Nga Daniel Byman
(Foreign Affairs)
Ekspedita ushtarake e Izraelit në Gaza, që nisi të mërkurën me vrasjen e komandantit të ushtrisë së Hamasit, Ahmed Jabari dhe sulmet ajrore në vazhdimësi janë një rrezik – një rrezik që mund të çojë në sfidën e Izraelit. Synimi i Izraelit për ta detyruar Hamasin të ndalë sulmet me raketa në Izrael nga Rripi i Gazës dhe mposhtja e grupeve të tjera, të çojnë sërish te i njëjti rrezik. Hamas, sidoqoftë, do ta ketë të vështirë t’i bindet presionit që i vjen nga Izraeli. Varet nga shtetet e huaja, sidomos nga Egjipti, që të kujdeset veçanërisht për t’i dhënë fund luftimeve.
Pas sulmit të papritur i Izraelit në Gaza më 2008-2009 që rezultoi në mbi 1000 palestinezë të vdekur dhe në shkatërrime në masë, marrëdhëniet midis Hamasit dhe Izraelit u acaruan së tepërmi.
Ç’është e vërteta, retorika e Hamasit përkundrejt Izraelit mbeti e ashpër, por numri i raketave që u nisën drejt kufirit nuk u lëshuan prej Hamasit, por nga shumë grupe radikale siç është dhe Xhihadi Palestinez Islamik.
Hamasi i është frikësuar numrit të madh të raketave që do ta nxisnin Izraelin të kundërpërgjigjej ashpër dhe ta shkatërronte Gazën, duke vënë në rrezik pozicionin politik të Hamasit.
Në të vërtetë, edhe pse Hamasi dhe Izraeli mund ta mohojnë, interesat e tyre shpesh kanë qenë në një vijë. Aluf Benn, një nga analistët izraelitë, u shpreh pas vdekjes së Jabarit “Ahmed Jabari ishte një nënkontraktues, që kishte në ngarkim ruajtjen e sigurisë së Izraelit në Gaza”.
Por besnikëria e Jabarit, padyshim, i përkiste Hamasit. Me kalimin e kohës, Hamasi ra dakord për sulmin mbi Izraelin.
Izraeli ka pohuar se 200 raketa goditën vendin më 2010. Numri shkoi deri në 600 në vitin 2011.
Ndërsa kësaj radhe, pra më 2012, ka pasur edhe më shumë – 800 raketa para se të niste ende operacioni. Një pjesë e madhe e këtyre sulmeve erdhën nga grupet palestineze, por duket se Hamasi po merr një rol aktiv te dhuna, duke i toleruar haptazi këto grupe dhe duke ndërmarrë edhe vetë sulme.
Kësaj jave, këto sulme e kishin “bërë jetën normale të pamundur mbi mbi 1 milionë izraelitë”, siç shpjegoi edhe vetë kryeministri izraelit Netanjahu ditën e martë të javës që shkoi. Kështu, ai bashkë me qeverinë e tij do ta godasin Hamasin duke u përpjekur të rikthejnë status-quo-në e Cast Land.
Deri më tani, Shtylla Operacionale e Mbrojtjes, siç e quan Izraeli, ka rezultuar në vdekjen e 18 palestinezëve (nga të cilët as gjysma nuk ishin civilë). Nga ana e vet, Hamasi ka vrarë 3 izraelitë.
Asnjë sulm i vetëm nuk e ka detyruar Izraelin të kundërpërgjigjet. Teorikisht, do kishte zgjedhur të mos e bënte. Por rritja e qëndrueshme e raketave në këto vitet e fundit është bërë politikisht e patolerueshme për qeverinë e Netanjahut. Me afrimin e zgjedhjeve kombëtare në muajin janar të vitit në viji, administrata e tij duket e paaftë për të kryer funksionet themelore të saj: mbrojtjen e qytetarëve nga dhuna. Veç kësaj, edhe pse liderët politikë dhe ata të sigurisë izraelite e kanë pranuar ndryshimin, izraelitët nuk e vrasin mendjen nëse Hamasi i ka linçuar vetë sulmet apo thjesht nuk po i ndal të tjerët nga ky veprim. Më fjalë të tjera, është koha që Hamasi të nxirret jashtë loje.
Duke linçuar operacionin, Izraeli ka riklasifikuar stategjinë e zotërimit të qeverisë (apo në rastin e Hamasit, qeverinë de facto). Ky lloj përafrimi ka disa suksese: në Jordani më 1970, Izraeli ushtroi presion në Amman për të nxitur një luftë civile të përgjakur kundër ushtarakëve palestinezë në vend, duke i shtypur ata. Por në Liban, gjatë të njëjtës dekadë, Izraeli u përpoq të bënte të njëjtën gjë, me rezultate më të këqija. Qeveria libaneze ishte shumë e dobët për të shtypur aktivitetin terrorist në kufi dhe vendi ra në kaos.
Më 2006, e njëjta logjikë e çoi luftën e Izraelit kundër Hezbollahut në Liban. Edhe pse lufta në fillim u pa gjerësisht si një triumf i Hezbollahut, izraelitët tashmë e kuptojnë se do të fitojnë. Ushtria izraelite duket e dobët, por Hezbollahu e ruajti paqen deri në atë moment, duke u friëksuar se sulmet e raketave nga Libani do të çonin përsëri në një kundërpërgjigje shkatërrimtare nga ana e Izraelit. Në të vërtetë, 6 vitet e fundit kanë qenë më të qetët përgjatë kufirit Liban-Izrael në dekada rresht.
Strategjia e zakonshme e Izraelit nuk mund të ketë rezultate vendimtare kësaj here. Hamas do ta ketë të vështirë ta frenojë veten. Vdekja e Jabarit ka zemëruar deri në tërbim krahun ushtarak të Hamasit dhe kushdo që do ta zëvendësojë atë, do të jetë një ushtarak. Një lider i tillë do të nxisë edhe më tej hakmarrjen dhe do të paralajmërojë krahun qeveritar të Hamasit se trupat e tij kanë për t’u bashkuar me grupet rivale. Mbi të gjitha, Hamasi po përpiqet të jetë edhe një lëvizje e rezistencës, edhe qeveritare. Në shumë mënyra, ia ka dalë mbanë si lëvizje qeveritare, duke përforcuar ligjin dhe rregullin dhe duke shpërndarë shërbimet bazë në Gaza.
Por Hamasi duhet të tregojë kujdes se mos humb besueshmërinë mes palestinezëve për vullnetin që ka për të luftuar – dhe për të vdekur – në betejën kundër Izraelit. Kështu që Hamasi po mundohet të ecë në një rrugë të studiuar mirë duke lejuar edhe më shumë sulme – dhe nganjëherë madje ka qenë pjesëmarrëse në to – për të ruajtur besimin.
Pranvera arabe e ndërlikoi dinamikën Izrael-Hamas, sidomos rënia e Presidentit Hosni Mubarak dhe rigjallërimi i Vëllazërisë Myslimane të Egjiptit për të kryesuar në qeveri. Gjatë epokës së Mubarakut, Egjipti ka ndihmuar Izraelin që ta frenojë Hamasin, duke mbajtur në këmbë një bllokadë me mallra nga Gaza dhe ka ndaluar udhëtimet në Gaza që kanë qenë në mbështetje të kundërshtarit të Hamasit, Fatahut. Gjatë krizave, Kajro shpesh ka bashkëpunuar me Izraelin për të ushtruar presion mbi Hamasin. Sot, Hamasi ka një lidhje ideologjike me qeverinë e presidentit të ri egjiptian, Muhamed Morsi. Ndërkaq, Vëllazëria Myslimane dëshiron t’i vijë rrotull publikut egjiptian, që është kundër Izraelit dhe mbështetës i fortë i Hamasit.
Duke mbajtur anën e Izraelit në këtë konflikt, për Morsin kjo është një vrasje politike. Kështu, pa u çuditur aspak, Egjipti i ka bërë thirrje ambasadorit nga Izraeli dhe publikisht ka kritikuar Izraelin. Izraeli nga ana e vet, nuk mund t’ia lejojë vetes të armiqësohet me Egjiptin.
Duke e lënë mënjanë traktatin e paqes më 1979 mes Egjiptit dhe Izraelit (që duket se do ruhet ende), Jeruzalemi ka nevojë për Kajron për të mbajtur ende nën presion Hamasin. Edhe pse retorika mes qeverisë së Morsit dhe Hamasit është shumë më e ngrohtë sesa me Mubarakun, qeveria e re në Kajro ende nuk po e hap kufirin me Gazën në Rafah.
Veç kësaj, Izraeli ka nevojë për qeverinë egjiptiane për vazhdimësinë dhe për të zgjeruar masat radikale në Sinai, që në mënyrë të përsëritur ka sulmuar Izraelin.
Më në fund, Izraeli ka nevojë për qeverinë egjiptiane për ta shmangur nxitjen e ndjenjave pro Hamasit te populli i vet, që shumë shpejt mund të ëprhapet në rajon dhe mund të destabilizojë vendet e cenueshme si Jordania.
Izraelit i mungon mundësia për ta përshkallëzuar veprimin, nëse Hamasi nuk përmbahet shpejt në kohë. Edhe pse Izraeli i ka bërë thirrje rezervistëbe dhe ka kërcënuar se do të zgjerojë lirinë e veprimit të ekspeditës ushtarake, nëse Hamasi nuk i jep fund sulmeve me raketa, izraelitët nuk dëshirojnë ta ripushtojnë Gazën. Për më tepër, administrata e Obamës zor se do marrë përsipër një operacion masiv, duke qenë se më tej mund të ndërlikohen edhe marrëdhëniet e tensionuara me Egjiptin dhe vendet e tjera arabe.
Ç’është më e rëndësishmja, synimi i Izraelit mund të jetë në rrezik. Mënyra perëndimore e të bërit luftë i vë theksin proporcionalitetit, që, në Gaza, do të thotë se Izraeli duhet të kufizojë sulmet – sidomos në infrastrukturë dhe në objektiva të tjera që ndikojnë direkt te qytetarët. Logjika e përmbajtjes i vë theksin ndëshkimin ndaj dispropocionit: armiku duhet të vuajë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të ushtrojnë presion në qeverinë e Morsit për të prishur marrëveshjen: një zhvillim ky që jo vetëm do i japë fund krizës së tanishme, por edhe do të tregojë se Morsi mund të jetë një lider i përgjegjshëm, që mund të bashkëpunojë me Uashingtonin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe gjithë bota mbarë ka nevojë të bëjë zgjedhjen midis rezistencës dhe qeverisjes më të ashpër për Hamasin. Hamasi do të shpërblehet realisht, nëse Hamasi ecën përpara drejt një qeverisjeje të rregullt, që i rri larg dhunës.
Në të njëjtën kohë, duhet të ketë edhe ndëshkime ndaj atyre që mbështesin sulmet e raketave apo çdo lloj forme dhune me komunitetin ndërkombëtar duke ruajtur trysninë ekonomike mbi Hamasin dhe duke pranuar që Izraeli do ta godasë ashpër Hamasin për të ruajtur besueshmërinë dhe sigurinë në vend. Izraeli dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të marrin përsipër edhe rreziqe politike duke u përpjekur ta fusin në vathë Hamasin – ose të nisin përgatitjet për vitin e ardhshëm.
Përktheu Rudina Dahri






