Kombëtarja portugeze vuajti gabimet në mbrojtje, ndërsa Gaboni arriti ta ndalë në një barazim 2-2 në Afrikën Perëndimore. Një penallti për secilën pjesë, e para për një faull të rëndë të Silvios dhe e dyta për prekje të topit me dorë në zonë, i dhuruan kombëtares afrikane një rezultat historik ndaj "Brazilit të Europës".
Pici dhe Hugo Almeida u duk sikur do t’u jepnin një fitore të lehtë djemve të Paulo Bentos, por edhe pse Portugalia kishte hedhur në fushë titullarë si Moutino apo Pepe, pa depërtimet e Nanit dhe Ronaldos nga krahët e kishte të vështirë të nënshtronte Gabonin.
Pavarësisht dominimit të ndeshjes nga miqtë në Librevilë, ata u ndëshkuan në minutën e 32-të nga Madinda. Vetëm 3 minuta zgjati avantazhi i vendësve në Librevil, pasi përgjigjet sulmuesi i Deportivo La Coruna, Pici, edhe ky mepenallti. Almeida kalon në avantazh Portugalinë pas një ore lojë, por vendësit do të barazonin me një tjetër penallti të Pokos 20 minuta nga fundi. /albeu.com/