Ribery: Dua ta përfundoj karrierën te Bayerni

Mesfushori i Bayern Munichut, Franck Ribery, ka deklaruar se ndjehet shumë mirë te klubi aktual dhe shpreson ta përfundojë karrierën në Allianz Arena.

“Që nga viti i kaluar, çdo gjë po shkon mirë. Unë jam në gjendje të mirë fizike dhe më është qartësuar koka”.
“Bayerni është familja ime. Unë jam shumë, shumë, i lumtur këtu dhe shpresoj që ta përfundoj karrierën time këtu”, është shprehur francezi për Kicker.

Ribery ka realizuar katër gola dhe gjashtë asistime në tetë ndeshje këtë stinor në Bundesliga.