Presidenti i rizgjedhur i SHBA-ve, Barack Obama i cili është duke zhvilluar një tur zyrtar vizitash nëpër vendet e Azisë Juglindore, është vënë në qendër të mediave, pasi mesa duket nuk ka arritur t’i rezistojë dot sharmit të kryeministres së bukur tajlandeze,Yingluck Shinawatra dhe dukshëm ka flirtuar me të.
Takimi mes dy liderëve ka qenë aq i ngrohtë dhe i përzemërt, sa nuk i ka shpëtuar syrit të vëmendshëm të medias. Obama dhe Shinawatra bënë shaka pa fund dhe qeshën gjatë gjithë darkës zyrtare në shtëpinë qeveritare në Bangkok, ku ishte e ftuar edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton.








