Braziliani 22-vjeçar po luan rol të rëndësishëm këtë sezon te Djajtë e Kuq, ndërsa trajneri beson se mund të arrijë nivelet e ish-kapitenit të United.
I pyetur nëse Rafael mund të bëhet po aq i mirë sa Neville, Ferguson ka thënë:
“Definitivisht, nuk ka dyshim për atë. Rafael ka padyshim më shumë talent. Ai është një brazilian që stërvitet si bishë”.
“Nuk mungon kurrë në stërvitje – djaloshi është një fanatik futbolli. Kur shkon në shtëpi gjatë verës, ai luan çdo ditë me ekipin e tij të rrugës në Brazil”.





