Edhe këtë vit, nën organizim të Qendrës së Kulturës në Podujevë do të mbahen takimet tashmë tradicionale kulturore “Kadri Kadriu - 2012”. Këto takime kanë filluar të mbahen që nga vitet e 90-ta, gjatë kohës së okupimit. Edhe kësaj radhe Qendra e Kulturës në Podujevë, ndonëse nuk ka shpallur konkurs letrar (në mungesë të mjeteve materiale), në orën e madhe letrare që do të mbahet më 22 nëntor në Sallën e Kulturës në Podujevë, do të jepet çmimi tradicional “Afrim Maliqi”, çmim ky që mban emrin e gazetarit, poetit, publicistit dhe dëshmorit të UÇK-së Afrim Maliqi. Në mbrëmjen të këtyre takimeve do të marrin pjesë krijues të Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, poetë e poetesha të reja nga Podujeva, Prishtina, Mitrovica, Shqipëria, familjarë të poetit të ndjerë, Kadri Kadriu, të dëshmorit Afrim Maliqi, etj. Përpos orës letrare, në këtë mbrëmje me pikat e tyre do të prezantohet edhe Kori i qytetit, Shkolla e kitarës, si dhe do të ketë lojë skenike. Takimet letrare mbajnë emrin e profesorit, poetit dhe intelektualit të njohur llapjan, Kadri Kadriu.
Home »
» Takimet kulturore “Kadri Kadriu - 2012”
Takimet kulturore “Kadri Kadriu - 2012”