Pa kompjuterë, celularë dhe internet shumica nuk mund ta paramendojnë jetën, kurse shumë nga ta janë bërë të varur për kompjuterin dhe rrjetet sociale si Facebook. Në vendet si Kina, Korea e Jugut dhe Tajvani tashmë ekziston diagnoza e çrregullimit për shkak të varësisë së internetit, përderisa disa informacione tregojnë se 30% të adoleshentëve në këto vende janë të varur nga interneti. Kurse varësia e internetit prej vitit të ardhshëm do të gjendet në listën ndërkombëtare të çrregullimeve mendore.
Përdoruesit thonë se rrjetet sociale kanë një efekt të madh në jetën e tyre
Në mesin e simptomave të varësisë së internetit bëjnë pjesë preokupimi me internetin dhe lojërat online, humbja e interesit për gjëra tjera, pamundësia e kontrollimit të kohës e cila harxhohet online, ndjenja e tërheqjes kur interneti nuk është i disponueshëm etj.
Në intografikun e publikuar ditë më parë është shpjeguar se për çfarë njerëzit bëhen të varur për internetin dhe rrjetet sociale. Përdoruesit e internetit thonë se çdo lajmërim që marrim përmes Facebook-ut ndikon në rritjen e niveit të dopaminës, që është një neurtransmiter në tru i cili është i lidhur më ndjenjat e motivimit dhe dobishmërisë, kurse niveli i dopaminës rritet edhe gjatë marrëdhënieve seksuale dhe konsumimit të drogës.
“Bëhet fjalë për një efekt të fuqishëm i cili është vështirë për tu rezistuar”, i komentoi këto të dhëna Judith Donath nga Harvardi. Se sa është e rrezikshme varësia e internetit dhe Facebook-ut më së miri e tregon fakti se që nga viti 2000 e deri më sot “koha kolektive e vëmendjes” në SHBA është zvogëluar nga 12 në 8 sekonda, pra për shkak të varësisë së internetit është zvogëluar vëmendja dhe fokusi i njerëzve për 40%.
Në të njëjtën periudhë koha të cilën adoleshentët e kalojnë para ekraneve është rritur me 104% – nga 3,43 në 7 orë në ditë, kurse sot njerëzit mesatarisht kalojnë 8,5 orë para ekraneve të ndryshëm (celularëve, tabletëve, televizorëve, kompjuterëve), kurse një sasi e kohës e cila harxhohet në ditë në leximin e gazetave dhe media tjera të shkruara është vetëm njëzet minuta.
Ndër trajtimet e rekomanduara për shërimin e varësisë ndaj internetit është terapia e njohjes
Në Tweetsmarter në mënyrë specifike theksohet se si viteve të fundit njerëzit janë bërë “zombi të internetit” dhe se personat të cilat janë të varur për internetin kanë 10-20% më pak vend në zonën e trurit që është përgjegjës për emocionet, të folurit, kujtesën dhe kontrollet motorike. Është interesant fakti se përdoruesit e Facebook-ut me një numër më të madh të shokëve në këtë rrjet social (mesatarisht 229) kanë më të zhvilluar zonën në tru për emocione dhe sjellje sociale.
Dr. Aboujaoude nga Stanford i cili me vite studion varësinë e internetit, paralajmëron edhe një fakt mjaft shqetësues. Rezultatet e testimit të cilat i ka kryer me varësit e internetit janë të njëjta me rezultatet e njerëzve të cilët vuajnë nga çrregullimi i personaliteteve të shumëfishta!
Kurimi i kësaj varësie është mjaft i vështirë sepse interneti është bërë përditshmëri e njerëzve dhe një numër i madh i tyre nuk mund ta paramendojnë jetën e tyre private apo të biznesit pa internet. Një ndër trajtimet e rekomanduara për shërimin e varësisë është terapia e njohjes – sjelljes. Qëllimi i kësaj terapie është “marrja e kontrollit të përdorimit të kompjuterit”, rritja e motivimit, aktivitetet shoqërore, funksione seksuale dhe rritja e aktiviteteve offline. (PCWorld Albanian)





