
lotët e mi s`do të lejojnë
Zemra s`më lejon
Mos më dhuro puthje,
mos më thuaj të dua
se, shpirt e zemër
m`i ke lënduar .
Mos më shiko në sy,
ata janë të mjerë
se, vetëm lot,
n`këtë jetë ju ke sjellë .
Mos më kërko falje,
mos m`thuaj jam penduar
sepse, ti je ai
që rininë m` ke shkatërruar.
Sikur unë të falë
zemra s`do m`lejon
ajo s`harron se,
nga ti ,vuan, rënkon , lëngon .
Mos më dhuro puthje,
mos më thuaj të dua
se, shpirt e zemër
m`i ke lënduar .
Mos më shiko në sy,
ata janë të mjerë
se, vetëm lot,
n`këtë jetë ju ke sjellë .
Mos më kërko falje,
mos m`thuaj jam penduar
sepse, ti je ai
që rininë m` ke shkatërruar.
Sikur unë të falë
zemra s`do m`lejon
ajo s`harron se,
nga ti ,vuan, rënkon , lëngon .
Dedikuar djalit tim për datëlindjen e 20-të
Dikur, nuk i besoja një dashurie të madhe,
dashurisë që të djeg e përvëlonë.
Koha më dha testin e së vërtetës
kur Zoti zbriti tre yje,për mu.
Ndjenja nanë, më urdhëroi të bëj ngrohtësi
edhe atëherë kur shpirti ngrinë nga acari dhe furtuna.
Ndjenja nanë mësoi të kuptoj dhe më mirë
se jeta ka lule por edhe zingjirë.
Dikur nuk i besoja kohës dhe jetës,
për deri sa se kuptova se:
S`ka ndjenjë më të madhe se,
NDJENJA NANË .
Thellë në shpirtin tënd
Thellë në shpirtin tënd
Dua të jem unë .
Nga zemra jote
të gjitha do i shkul.
Me mijra net me gjum
në ëndrrat tua do të jem
vetëm unë .
Dua të jem me ty çdo kund,
do të lëshoj rrënjë dashurie aq shumë
sa asnjë furtunë mos mund
të m`ë i shkulë .
Do të ngulitem në trurin tënd,
të më kesh në mendje minut e sekond ...
Dua të jem mbretëreshë në trupin tënd ,
do të më kesh thellë në shpirt e zemër ,
e jotja do të jem për jetë .
Ah sa shume te dua
Ah sa shumë të dua
Më ka marrë etja ,
etjen si ta shuaj ?
Më ka zënë dehja
për hiret e tua .
Më është terur nuri
jam z`verdhur si ftua
Po më mbysin ëndrrat
shpirti m`u gjymtua.
Kush do më shpëtoj
nga gjumi trishtuar ?
ëndrrat të m`i zgjoj
ty për t`u afruar ?
Ah sa shumë të dua ,
largë më je qëlluar
me puthje të zjarrta
kam për të pushtuar .
Mos më harro mua
Mos më harro mua,
ndale lotin tim ,
më ofro në këtë jetë
pakë lumturi.
Mos më shto vuajtje,
mos m`u largo kurrë .
Lermë të unë një çik gëzim ,
trete lotin nga sytë e mi ,
kërkoma buzëqeshjen pëseri .
Dashurinë ndaj meje se ke obligim
këte vet e di, te lutem mos ma thuaj ti .
Nga zemra s`ta pres , nga goja m`a thuaj,
një fjalë të ëmbël e të mirë .
E unë do të mashtrohem
dhe shpirti im do të ketë qetësinë .
Rini e tretur
Aeroplanë ngritje , aterim ,
pritje , përcjellje pa fund.
Gëzim i ngurtë , përmallim , zhgënjim .
Puthje e tharë në buzë,
lot i paterur kurrë .
Endrra të tretura në rrugë,
fati i mshefur gjithkund...
Koha na iku , na mashtroi,
rininë pamëshirshem na e vodhi...
U plakëm u tretëm pa fund,
lumturinë se gjetëm askund .
Dua të ëndërroj
Natë vonë , heshtja mbretëron
sytë mbyllën , gjumi rëndon .
Buzëqeshja ëmbël nurin përshkonë
ëndrrën me ty e kërkonë .
Ngadalë ëndrra udhëton
gjen çerdhen e vet ,
në sytë e mi zë vend
aty ku buzëqeshja flet .
Nata kalon ëndrra ikën,
buzëqeshja mbledh krahet
dhe pret ditën.
Dita agon , sytë hapën me nxitim .
Dielli posalindur ndriçon
dita e gëzuar m`fillon
sepse me ty në ëndërr isha mbrëm .
Ku m`u trete ?
Mesnata kaloj , qetsi shpiri s`më ka ,
mendimet për ty gjumin m`a kan marrë.
Nuk di kah me ike , nuk di ku m`u trete ?
Të kërkoj , pse nuk më përgjigjesh ?
Te lutem pa më dil njëher ,
më thuaj realitetin ,
Pse më rrin i m`sheftë ?
Kudo që të jeshë , kahdo që të shkosh ,
çdo hap që kalon shëndet të uroj .
Tani duke shkruar , malli më përvëlon ,
si riga shiu lotët më pikojnë .
I lutem perëndise gjë e keqe mos të ketë ndodhë .
Thellë po e ndjej se, të dashuroj
sepse mungesën tënde vështir e përballoj .
Me fillimin e pranverës ,
me aromën e lulevjollcës ,
me zogjët shtegtarë .
të presë krahëhapur dhe Ty me ardhë .