100 vjet gjysem te bashkuar
“SHQIPTARI I AMERIKES EDHE NE VORR: “RROFTE ATDHEU!”
ZEF PERGEGA
KOHA QE NA MBULONTE ME PLUHUR
…Njeri mbush e tjetri shpraz, vjen nje sundues me dhune e shemb cdo kala te sunduesit para ardhes, vjen nje parti e shkel njeqind te tjera kundershtare, vjen nje lider e perdhos nje gjenerate, fajin ua kalon te tjereve, vjen nje sistem dhe shumezon me zero sistermin qe iku me gjakun e vet, kjo pasqyre ekrani midis nje grupi shqiptaresh, shpesh te financuar nga jashte, te etur per sundim e perdornin sovranin si mushke plle per te kalaruar mbi grupin tjeter, qe nuk i nenshtrohej, e pengoi ardhjen e pavaresise se Shqiperise, bashkimin e trojeve shqiptare dhe themelimin e funksionimin e shtetit shqiptar e per pasoje perparimin e tij shoqeror.
Keto perplasje, si shekulli me shekullin, krijuan edhe rryma centrifugale me fuqi te madhe ciklonesh dhe ne momentin e shkurter sa shurja e nje vese, ngriheshin ne kembe sundimtare me te eger dhe diktatura ushtarake, qe me darat e gjata te shternguara nga padronet e huaj, ia prene cdo fije gjallese dhe vepruese grurit te kombit shqiptar. Sapo sovrani ngrihej me hov per perparim dhe nga gjiri i vet nxirrte heronjte prijatare me syte nga dielli, ndeshte ne lajthitje c’orjentuese ne gjetjen e rruges se mbare dhe mjetet, qe duhej te perdorte per te ia arrit lirise, e i duhej te mbeshtillej ne batanijen e paradokseve te demagogeve…dhe ai, ia niste nga e para ketij cikli!
Shqiptari ka patur gjithmone nje kulture poetike, te cilen e ka shprehur me nje krenari te vetedijshme, si dhurate e zotit, per popujt qe kane nje dhunti mbi dhuntite e zakonshme. Shqiptari, duke qene krenar me shume se vete pema e krenarise, ai qe nuk e duron as hijen e vet se i duket se i ben konkurence ne rrugen e prijesit te pare, ku shprehet mungesa e ndjesise per jeten e perbashket, si nje mbret brenda kraharorit te tij, qe vetem ligjit te zakonit dhe kryqit i ra ne gjunje, ka kerkuar ta zhyse anjen e tjetrit, per te kapur copen me te madhe te bregut.
Ne kohet e vjetra te mbuluar me rrena e pluhur, shqiptari nuk i kushtoi rendesi kultures dhe gjuhes. Para kombeve te tjere matej me trimeri, qe ne fakt zinin vendin e pare, dhe me rrefimet goje me goje qe humbisnin rruges si kakerdhiat e kecave pas gjese se gjalle. Kjo ka qene nje nga shkaqet kryesore qe shqiptari nuk ia pervesh menyres se organizimit per krijimin e nje letersie dhe kulture kombetare, qe do te conte ne ndricimin e vetedijes se popullit, per te mberritur ne kohe pavaresine e vendit, brenda teritoreve shqip te harkut te diellit shqiptar. Ketij shkaku te brenshem mund ti bashkangjitesh edhe njeqind te jashtem. Qeveria turke me ligj naga viti 1881-1908 e ndaloi shkrimin e kendimin e gjuhes shqipe, nderkohe qe ne te gjithe teritorin shqiptar lulezuan 3 mije shkolla osmane.
Populli shqiptar vazhdon te jetoje mbi dheun e tronditjeve rrenjesore, si te nje termenti te plasur nga vetja dhe njerezit e panjohur qe na jane bere pjestare te dhunshem te vatres tone, duke krijuar ne menyre te qellimshme nje hendek midis Shqiperise dhe Diaspores shqiptare kudo ne bote. Nje Shqiperi, qe u mohon me ligj shqiptareve te merguar voten e lire shqip, qe vete me vulen e vet te poshterimit te thelle njerezor nuk zbaton nenet e kushtetutes per mergimtaret, te cilet kane mbetur dy here te huaj, nje here nga vendi ku linden dhe heren tjeter nga vendi qe i priti. Te gjithe ne kete jete jemi te barabarte para dheut!
Shqiptari i merguar e mbeshtet enderren e pernatshme tek malli per atdheun! Qe besa me te shtena mitralozi ia kane shkalazit dhe ne liri ia kane shit! Nje shqiptar i besimit musliman kur vdiq ne Main State ne fillim te shekullit 19-te ne moshen 34 vjecare, qe kishte qene inisiatori i pare per themelimin e qendres se pare shqiptare muslimane me 1915 ne kete shtet te Amerikes, e ka te shkruar ne epitafin e varrit: “Et-hem Nexhipi 1886-1918 dhe ne rreshtin e dyte “Rrofte Atdheu”
Shqiperia dhe Kosova duhej, qe kete 100 vjetor ta permbyllnin me nje memorandum te pajtimit njerezor dhe ligjor me diasporen shqiptare. Ata, sundues ne vatrat tona ne me canten e shpines per buken e femijes, qe po na e han i huaji ne lekure! Asnje mirenjohje per kontributin e tyre per pavaresine e Shqiprise dhe te Kosoves!
Ne 150 vitet e fundit eshte nje zgjim historik i shqiptarit qe reflekton thelle ne kulture, shkolle per te cilin u be Rilindja Kombetare dhe protogonistet e saj jashte atdheut. Sa here populli shqiptar eshte ne zgrip therret inteligjencen dhe kur e kalon lumin i len ata ne bregun e mjerimit. Por sido qe te kete qene koha e rrenave dhe e pluhurit nje gje eshte e pamohueshme se, populli shqiptar ka veti gjeneruese dhe riperteritese, qe nuk i ka asnje komb tjeter. Kerkund nuk mund ta gjesh kete thesar dhe ta prekesh me dore, vetem ne truallin e pasur shqiptar.
Ne Rilindjen Kombetare u perfshi edhe shqiptari i Amerikes, me te gjitha mjetet, ato letrare e botuese, politike, diplomatike, me pushke dhe me finance, per diten e pavaresise se Shqiperise. Ne kete shkrim po jap vetem dy shembuj, per te kuptuar se shqiptari i Amerikes punoi qe nga shekulli i 16-te per diten e lirise se vendit te vet.
RUAJTJA E INDENTITETI SHQIPTAR CELI FAREN E LIRISE
Perpos punes kolosale per fatet e atdheut, shqiptari i Amerikes i kushtoi kujdes ruajtjes se identitetit, emrit te bukur shqiptar, ne trungun e te cilit u ushqye dhe celi madherisht fara e lirise.
Aty nga fillimii shek. 16-te, pjestare te familjes se Gjergj Kastriotit Skendebeu dhe fare e fis i tij mberriti ne brigjet e Amerikes. Nje anije u akostua ne brigjet e Kalifornise sa edhe sot permendet kafe “Skenderbeg” ne kete shtet, per te cilen ende nuk ka studime te hollesishme. Nje anije tjeter u perfshi nga fortunat vdekjeprurese dhe fale pershkatareve kanadez munden te shpetojne Kastriotet edhe pse kapiteni i anijes “Skenderbeg” dha jeten ne lufte me dallget per te mbijetuar njerezit, te cilet dolen shendosh ne breg.
Kjo familje, qe jeton edhe sot ne Montreal solli ne kontinentin Amerikan: Fytyren e identitetit kombetar shqiptar, flamurin kuq e zi me shkaben dykrenare, qe u priu ne balle te betejave, fene e Krishtit, librin e shenjte te historise se shqiptarit, kostumin etnik te shqiptarit, njohjen e vendit te shqiponjave ne kete kontinent, per te cilin thone se ne ekujpazhin e Kolombit ka patur edhe marinare te flotes luftarake te Heroit tone kombetar. Solli mbi te gjitha faren e lirise dhe te bashkimit. Ata trasheguan mbiemrin “Skenderbeg” dhe “Beg” si shkurtimiI te parit.
Jane identifikuar 30 te tille me keta mbiemra, qe nga shekulli I 17-te e deri ne fund te shemullit 19-te. Pjestare te kesaj familje u bene avokate, poet, si Lori Skanderbeg, dhe perfaqesuan zonen e tyre ne kunvendin e shtetit si Jon Skanderbeg. Ekspert te literatures moderne te kohes. Ngriten ferma te medha dhe kisha katolike. Themeluan shtypshkronje dhe botuan libra fetar, muzikor dhe artistik. Celen me te madhen librari me emrin “Skenderbeg” Nje fenomen i identitetit eshte se kjo familje trashegoi per nje kohe te gjate emrat Gjon, Donika, Gjergj, Mara e Maria. Ata kudo e lartesuan emrin shqiptar. Folen ne takime e mesha, ne dasma e gezime, per popullin e tyre dhe vuajtjet nen thundren anadollake te Bosforit, sa kthyen ne vemendje shkrimtare e poet te ketij kontinenti, per te shkruar per shqiptaret e per Shqiperine. Hymni i Shpirtit te tyre u kthye ne nje Hymn njohje te ceshtjes shqiptare. Nuk jane pak 1000 mije vepra letrare, qe iu kushtuan nga autoret e huaj figures se ndritur shqiptare te qyteterimit perendimor.
Gjegj Kastrioti hyri ne leterinne amerikane fale talentit krijues te poetit amerikan Clement Moore, i cili ne vitin 1850 botoi librin biografik me titull “Geoge Castriot Skanderbeg King of Albania” Nje perhapje dhe interes pati edhe poema e amerikanit Henrry Longfellow prej 20 vargjesh, kushtuar Skendrbeut e botuar me 1863 dhe e perkthyer nga Fan Noli. Poeti amerikan u frymezua nga rrefimet magjepse te shqipater flakadate per fatin e Shqiperise, ne Rumani Dora D’Istria
Ne vitin 1601 ne muajin korrik ne teatrin e Londres u luajt drama “Historia e vertete e te madhit Skenderbe” Ne anglisht kemi edhe tri drama per Skenderbeun. Nder shkrimtaret italiane mund te permendim Antonio Xhamboni me librin “Princi Skenderbeu” Libra te tille kane shkruar edhe francezi Pol Debyson, spanjoli Lopez, dhe suedezi Rutbek. Historini i madh Lodovik Holberg, lindur ne Norvegji dhe profesor ne universitetin e Danimarkes botoi me 1763 vepren per Skenderbeun me dy vellime ku perfshihen 22 komedi.
Bienumi, nje prift italian nga Breshia gjeti nje biografi te shkruar per Skenderbeun nga nja anonim nga Tivari qe mbante daten 1480. Ne vitin 1861 Hanes Bjarnason nga Islanda boton librin “Skanderbeg Epirotokapa” me njemije vargje. Gjate viteve 1603-1725 jane realizuar nga te hujat 500 piktura per Heroin tone kombetar dhe u kenduan opera si ajo e Pucinit dhe e Vivaldit. Ne vitin 1480 francezi Camile e gjermani Pisko shkrujane biografi interesante per Gjergj Kastriotin. Romane per Heroin tone kombetar jane shkruar nga Antonio Posenti me titull “Tmerri i turqeve” Shkrimtari Loldbu “Kapiteni i Jenicereve” dhe Tomaz Jazh “Per Jeten” Ne Venedik jane zbuluar tri medalje te shek. 14-te me portretin e Skenderbeut.
Komandanti i famshem angles James Wolfe, i cili i mundi francezet ne nje beteje ne Quebek te Kanadase me 1759 ka shkruar: “…Skenderbeu ua kalon te gjithe oficereve te vjeter e modern ne taktiken mbrojtese te nje ushtrie te vogel!”
Ka qene ndoshta ky konstatim qe ka ngjallur interesin e Akademise Ushtarake ne West Point te New-Yorkut, qe t’i kushtoje kesaj strategjie te Heroit tone 60 leksione, per studentet qe frekuentonje kete akademi.
Duro Cini, nje shqiptaro-kanadez, njihet si nje patriot i shkelqyer ne Kanada, organizator i bashkimeve shqiptare rreth vatres dhe traditave kombetare, por edhe si njeri qe e ngriti zerin ne forumet kanadeze per demokraci ne Shqiperi dhe liri ne Kosove. Gjithe rrefimet e tij u bene shkak qe avokati kandadez Charls Ewert, te shktuj romanin “Skenderbeg Shqiponja e Shqiperise”botuar me 1981.
Misionari i pare katolik, qe shkeli token e Kanadase, ka qene Abati i Mirdites, Prend Doci. Arkitekti I shoqerise “Bashkimi”dhe i Alfabetit Shqip me germa latine 1908. Keshilltari i pare i Sarajave te Gjonmarkut, me kale te bardhe dhe kostum kombetar, u priu mirditoreve ne betejat kundra turke. Kur u largua nga Shqiperia dhe kaloi kufirin ne Mal te Zi, veladonin e la ne shtepine e Ded Gjo’ Lulit dhe kostumin kombetar dhe revolen ia dha ne doren e vet prijesi i Malesise se Madhe dhe heroi i flamurit te Deciqit me 1911.
Gjate viteve 1876-1883, Abat Doci mori pjese aktive ne ungjillizimin e popullesise ne Newfoundland te Kanadase. Gjate predikimit, bisedave gojore, intervistave ne shtyp dhe takimet e shumta me personalitete, politike, diplomatike dhe shteterore kanadeze, Abati i Mirdites, shpalosi me dinjitet sakrificat dhe vuajtjet e popullit shqiptar nen sundimin osman. Ai, per cdo fjale e merrte si rrefim frymezues, vepren e Heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeut dhe te martireve te kombit dhe te fese. Abat Doci, ngriti kisha, seminare, hekurudha tramvaj, udhehoqi punen me te rinjte, botoi artikuj ne shtypin e vendit dhe vepren e tij e nderuan kanadezet ne librin e historise se krishterimit ne Kanada dhe nje bust ne vendin ku meshoi e predikoi fene e ceshtjen shqiptare.
Ne nje interviste kanadezi 94 vjecar Stefan Wheeller eshte shprehur:
“….Une jam bere me gjithe familje besimtar i krishtere nga Fr. Prend Doci. Ai ka qene prifti i pare qe jam rrefyer ne jeten e time. Me tregonte se ishte hedhur nga kati i trete i qeles ne agim per t’i shpetuar ushtrise se nates se zeze turke, qe donte t’a pushkatonte. I dhimbsej nena qe e kishte lene vetem ne gjume e turqit mund ta kishin torturuar. Doci e tregonte me mburrje historine e Shqiperise e sidomos periudhen e lavdishme te lirise ne kohen e princit te tyre Skenderbeut!”
LIRIA E FJALES KA LIDH SHAMINE E ZEZE?!
Kete studim, qe po e kthej ne shkrim gazetaresk, pjeserisht e kisha pergatitur per ta mbajtur ne sesionin shkencor, organizuar me rastin e ngritjes se shtatotores se Skenderbeut ne oborrin e kishes se Shen-Palit, vite me pare, duke qene antar i komisionit, per kete veper me permasa kombetare. Ndonje qe bente ligjin e hoqi studimin tim pas konsultimve dhe vendimeve qe i erdhen nga jashte, per ti lene vendin nje gjenerali te diktatures komuniste ne Shqiperi dhe njeheresh arkitektit te ngritjes se 750 mije bunkereve, sa familje te varfera kishte vendi yne ne ate periudhe. Ky general, na la te kuptojme se Skenderbeu e ka kopjuar strategjine e luftes anti-turke nga strategjia e Enverit per cetat vullnetare. Madje edhe nje prof-prufi nga New-Yorku qe kurre nuk ia kam degjuar emrin na e zhveshi cubullak heroizmin e kryetrimit shqiptar Gjergj Kastrioti, sa salla per me te madhen cudi, e per ma te madhin faj, shpertheu ne duatroktje.
Pasi e plotesova me shume fakte, mbi kontributin e shqiptareve te Amerikes, per pavaresine e Shqiperise dhe ate te Kosoves, sa nje vlonjat 90 vjecar me emrin Selahedin Velaj, shqiptaro-amerikan me kostumin kombetar, dhurate nga nje malesor, mbajti leksione ne universitetin e Tokios ne Japoni, per lirine dhe pavaresine e Kosoves, mendova se mud te shfaqte ndonje interes edhe per skutat e mosvlersimit te krijuesve dhe historianeve te diaspores ne Detroit, per simpoziumet, qe thuhet dhe jane publikuar qe do te mbahen ne kete 100 vjetor. Levat fisnore, klanore dhe aq me keq qe mbajne vulen e brrylave, nuk mund te quhen bashkime kombetare, kur len mbas dere mendimin dhe kontributin e inteligjences. Sa me perket mua nuk behem merak se kam ku ta them fjalen! Por po flas per nje shqetesim qe eshte kthyer ne fenomen negativ per te tjeret.
1200 intelektuale ne Detroit, 120 mesues, drejtues katedrash dhe akademish, institucionesh, deri tek ato te kultures dhe vlerave muzeale, ndjehen si copa akulli nga nencmimi permanent dhe i faturuar. Heshtja e tyre eshte faj per vete, per brezat dhe per kombin! Ne shpinen e bardhe te deles rude rrodhja e zeze eshte lajm i keq!
Per ke do ti mbajne keto referate?! Rinine dhe intelektualet ne asnje tubim nuk mund ti besh me shume se 10 gishtat e dores?!
Po ku je o Gjonmarku i Mirdites, qe 600 vjet e mbajte flamurin dykrenar me rreze dielli per pavaresine e Shqiperise?!. Po ku je o Ded Gjon Luli, qe u ngrite si dheu e si shkulmi, per liri te tokes tende, qe zeri te mberiti deri ne Amerike?! Pashe besen ku je o Trinke, o Smajl Martini, o Shote, o Prek Cali, o Adem Jashari, po ku jeni o male te lirise dhe i kufijeve te shqiptarise?
Po ku jeni ju pjestare te ketyre familjeve heroike, qe jetoni tash 50 vjet ne Detroit e nuk u pashe njere te ju vlersojne, fjalen te ua degjojne e ne tavoline te nderit te rrini ne vendin qe u takon!
Kush guxon more, fjales se lire me ia lidh ballit shamine e zeze?! Po kush guxon more vella, jaran, ne Amerike me ta kalb fjalen mes nofullave?!





