Moikom Zeqo dhe Dëshira Jazexhiu
“Flamuri që ringjalli një komb”
Botoi: “Erik”
Çmimi: 800 lekë
Në kuadrin e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe themelimit të shtetit modern shqiptar, është promovuar libri enciklopedik “100 vjet Pavarësi – Flamuri që ringjalli një komb” me autorë dr. Moikom Zeqon dhe Dëshira Jazexhiun. Ky libër hedh dritë mbi aktin historik të ngritjes së flamurit më 28 Nëntor 1912, duke respektuar parametrat shkencorë, paraqitjen korrekte të ngjarjeve historike, që përgatitën dhe u finalizuan me shpalljen e Pavarësisë. Botimi përmban të dhëna për figurat kryesore kombëtare, të kulturës dhe politikës, heronjtë e kryengritjeve popullore dhe në shumë raste edhe informacione e fakte historike të panjohura deri më sot. Në libër i është dhënë rëndësi jo vetëm dokumentacionit origjinal, por edhe paraqitjes grafike, në mënyrë që lexuesi i gjerë, por edhe i specializuar, të krijojë ide sa më të sakta për ngjarjen e madhe të Shpalljes së Pavarësisë.
“E zhveshur përpara teje”
Përktheu: Meril Orti
Botoi: “OMSCA-1”
Çmimi: 1000 lekë
Sylvia Day është një nga ato shkrimtare të cilat kanë bërë një sërë punësh të pazakonta, që nga punonjëse e argëtimit në park e deri te përkthyese nga rusishtja për llogari të Shërbimeve Sekrete të Ushtrisë Amerikane. Veprat e Sylvia-s janë konsideruar si “aventura të jashtëzakonshme” prej “Publishers Weekly” dhe “magjike e argëtuese” prej “Booklist”. Romanët e saj janë përkthyer në shumë gjuhë të botës: rusisht, japonisht, portugalisht, gjermanisht, çekisht, italisht dhe tajlandisht. Ajo sapo ka përfunduar “E pasqyruar te ti”, vazhdimi i “Lakuriq përpara teje”, roman që do të dalë sot në qarkullim në SHBA e që po përkthehet edhe në gjuhën shqipe.
Autori maqedonas Popovski ka përdorur dokumente të arkivit
Historiani maqedonas, Vllado Popovski në veprat e tij shkencore “Lëvizja Kombëtare Shqiptare nga viti 1830 deri në vitin 1912 dhe Marrëdhëniet shqiptaro-ruse në vitet e 20 dhe 30 ta të shekullit 20-të” në mënyrë objektive i qaset historisë kombëtare të shqiptarëve. Sipas Popovskit pavarësia e Shqipërisë nuk ishte dhuratë nga dikush, por ishte rezultat i përpjekjeve shekullore të shqiptarëve për shtetësinë e tyre dhe më tepër i përshkruhet unitetit që shqiptarët dëshmuan në momentet vendimtare për shpalljen e pavarësisë në vitin 1912, gjë të cilën nuk e arritën maqedonasit. Popovski u shpreh se këto vepra kanë për qëllim që të njohin qytetarët maqedonas me të kaluarën e shqiptarëve dhe rrugëtimin e tyre deri në arritjen e pavarësisë.
“Maqedonasit duhet ta dinë historinë e shqiptarëve, pasi deri më tani shumë pak e njohin atë, ajo shumë pak është mësuar në shkolla dhe ndaj historisë së shqiptarëve ka pasur shumë stereotipe, që janë pasojë e ndikimit të faktorit serb dhe dominimit të historiografisë serbe ndaj asaj maqedonase, pasi Maqedonia ka qenë pjesë e shtetit të përbashkët jugosllav, ku bënte pjesë Serbia”.
Ndërsa historiani Skender Hasani deklaroi se veprat e Popovskit në mënyrë të argumentuar, duke ofruar fakte juridike dhe historike trajton objektivisht dhe pa ngarkesa etnike, rrugëtimin e shqiptarëve deri në shpalljen e pavarësisë së shtetit të tyre:
Popovski tha se për dallim nga politika ruse, shkenca historiografike në Rusi ka mbajtur qëndrime më objektive ndaj shqiptarëve dhe këtë e vërtetojnë edhe veprat e botuara historike. Veprat e profesorit të historisë Vllado Popovski u botuan në gjuhën maqedonase, ndërsa së shpejti do të botohen edhe në gjuhën shqipe.
Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Shqipërisë është duke botuar koleksionin e plotë me rreth një mijë dokumente të qeverisë së Ismail Qemalit, në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Arkivi do të botojë në një libër të rrallë gjithë dokumentet e ruajtura dhe të shqipëruara me kujdes nga njohësit më të mirë të turqishtes së vjetër, raporton VoA.
“Shumica e këtyre dokumenteve janë në gjuhën osmanishte, dhe një pjesë e vogël në gjuhën shqipe - thotë drejtorja e arkivave shqiptare, Nevila Nika. - Botimi i arkivit të shtetit do t’i sjellë ato të gjitha në gjuhën shqipe, shoqëruar me faksimile të origjinaleve ku spikat nënshkrimi i Ismail Qemalit, themeluesit të shtetit të pavarur”.
Trazirat e shumta politike dhe ushtarake mendohet se kanë zhdukur një pjesë jo të vogël të dokumenteve të qeverisë së parë të shtetit të pavarur shqiptar. Nga ato që shpëtuan, një pjesë e madhe e këtyre dokumenteve të qeverisë së përkohshme të Vlorës janë mbledhur nga Instituti Shqiptar i Kulturës para Luftës së Dytë Botërore dhe një pjesë tjetër u dorëzuan në arkiv pas Luftës së Dytë Botërore. Drejtorja e arkivave shqiptare, Nevila Nika, shprehu keqardhjen që ende nuk gjendet akti origjinal i pavarësisë, por ai do të përfshihet në këtë botim nga një fotografi mbi origjinalin që është gjendur në fototekën Marubi.
Botimi i ri dokumenteve të qeverisë së përkohshme të Vlorës bazohet në punën e jashtëzakonshme profesionale të disa arkivistëve të hershëm që ishin edhe bashkëkohës të Ismail Qemalit si Jonuz Tafilaj, Haki Sharofi, Nezir Leskoviku, Andrea Sahatçi, që i kanë sjellë dokumentet në shqip, me shpjegime të detajuara.
Drejtuesit e arkivave të Shqipërisë pohojnë se sektori i shërbimit me qytetarët po përballon një punë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti sepse është rritur ndjeshëm numri i vizitorëve dhe studiuesve që kërkojnë të shohin dokumente arkivale. Të nxitur dhe frymëzuar nga 100 vjetori i pavarësisë së shtetit shqiptar, mijëra qytetarë nga gjithë anët e Ballkanit dhe botës po i kërkojnë arkivit kopje të dokumenteve nga më të larmishmet, të cilat tani mundësohen lehtësisht si me printime ashtu edhe me metoda digjitale. Ndaj botimi i koleksionit të plotë të dokumenteve të qeverisë së Ismail Qemalit shihet si një detyrim për të kënaqur kërkesat e publikut, dhe për të plotësuar bibliotekat e kujtdo qytetari të interesuar për historinë e Shqipërisë.
“Nëse askush nuk do të interesohet, partiturat do të thërrmohen”. Vera Ibrahimi ka bërë edhe njëherë apel në aktivitetin përkujtimor që u organizua dje për bashkëshortin e saj, kompozitorin e njohur Feim Ibrahimi. Miq, kolegë, ish-nxënës të tij, në çdo rast, duke folur për krijimtarinë e tij, theksuan faktin se ai ishte i guximshëm, duke iu referuar në këtë rast përpjekjeve për të sjellë elemente të reja në zhvillimin e muzikës shqiptare. Dje, në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes, në këtë aktivitet të realizuar me nismën e studiuesit Vaso Tole, bashkëshortja e kompozitorit u ndal të fliste për Feimin si njeri, por edhe për pasurinë artistike që ai ka lënë pas. “Fatkeqësisht në vendin tonë nuk bëhet asgjë për ruajtjen e partiturave origjinale. Nuk flas për këtë problem duke menduar vetëm Feimin, por të gjithë kompozitorët e tjerë që përbëjnë vlerë kombëtare, e veçanërisht ata që nuk jetojnë më, e që po t’i numërosh me gishtat e dorës, nuk bëhen më shumë se 5. Nuk është bërë asgjë për botimin e veprave të tyre. Janë mijëra faqe partiturë të shkruara me laps, të cilave me kalimin e viteve do t’u fshihen notat. Një pjesë të mirë të partiturave të tij ne i ruajmë në kushtet e shtëpisë, disa ruhen në arkivat e Teatrit të Operës dhe Radiotelevizionit Shqiptar, po ku sërish nuk janë parametrat që kërkohen në arkiva. Do të vijë një kohë kur veprat do të thërrmohen dhe nuk e ekzagjeroj kur flas me këto terma. Letra është letër dhe lapsi është laps. Eksperiencat e arkivave tregojnë se po nuk u ruajtën në kushte optimale, shumë shpejt do të prishen. Të paktën disa nga veprat më madhore të tyre duhet të dixhitalizohen”, shprehet bashkëshortja e kompozitorit. Sipas saj, ndonëse këtë problem e ka ngritur disa herë, nuk ka pasur as më të voglën ndjeshmëri apo angazhim për të rregulluar diçka. Për sa i përket fondit të Feimit, deri më tani është dixhitalizuar baleti “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë” nga Teatri i Operës dhe disa të tjera të kompjuterizuara nga vajza e tyre pianiste.
Këto Vera i quan iniciativa sporadike. “Nuk ka pasur asnjë interesim deri më tani, por kuptohet që këto janë investime të mëdha dhe mund të bëhen vetëm me një sipërmarrje nga ana e shtetit”, thekson Ibrahimi. Sipas saj, në shtëpi ka disa vepra të papërfunduara të Feimit, siç ndodh me të gjithë artistët kur largohen. Ajo shpreson se do të jenë pasuesit e tij ata që ndoshta një ditë do të vihen të punojnë mbi to e t’i përfundojnë. Mungesën e interesimit deri më tani, e justifikon me vrapin e jetës, ku çdokush ngutet. Zana Shuteriqi, duke folur për Feim Ibrahimin, e konsideroi atë si “bartës i proceseve emancipuese në muzikologjinë shqiptare. Atë e karakterizonte etja që kishte për të provuar dhe eksperimentuar”. Dirigjenti Eno Koço solli në këtë takim kujtimet e tij personale, duke folur për atë që e dallonte Feim Ibrahimin: “Që në krijimet e para, Feimi do të fliste krejt ndryshe nga ajo që ishte shkruar dhe do të shkruhej edhe 25 vjet më pas”. Ndërkohë që Nestor Kraja u fokusua kryesisht te muzika e filmave që ka realizuar kompozitori. Krijoi muzikë filmi që në fillim, një vit pasi kishte mbaruar konservatorin. “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Kur zbardhi një ditë”, “Pylli i lirisë”, “Shembja e idhujve”, “Ballë për ballë” etj., mbajnë firmën e tij. “Nuk janë shumë, gjithsej tetë filma, por kanë shumë vlerë, sepse në këto melodi mund të zbërthehet shumëçka”, ka theksuar Kraja. Në fjalimet e tyre, të pranishmit nuk harruan të përmendin rastin e censurimit të veprave të tij.
Kanë qenë dy të tilla: koncerti nr. 2 për piano, luajtur vetëm një herë pas 20 vjetësh më 1995-n nga vajza e tij dhe koncerti për oboe dhe orkestër, që pati vetëm premierën dhe nuk është ekzekutuar më. Sa e vuante Feim Ibrahimi këtë censurë? “Aq shumë e ka vuajtur, sa në vitin 1978, kur ishte 43 vjeç, është sëmurur nga zemra dhe nga zemra vdiq. Një prej kardiologëve tanë më të mirë, doktor Pandeli Cina, e ka ndjekur vazhdimisht dhe e ka parë sa ka vuajtur Femiu. Pas çdo vepre e pas çdo kritike merrte kura. Megjithatë ai kur ulej të shkruante, e bënte siç donte vetë. Thoshte shpesh se krijimtaria është si çështja e fëmijëve jo të ligjshëm, kur ti s’i pret, dalin e thonë jam këtu. Nëse neglizhon në një vepër, qoftë edhe një gjë të vogël, një ditë do të ekzekutohet diku dhe nuk dua të më vijë turp për ato që kam shkruar”, tregon bashkëshortja e kompozitorit. Ndonëse pranon se veprat e tij ekzekutohen edhe sot, e në këtë pikëpamje është e kënaqur, kur flitet për të drejtën e autorit ajo ka vetëm një fjalë: “Është nul, nuk ekziston fare. Në fillim morëm diçka me pikatore, prej 4 vjetësh asgjë”. Në dorë mbante dje një dosje me korrespondencat e Feimit me personalitete europiane të muzikës. Ishin të shkruara në frëngjisht dhe datonin nga viti 1994-1997, kohë kur kompozitori u nda nga jeta. “Ka një mori korrespondencash që unë i kam klasifikuar. Janë letërkëmbime me personalitetet më të mëdha të muzikës europiane, por edhe amerikane, ku shprehet interesi i tij mbi të gjitha për brezat e ardhshëm të kompozitorëve shqiptarë, për të shkuar në vende të ndryshme pranë institucioneve të rëndësishme për specializime. Për momentin më duket sikur janë pronë e imja, por ndoshta në një të ardhme duhen botuar, sepse shpalosen mendimet e tij për muzikën shqiptare”, thekson Vera Ibrahimi.
Emri i Orhan Pojanit ka qenë i mirënjohur qysh në kohën kur përgatitej pavarësia e Shqipërisë. Së bashku me Jovan (Jani) Kosturin dhe Thimi Markon, përbënin një trini që la gjurmë të denja historike në jetën e qytetit të Korçës. “Përlindja e Shqipëniës”, gazeta më e afërt me qeverinë e Vlorës, në numrin e saj të 27, datë 20 nëntor 1913, në nderim të veprës së Orhan Pojanit shkruante: “Vetëm tre dit rrojti në Vlonë, në tokën e Shqipëriës së lirë, sepse qe i sëmurë e s’para dilte nga shtëpia. Por as sëmundja, as lutjet e atyne që kish përqark, nuk mundën ta mbajnë mbyllur në shtëpië ditën kur Vlona dhe e tânë Shqipëria e lirë kremtonte ngritjen e flamurit. Ky njeri kish vojtur një jetë të tânë që të shohë një ditë të tillë”. Ndërsa në vetë pohimet e Orhan bej Pojanit, kjo gazetë shkruan: “Tani që e pashë edhe unë këtë flamurin me shqiponjë munt të më marrë zoti; jam i lumtur”.
Katër vjet më vonë, për Orhan bej Pojanin do të shkruante shkrimtari-komit që demaskoi “honxho-bonxhot”, Mihal Grameno. Fillimi i shkrimit të tij përkujtimor, me titullin “Punëtorët”, që u botua në gazetën “Koha” më 1917, është nga më befasuesit: “I ngadalshëm … i ngadalshëm dhe kurdoherë i ngadalshëm … ishte një nga punëtorët kombëtarë. Pandehje se prej këtij njeriu nuk mund të pritej as ndonjë dobi dhe ai që e njihte për herë të parë mund të tallej me të. Megjithatë … gjithë kombëtarët e nderonin dhe e çmonin si një nga ‘punëtorët’ e mëdhenj të themelimit kombëtar”. Gjithnjë me të njëjtën fuqi realizmi dhe me humorin cilësues M. Grameno shkruan: “Kishim gjetur belanë me të ndjerin, se s’kishte ditë që të mos na mblidhte në këshillë për të biseduar dhe për të gjetur mënyrat qysh të mbaheshin shkollat”. E tillë kishte qenë gjithë jeta e Orhan Pojanit: e pabujshme, e heshtur, pa beteja të mëdha me asqerin dhe administratën osmane, por plot veprim kulturor në dobi të një Shqipërie kombëtare.
Në krye të klubit “Dituria”, Orhan Pojani qe njëri prej më të dalluarve për përgatitjen e kongresit të alfabetit, Kongresit të Manastirit. Kur lufta kundër shkronjave shqipe u ashpërsua, ai iu drejtua bashkëvendësve të vet që “të hapmë shkollën shqip të djemve me një sistemë të re: shkolla ka pesë rreshte (klase) edhe pesë mësonjës; në këtë shkollë, përveç Shqipes, do të mësonen edhe turqishtja, gërqishtja, anglishtja e frëngjishtja” (AQSH., F. 102, V. 1908, D. 86, fl. 1). Pikërisht për këtë shoqëri e kishte fjalën Grameno kur shkruante se na mblidhte ditë për ditë për të na kërkuar mendime.
Historiografia shqiptare ka qenë disi e pavëmendshme ndaj “punëtorëve” të tillë. Sepse në traditën e saj, të hershme e të mëvonshme, ka qenë kryesisht madhështimi i kaçakut, komitit, atentatorit, “atij që t’i numëron shtatë në ballë”. Kurse njerëzit si Orhan Pojani, për të cilin M. Grameno shkruan se ishte aq i ngadaltë sa të mos besoje se mund të bënte diçka të dobishme, kanë qenë jashtë syrit të saj. Sepse ai nuk ishte luftëtari kombëtar, por punëtori kombëtar. Dhe për punëtorin kombëtar ka kohë, pret historia gjithnjë.
Nuk është vetëm Orhan Pojani që e ka provuar fatin e harrimit prej historisë. Bashkë me të, të lidhur në të njëjtën çështje, ishin, veç Thimi Markos e Jovan Kosturit, edhe i vëllai, Samiu; Qamil Panariti e Idhomene Kosturi, emrat e të cilëve mund të gjenden vetëm në skedarët e arkivave. Në 25-vjetorin e vetëqeverimit, një komision i posaçëm intelektualësh punoi për të rindërtuar biografitë e veprimtarëve të periudhës historike që përgatiti pavarësinë dhe me këtë rast u sintetizua shkurtimisht edhe jetëshkrimi i Orhan Pojanit, në fund të të cilit thuhet se “fotografi nuk ka”. Në këto dokumente, duke iu referuar treshes Orhan Pojani, Thimi Marko dhe Jovan Kosturi thuhet se ata u përpoqën “me mish me shpirt që gjuha shqipe të virej në shkollat elenishte e turqishte të asikohe” (AQSH, F. 170, V. 1937, D. 50, f. 24). Orhan Frashëri veproi pa bujë për rilindjen mendore e shpirtërore të shqiptarëve. Ai gjeti gjithnjë zgjidhjen e duhur për të mos lejuar që dallimi, duke përfshirë dallimin fetar, të bëhej pengesë për këtë. Kur në Korçë u hap fjala se shkolla e parë shqipe ishte shkollë e të krishterëve, ai vuri në veprim veten dhe familjen e tij për t’u dëshmuar myslimanëve se kjo ishte një gënjeshtër. Dhe për këtë nuk duhej propagandë, por një veprim i shpejtë.
Një datë historike ndaj së cilës dijetarët janë të vëmendshëm është 7 marsi i vitit 1878, dita kur u hap e para shkollë shqipe. Para se të ndodhte kjo, në Korçë, Orhan Pojani dhe miqtë e tij kishin bërë gjithçka që kishin mundësi të bënin për ta futur mësimin shqip në ato shkolla që ekzistonin, në mënyrë që rruga e një shkolle kombëtare të bëhej më e lehtë. Dhe, për të mos dhënë shkas që mësimi shqip të konsiderohej si kundërvënie ndaj perandorisë, bashkë me shqipen ata propozonin të mësohej edhe frëngjisht e anglisht. Të tre, në funksion të këtij qëllimi, u bënë këshilltarë të shkollës, me qëllim që “të shkonte puna mbarë”, siç thuhet në një këngë korçare. Orhan Pojani njihet si “një nga themellonjësit e shkollës shqipe në Korçë, mbrojtës i kësaj shkolle, kurdoherë edhe dhuronjës i madh me të holla për përmbajtjen e tyre dhe të mësuesve” (AQSH, F. 170, V. 1937, D. 50, fl. 65). Ashtu si i vëllai, Samiu, “nuk ishte njeri i dyfegut, por ka qenë ndër mëmëdhetarët më zemërkthjellët që dinte të luftonte me pendë dhe të punonte për një bashkim kombëtar të sinqertë” (po aty, fl. 73). Ndërsa Thimi Marko hapte shtëpinë e tij për të pritur mësuesin e parë të shkollës shqipe, së bashku me Orhan Pojanin dhe Jovan Kosturin regjistroheshin vullnetarisht si “eforë e arkëtarë” të kësaj shkolle, derisa ajo u mbyll nga administrata osmane.
Hapja e shkollës së parë shqipe nuk mund të përfytyrohet pa punën e këtyre tre burrave të urtë, që bashkuan vullnet e pasuri për të arritur që të bëhej e vërtetë ëndrra e Rilindjes për një shkollë kombëtare, ëndërr që kishte nisur qysh me Akademinë e Voskopojës, kolegjet dhe seminaret arbëreshe, por ishte ndërprerë për shkaqe që dihen. Ndërsa Sami Pojani merrte pjesë në Kongresin e Manastirit si delegat i Korçës, Orhani do të dallohej si veprimtar intuitivisht i orientuar drejt, kur një gjysmë viti më pas kundërshtoi vendimet e xhonturqve që propozonin pikërisht atë që kishte satirizuar A. Z. Çajupi, fenomenin Adhamudh, abetaren e tij, me shkrim latin, por nga e djathta në të majtë. Në të vërtetë, Kongresi i Dibrës diçka të ngjashme lejoi: të shkruhej shqipja dhe të mësohej në shkolla, por me alfabetin e osmanishtes.
Po pse Orhan Pojani, Thimi Marko, Jovan Kosturi, Qamil Panariti, Idhomene Kosturi dhe mjaft të tjerë, megjithëse komisioni i 25-vjetorit të vetëqeverimit (1937) i kishte në vëmendje, kanë mbetur gati krejt të harruar? Jo vetëm për faktin që ata s’qenë luftëtarë komitë si ata që dilnin çetave dhe luftonin me armë ushtrinë osmane. Ka dhe një arsye tjetër: ata ishin pjesa më e pasur e Korçës, dhe, duke dhuruar vetë ndihma për shkollën shqipe, nxitën shoqëritë patriotike kudo që ishin, duke përfshirë atë të Bukureshtit, për të bashkuar kontribute në para për nismën që ishte ndërmarrë. Përgjithësisht pjesa e prapavijës ekonomike është nënçmuar edhe për ngjarje të tjera, si Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Por ardhja deri tek pavarësia nuk mund të kuptohej pa këto dy faktorë: luftën me dije e mbështetjen me pasuri.
Drejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike, Ardian Marashi, i cili ka qenë edhe kuratori i albumit, theksoi se ky është një botim që në këtë përvjetor, përpiqet të krijojë një imazh sa më të qartë të Shqipërisë që nga Ilirët deri në ditët e sotme. “Një album që do të zëvendësojë imazhin e deformuar që i kemi ngritur vetes”, ka theksuar Marashi. Kryeministri Sali Berisha, i ftuar nderi në aktivitet, duke folur për albumin, e konsideroi atë si një fotografi e shkëlqyer e kombit tonë. Duke bërë një kronologji të momenteve më të rëndësishme historike, qëndresat dhe figurat që kanë spikatur në to që nga Skënderbeu, Ismail Qemali e të tjerë, theksoi se “ky 100-vjetor duhet të jetë një mundësi reflektimi. Nëse hedhim një vështrim në 100 vitet që shkuan, në një mijë vite apo edhe më herët, ne kemi një histori nga më uniket. Dua t’i përgëzoj autorët se kanë paraqitur të vërtetat tona historike, me momente me të cilat kemi të drejtë të krenohemi, ashtu siç ka faqe të historisë sonë, me të cilat duhet të turpërohemi”, ka theksuar Kryeministri Berisha. Fotografitë janë lënda bazë e albumit, duke vendosur atje ku ka qenë e domosdoshme edhe shënime. Autorët kanë dashur të theksojnë se në paraqitjen e fotografitë historike të ngjarjeve, por edhe personaliteteve të shumta, të kuruara në detaje, nuk janë përjashtuar ata që më parë kanë qenë të lënë në harresë. “Në këtë album, përfshihen pa asnjë përjashtim ngjarje dhe sidomos protagonistë të historisë shqiptare me kontributin e tyre të njohur, pak të njohur ose më keq të harruar apo të mbivlerësuar nga historia e diktaturës. Albumin e konceptuam si një vazhdimësi periudhash të historisë së popullit, ku peshën kryesore e zë periudha e shpalljes së pavarësisë. Fillohet me dëshmitë më të rëndësishme nga prehistoria deri në Antikitetin e vonë e Mesjetën, me synimin që të përftohet njohja e zhvillimit të vendit, të përfshirjes në perandoritë e mëdha të kohës si të barabartë. Më tej, një vend i rëndësishëm në album i kushtohet Rilindjes Kombëtare, figurave qendrore të saj që u përpoqën të ngrenë lart linjën atdhetare të shqiptarëve, të hapin shkollat në gjuhën shqipe me shkrimin e alfabetit të Kongresit të Manastirit. Siç thamë, vendin kryesor e zë pavarësia. Drejtuesit kryesorë të shqiptarëve me në krye Ismail Qemalin, e kuptuan se pavarësia shpëtonte zhdukjen e Shqipërisë. Në album vijnë si një tërësi të gjithë delegatët e aktit të pavarësisë dhe pjesëmarrësit në kuvend, pa përjashtuar asnjë nga ata që kanë qenë përjashtuar për motive që i njohim. Periudhat që do të vijnë më pas si Kongresi i Lushnjës, institucionet, jeta parlamentare, legjislacionet e personalitetet, ilustrohen me besnikëri dhe me fotografi të kohës që nuk mungojnë. Blloku i fundit fillon me pushtimin italian, me rezistencën ndaj tij, me organizimin e luftës, me forcat politike të kohës dhe sidomos ngjarje dhe personalitete pak të njohura e të fshehura, sepse qenë armiq të komunizmit dhe diktaturës. Periudha e regjimit komunist jepet me të dyja aspektet, ndërtimin dhe ndryshimet ekonomike, njëherazi dhe me dhunën masive ndaj kundërshtarëve politikë dhe intelektualëve. Në rrjedhë kronologjike jepet lufta e bashkatdhetarëve tanë përtej kufijve për të drejtat e tyre politike e njerëzore. Albumi mbyllet me rrëzimin e diktaturës, për të vazhduar me ngjarjet më të rëndësishme që pasuan si afrimi me Bashkimin Europian, me NATO-n, Çlirimin e Kosovës dhe Pavarësinë e saj. Do të jenë ata që do të vijnë pas nesh që do ta ilustrojnë me hollësi dhe vërtetësi këtë periudhë”, ka theksuar Aleksandër Meksi. Xhevair Lleshi, shkrimtar dhe njëkohësisht botues i “Uegen”, duke folur për idenë e krijimit të këtij albumi, u është referuar fjalëve të Lef Nosit në festimin e 25-vjetorit të pavarësisë. “Ditën që bëhej i njohur albumi i 25-vjetorit të pavarësisë kombëtare, më 28 nëntor 1937, Lef Nosi vuri në dukje se ajo ishte një datë e thjeshtë, por që do të kujtohej shpesh, sepse për emër të Zotit qenë të pranishëm në 25-vjetorin e pavarësisë dhe se ishin të lumtur që jetonin në atë përvjetor. Dhe ne, për një analogji krejt të rastësishme mund të krenohemi që ia mbërritëm kësaj dite, por jemi katërfish më të gëzuar se Lef Nosi, pasi ky është një shekull. Duke mbyllur faqen e fundit të këtij albumi, na duket ende sikur po mbyllim një derë plot kërkëllima pas nesh, madje na duket sikur telat me gjemba të historisë i ndiejmë teksa u ngulen njerëzve në mish. Por, sidoqoftë, ky çast do të mbetet tejet i largët, duke na qëndruar pranë me një vetëdije të pakrahasueshme”, ka thënë Lleshi. Albumi mbyllet me një simbol që shënon një tjetër rilindje, me “New Born” që gjendet në Prishtinë.
Në ditët e sotme një ndër temat më aktuale është muzika. Muzika si art, muzika si nevojë e trurit, muzika si shije, muzika si profesion e kjo e fundit vërehet dukshëm që është më në vëmendje.
Tendencat për tu bërë artistë gjithnjë kanë ekzistuar edhe sot më shumë se kurrë dëshira për tu bërë VIP mund të quhet si një epidemi e ditëve të sotme. Industria e muzikës është mjaft e gjerë andaj janë të shumtë këngëtarët që e kanë pushtuar skenën muzikore dhe dita ditës po shtohen dhe më shumë. Disa artistë japin një interpretim anakronik të botes, dhe përjetojnë aventura që nuk dihet se ku mbarojnë. Bëjnë veprime, të cilat janë në shkëputje të plotë me arsyen në mënyrë që të jenë në qendër të vëmendjes.
Marrëdhëniet me publikun janë një çështje serioze, efikase dhe patjetër duhet t’ju kushtohet një vëmendje. Duhet mbajtur një ekuilibër midis publikut dhe artistit sepse nuk është e gjithë puna vetëm tek krijimi, por në raste të caktuara tek ruajtja dhe ndryshimi i reputacionit ose të imazhit publik.
Për ata që merren më shumë me artin shqiptar, është shumë i kuptueshëm fakti se çdo artistë vuan nga dëshira për ta thyer monotonitë dhe tabutë, duke u munduar të jetë më origjinal, dhe të gjejë mënyra të përshtatshme për publikun. Por, sa keq që këtë e arrinin shumë pak emra. Të tjerët janë “Copy Paste”.
Po të klikosh në youtube me muzikë shqip do të shfaqet një listë e tërë me artistë këngëtarë e amator, ca talent e ca imitime të fytyrave të njohura botërore si Beyonce, Jenifer Lopez, Rihanna, Lady Gaga, Nicki Minaj etj.
Kopjime në mënyra të ndryshme deri tek pozicionet, kërcimet, veshjet, prerja e ngjyrat e flokëve.
P.sh. modelin e flokëve të Rihannas e kanë provuar gati gjysma e estradës sonë, duke u munduar ta bëjnë Rihannen shqiptare.
Por pse e bëjnë këtë? - Disa këngëtareve tona u mungon identiteti personal, dhe aftësia për të krijuar diçka të pëlqyeshme për publikun.
Muzika mund të jetë profesioni më i lehtë për të bërë para, mirëpo trevat shqiptare janë treg i vogël, më shumë përfitojnë ata që shesin sesa ata që krijojnë.
Aq më tepër kur shumica e këngëtarëve nuk e lënë pas dore teknikën muzikore domethënë nevojën e përmirësimit të disa tingujve.
Megjithëse muzika është mjet më i lehtë i komunikimit, problemi qëndron tek vlera e një artisti, tek krijimtaria e tij sepse fama mund të arrihet lehtë me dy-tri videoklipe, por ajo është jetëshkurtër dhe nuk zgjatë shumë, edhe vetë jemi dëshmitarë të shumë e shumë emrave të cilët, dikur kanë qenë emra të njohur, por me kohë u shuan dhe sot nuk janë më në skenë. Në mendjen e publikut gjithmonë do të qëndrojnë më të mirët që si pikë kyçe kanë talentin, zërin, pse jo dhe bukurinë, qëndrimin në skenë, elemente që e dallojnë atë nga të tjerët dhe që nuk konsumohet lehtë por çdo herë ofron diçka më ndryshe, të re, dhe të pëlqyeshme për sy e vesh, sepse të jesh vetvetja origjinali, e jo kopja ose kloni i dikujt tjetër, të kesh stil të veçantë, paraqitje skenike thjeshtë IDENTITET.
Mund të them se kemi numër të mjaftueshëm të këngëtarëve por jo edhe cilësi. A ka nevojë publiku shqiptarë për kaq shumë këngëtarë?
Për ata që kërkojnë famë, festivalet janë një plus shumë i madh, është pikërisht ai vendi ku i jepet hapësira promovimit të këngëtarëve të rinj. Qëllimi i festivaleve është që të shndërrohen në një lëvizje që përmes artit, muzikës të vetëdijësojë shoqërinë, e pse jo edhe ta edukojë më mirë.
Festivalet kohëve të fundit janë bërë disi shumë private. Ata përcaktojnë vetë jurinë, ata ndikohen dhe nuk ka më kuptim. Dhe e gjithë kjo për të dal në faqet e para të gazetave, revistave e portaleve të ndryshme në internet.
Problem tjetër është edhe interpretimi live, i cili dita ditës po shtohet, por prapë me ritëm të ngadalshëm. Sikur interpretimi live të ishte më i pranishëm, atëherë jam e sigurt që publiku shqiptar do ta kuptonte shumë më lehtë se cilët janë artistët e vërtetë. Interpretimi live nuk tradhton, pavarësisht nga problemet e mundshme teknike, të cilat në vendin tonë janë të dukshme, por edhe të kuptueshme për një transmetim drejtpërdrejt, sepse interpretimi i gjallë të jep mundësinë të shijosh jo vetëm tingujt e pianos, harqeve, instrumenteve frymore, por edhe aftësinë e këngëtarëve për të përballuar një skenë çfarëdo çoftë ajo, festivali apo të ndonjë lloji tjetër.
Sigurisht që interpretimi live në skenë është më me vlera, ai duhet të jetë në çdo skenë, por duke qenë se disa aktivitete muzikore janë private siç janë festivalet, organizatorët më shumë i kushtojnë rëndësi spektaklit sesa interpretimit.
E bukura e festivalit qëndron në atë se këngët dhe orkestra dëgjohen në interpretim të drejtpërdrejtë. Por sot është bërë shumë e vështirë sepse e gjithë vëmendja është tek paraqitja look-u, dritat në skenë e shumë pak tek kënga.
Shpresoj që në të ardhmen të punohet me shumë dashuri e energji të madhe, në realizimin e projekteve për zhvillimin e muzikës, artit dhe kulturë në përgjithësi. Sepse trevat shqiptare në përgjithësi kanë numër të konsiderueshëm interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, të të gjitha llojeve të muzikës.
Tendencat për tu bërë artistë gjithnjë kanë ekzistuar edhe sot më shumë se kurrë dëshira për tu bërë VIP mund të quhet si një epidemi e ditëve të sotme. Industria e muzikës është mjaft e gjerë andaj janë të shumtë këngëtarët që e kanë pushtuar skenën muzikore dhe dita ditës po shtohen dhe më shumë. Disa artistë japin një interpretim anakronik të botes, dhe përjetojnë aventura që nuk dihet se ku mbarojnë. Bëjnë veprime, të cilat janë në shkëputje të plotë me arsyen në mënyrë që të jenë në qendër të vëmendjes.
Marrëdhëniet me publikun janë një çështje serioze, efikase dhe patjetër duhet t’ju kushtohet një vëmendje. Duhet mbajtur një ekuilibër midis publikut dhe artistit sepse nuk është e gjithë puna vetëm tek krijimi, por në raste të caktuara tek ruajtja dhe ndryshimi i reputacionit ose të imazhit publik.
Për ata që merren më shumë me artin shqiptar, është shumë i kuptueshëm fakti se çdo artistë vuan nga dëshira për ta thyer monotonitë dhe tabutë, duke u munduar të jetë më origjinal, dhe të gjejë mënyra të përshtatshme për publikun. Por, sa keq që këtë e arrinin shumë pak emra. Të tjerët janë “Copy Paste”.
Po të klikosh në youtube me muzikë shqip do të shfaqet një listë e tërë me artistë këngëtarë e amator, ca talent e ca imitime të fytyrave të njohura botërore si Beyonce, Jenifer Lopez, Rihanna, Lady Gaga, Nicki Minaj etj.
Kopjime në mënyra të ndryshme deri tek pozicionet, kërcimet, veshjet, prerja e ngjyrat e flokëve.
P.sh. modelin e flokëve të Rihannas e kanë provuar gati gjysma e estradës sonë, duke u munduar ta bëjnë Rihannen shqiptare.
Por pse e bëjnë këtë? - Disa këngëtareve tona u mungon identiteti personal, dhe aftësia për të krijuar diçka të pëlqyeshme për publikun.
Muzika mund të jetë profesioni më i lehtë për të bërë para, mirëpo trevat shqiptare janë treg i vogël, më shumë përfitojnë ata që shesin sesa ata që krijojnë.
Aq më tepër kur shumica e këngëtarëve nuk e lënë pas dore teknikën muzikore domethënë nevojën e përmirësimit të disa tingujve.
Megjithëse muzika është mjet më i lehtë i komunikimit, problemi qëndron tek vlera e një artisti, tek krijimtaria e tij sepse fama mund të arrihet lehtë me dy-tri videoklipe, por ajo është jetëshkurtër dhe nuk zgjatë shumë, edhe vetë jemi dëshmitarë të shumë e shumë emrave të cilët, dikur kanë qenë emra të njohur, por me kohë u shuan dhe sot nuk janë më në skenë. Në mendjen e publikut gjithmonë do të qëndrojnë më të mirët që si pikë kyçe kanë talentin, zërin, pse jo dhe bukurinë, qëndrimin në skenë, elemente që e dallojnë atë nga të tjerët dhe që nuk konsumohet lehtë por çdo herë ofron diçka më ndryshe, të re, dhe të pëlqyeshme për sy e vesh, sepse të jesh vetvetja origjinali, e jo kopja ose kloni i dikujt tjetër, të kesh stil të veçantë, paraqitje skenike thjeshtë IDENTITET.
Mund të them se kemi numër të mjaftueshëm të këngëtarëve por jo edhe cilësi. A ka nevojë publiku shqiptarë për kaq shumë këngëtarë?
Për ata që kërkojnë famë, festivalet janë një plus shumë i madh, është pikërisht ai vendi ku i jepet hapësira promovimit të këngëtarëve të rinj. Qëllimi i festivaleve është që të shndërrohen në një lëvizje që përmes artit, muzikës të vetëdijësojë shoqërinë, e pse jo edhe ta edukojë më mirë.
Festivalet kohëve të fundit janë bërë disi shumë private. Ata përcaktojnë vetë jurinë, ata ndikohen dhe nuk ka më kuptim. Dhe e gjithë kjo për të dal në faqet e para të gazetave, revistave e portaleve të ndryshme në internet.
Problem tjetër është edhe interpretimi live, i cili dita ditës po shtohet, por prapë me ritëm të ngadalshëm. Sikur interpretimi live të ishte më i pranishëm, atëherë jam e sigurt që publiku shqiptar do ta kuptonte shumë më lehtë se cilët janë artistët e vërtetë. Interpretimi live nuk tradhton, pavarësisht nga problemet e mundshme teknike, të cilat në vendin tonë janë të dukshme, por edhe të kuptueshme për një transmetim drejtpërdrejt, sepse interpretimi i gjallë të jep mundësinë të shijosh jo vetëm tingujt e pianos, harqeve, instrumenteve frymore, por edhe aftësinë e këngëtarëve për të përballuar një skenë çfarëdo çoftë ajo, festivali apo të ndonjë lloji tjetër.
Sigurisht që interpretimi live në skenë është më me vlera, ai duhet të jetë në çdo skenë, por duke qenë se disa aktivitete muzikore janë private siç janë festivalet, organizatorët më shumë i kushtojnë rëndësi spektaklit sesa interpretimit.
E bukura e festivalit qëndron në atë se këngët dhe orkestra dëgjohen në interpretim të drejtpërdrejtë. Por sot është bërë shumë e vështirë sepse e gjithë vëmendja është tek paraqitja look-u, dritat në skenë e shumë pak tek kënga.
Shpresoj që në të ardhmen të punohet me shumë dashuri e energji të madhe, në realizimin e projekteve për zhvillimin e muzikës, artit dhe kulturë në përgjithësi. Sepse trevat shqiptare në përgjithësi kanë numër të konsiderueshëm interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, të të gjitha llojeve të muzikës.





