
Paris Saint Germain është duke përgatitur ofertë në vlerën e 125 milionë eurove për sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Mediat franceze bëjnë të ditur se pronarët e PSG janë të bindur se mund ta sigurojnë Ronaldon, tash pasi negociatat për vazhdimin e kontratës te Reali kanë ngecur.
Një shumë e tillë nuk do të ishte problem për pronarët arab të klubit francez, të cilët tashmë kanë arritur marrëveshje që nga viti i ardhshëm të harxhojnë rreth 925 mijë euro në javë për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, për të mbuluar edhe taksat prej 75 % të ligjeve franceze.
Reali pagoi 96 milionë euro për Ronaldon kur e transferoi atë nga Manchester United tre vite më parë dhe mundësia e përfitimit nga shitja e portugezit do të ishte një lehtësim për presidentin Florentino Perez, duke marrë parasysh problemet ekonomike të Spanjës.