Ramos pranon sherrin me Murinjon

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Serxho Ramos, ka pranuar se në të kaluarën ka pasur disa mosmarrëveshje me teknikun e Realit, Zhoze Murinjo. “Në të kaluarën me Murinjon jam përplasur disa herë. Kemi pasur disa mosmarrëveshje, por të cilat i kemi sqaruar ballë për ballë. Tani mes nesh raporti është shumë i mirë. Problemet i kemi hedhur pas krahëve dhe vazhdojmë të punojmë normalisht me njëri-tjetrin”, – tha Ramos.