Me golin e katërt sezonal, Bastian Schweinsteiger e hapi takimin pesë minuta pa u mbyllur pjesa e parë (40’).
Porsa filloi fraksioni i dytë (48’), Thomas Mueller e dyfishoi epërsinë e mysafirëve.
Një bashkëpunim me Franck Ribery e shfrytëzoi Toni Kroos për ta vulosur fitoren e bavarezëve (53’).
Pas kësaj fitoreje, Bayern Munichu qëndron shtatë pikë para përcjellësve të parë, Schalke dhe Frankfurt.





