La Gazzetta dello Sport ka shkruar më herët gjatë javës se klubi nga kryeqyteti francez është duke e menduar një ofertë prej 100 milionë eurosh për asin portugez, por kjo sipas sheikut Al-Khelaifi nuk do të ndodhë.
“Cristiano Ronaldo është lojtar i madh, por ai është nën kontratë me Real Madridin. Unë nuk kam biseduar me askënd te Real Madridi”, ka thënë Al-Khelaifi./





