Fitorja e skuadrës së Celtikut përballë një prej gjigantëve të futbollit siç është Barcelona e Lionel Mesit në ndeshjen e Ligës së Kampioneve, e ka emocionuar pa masë këngëtarin Rod Stewart, aq sa nuk i ka mbajtur dot lotët teksa e ndiqte përballjen nga stadiumi.
Skocezët e Celtik mundën 2-1 Barcelonën në një ndeshje emocionuese ditën e djeshme dhe Stewart, një tifoz i zjarrtë i skuadrës së tij, duket se e ka përjetuar moment pas momenti sfidën e rrallë. Pas dy golave të Celtik, që luajti si një skuadër e madhe, Barcelona ngushtoi rezultatin me golin e Mesit në fund të pjesës së dytë, por kjo nuk ua errësoi dot fitoren skocezëve, të cilët tashmë janë pranë kalimit për në fazën e mëtejshme të Ligës së Kampioneve.
Përfundimi i ndeshjes i ka çuar në delir sportdashësit në stadium, ndërsa momentet e përlotjes së 65-vjeçarit Stewart ka bërë xhiron e botës në të gjitha sajtet.
Home »
» Rod Stewart përlotet pas fitores së Celtik ndaj Barcelonës (Video)