Nga FLORI BRUQI:Trëndafilit të bardhë të Hungarisë





Mbretëresha Geraldinë më vonë Nëna Mbretëreshë Geraldinë ose Kontesha Géraldine Margit Virginia Olga Mária Apponyi de Nagyappony formalisht Madhëria e Saj Mbretëresha Geraldinë e Shqiptarve (lindi më 6 gusht 1916 në Gjenevë të Zvicrës, në shtëpinë e gjyshes së Saj. Vdiq në Tiranë në moshën 86 vjeçare, më 22 tetor 2002) ishte mbretëresha e shqiptarve dhe bashkëshortja e Mbretit Zogu I dhe nëna e Leka Zogut I.
Albania-Leka I.jpgKing Zog.jpg
Mbretëresha Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur Hungareze. Origjina dhe pedigreja e Familjes së Saj daton e dokumentuar qysh nga periudha e Mesjetës, kur Hungaria u pushtua nga Arpadët në vitin 894, dhe kjo familje ishte pjesëmarrëse në krijimin e monarkisë hungareze, nën dinastinë Arpadiane. Në historinë mijëravjeçare të Hungarisë, nuk ka ngjarje të rëndësishme ku familja Apponyi të mos ketë luajtur rol tejet të rëndësishëm. Në periudhën e fundit të dinastisë Arpadine, në 1280, u shfaq emri Chevalier d’Apponyi për herë të parë, si zotërues i një ferme shumë të madhe, për të cilën konfirmohet me dokumente arkivore se mbante emrin “Nagy Apponyi”, e që ishte dhe mbeti deri vonë pronë e kësaj familjeje. Të gjithë paraardhësit e Familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishmet shtetërore në Perandorinë Austriake, në të cilën kanë gëzuar tituj të rëndësishëm fisnikërie, sikundër: baron, kont, etj..
Skeda:Burregrue.jpg

Kushriri i pare te Mbretëreshës Geraldinë, Konti Albert Appony, kryesoi delegacionin Hungarez në Konferencën e Paqes së Versajës dhe më pas përfaqësoi Hungarinë në Lidhjen e Kombeve. Ndërsa gjyshi i Saj, Konti Lajosh Appony, mbajti funksionet më të larta honorifike të Perandorisë Austriake: si Këshilltar intim dhe shambellan i perandorit Franc Jozef dhe Mareshal i Madh i Oborrit të Perandorit Franc Jozef. Gjyshja e Saj ishte një aristokrate prusiane dhe njëkohësisht edhe vajza e Kontit Herman Roger dë Seherr Tos, pasardhës i Princit Ernest – Joakim d’ Anhalt, prej të cilit kanë rrjedhur shumica e dinastive mbretërore evropiane, çka më pas u bë shkas për të marrë nofkën e merituar Babai i mbretërve”.

Skeda:Skeda-Ahmet-Zogu.jpg
 Atdheu i tyre, Hungaria, u copëtua dhe në bazë të Traktatit të Trianonit të vitit 1919, një pjesë e madhe e territorit hungarez, krahas 3.5 milonë hungarezëve, mbetën jashtë kufijve shtetërorë dhe së bashku me to edhe pronat e familjes Apponyi, të cilët u përfshinë nën administrimin e Sllovakisë. Familja Appony ka lidhje gjaku me të gjitha mbretëritë e Europës. Gjyshi nga nëna i Mbretëreshës Geraldinë ishte Xhon Herri Stewart, i cili rridhte nga një familje fisnikësh skocezë, të emigruar në SHBA në shekullin XVII, dhe ishte diplomat i suksesshëm. Ndërsa gjyshja e Saj nga nëna ishte pinjolle e Familjes Hardingun, pronarë të mëdhenj tokash në Karolinën e Veriut. Ajo ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshës Glayds Virginia Stewart, e cila ishte një shtetase amerikane shumë e pasur nga shteti i Marylendit, babai i së cilës ka qenë emëruar si Konsull i Përgjithshëm i Amerikës në Hollandë. Përveç vajzës së madhe Geraldinë, çifti Appony kishte edhe një vajzë tjetër të quajtur Virxhinia, si dhe një djalë të quajtur Xhula.

Skeda:Presidenti1zogu.jpg
Pas vdekjes së gjyshes së tyre, për Geraldinën dhe motrën e saj Virxhinia u kujdes e motra e babait të tyre, kontesha Fanny Karolyi, e cila zotëronte një nga kështjellat më të famshme dhe më te bukura të Hungarisë në Zebegeny. Vajzat që kalonin verën në kështjellën e Zebegeny-it, kishin marrë nga një emër luleje. Për shkak të bukurisë së Saj dhe bardhësisë natyrale të lëkurës dhe veshjes me rroba po të të njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt meritueshëm “Trëndafili i Bardhë i Hungarisë”. Geraldina tashmë e rritur, na shfaqet si një europiane autentike që kish trashëguar shumë virtyte dhe vlera morale nga jeta intensive e brendshme e Seher Tesëve, nga bujaria dhe kultura e rafinuar e Aponyve, nga dinamizmi i Stewartëve, nga sensi i përshtatjes dhe i kurajës përballë fatkeqësive prej Hardingëve.
Skeda:Burregrue.jpg
E mbetur jetime qysh në moshë të vogël, nën përkujdesjen e gjyshërve Aponny, Kontesha Geraldinë u dërgua në një shkollë angleze në Menton të Francës. Më pas gjyshërit e Saj Aponny, e dërguan në kolegjin “Sacred Heart” të Pressbaum, afër Vjenës në Austri, ku mbaroi fakultetin e shkencave shoqërore dhe financiare. Kontesha Geraldinë iu përkushtua me gjithë shpirt stenografisë, sociologjisë, historisë, letërsisë, etj.. Një ndihmesë në edukimin e Saj jepte edhe biblioteka e familjes, e cila ishte shumë e pasur, me rreth 30.000 libra. Për shumë kohë Kontesha Geraldinë, për shkak të zotërimit të dijeve enciklopedike dhe gjuhëve të huaja të shumta, mbuloi detyrën e kryecicerones pranë Muzeut Kombëtar të Hungarisë.

Aktiviteti

Mbretëresha e Shqiptarëve Geraldinë, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri u impenjua maksimalisht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. MSM kontribuoi për ngritjen dhe funksionimin e institucioneve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin “vizita pune” për të. MSM u impenjua totalisht edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimit të tyre. MSM punoi shumë për të ndihmuar në përmirësimin e shërbimit spitalor në Shqipëri, dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionimin e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria, mjekë shumë të mirë për drejtimin e Spitalit Ushtarak. MSM nxiti ngritjen dhe më pas themeloi Maternitetin e parë shqiptar, në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohës të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëveprimit të Kryqit të Kuq shqiptar. Mbretëresha Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik, në Radio Tirana.
Prioritet i punës së Saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithësi, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtimit të Saj në të mirë të popullit shqiptar, MSM Geraldinë gjente kohë të përkujdesej për mbarëvajtjen e Familjes së Saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimtarit të Fronit Mbretëror.


Leka Zogu I formalisht Naltmadhnia e Tij Leka I-rë pretendent i Fronit Mbretëror të Shqiptarëve[1] (5 prill 1939 Tiranë — 30 nëntor 2011, Tiranë) ishte djali i vetëm i Mbreti Zogu I dhe Mbretëreshës Geraldina. La trashgimtar një djalë të vetëm Leka Zogu II pretendet për Fronin Mbretëror të Shqiptarve.

Pas kalimit të Familjes Mbretërore në Egjipt, në vitin 1946, Princi Leka filloi studimet në kolegjin britanik “Victori Collegie” të Aleksandrisë dhe më pas në “British Boys School”, të cilat i përfundoi me rezultate të shkëlqyera në vitin 1954. Pas transferimit të Familjes Mbretërore në Francë, në vitin 1955, Princi Leka tashmë 16 vjeçar, regjistrohet në kolegjin e famshëm “Vilare Ailange Kolegie” të Olon-it, në Zvicër, ku mori edhe diplomën “Matriculation of Oxford” në vitin 1956. Në vitet 1956-1958 Princi Leka vazhdoi studimet në Akademinë Ushtarake Mbretërore të Sund’hurstit në Londër (Royal Military Academy), ku pas diplomimit me rezultate të shkëlqyera u titullua oficer, me gradën toger. Në vijim studioi për Shkenca Politike dhe Ekonomike në “Universite De Sorbone” të Francës, ku ndoqi gjithashtu edhe kursin intensiv të gjuhëve orientale.


Më 5 Prill 1957, me rastin e 18 vjetorit të lindjes, në prani të personaliteteve më të njohura të botës shqiptare në emigracion dhe të miqve të huaj nga më të shquarit, Mbreti Zog, pasi e dekoroi personalisht me Kolanin e Shqipërisë, e shpalli solemnisht Princin Leka i Parë “Trashëgimtar të Kurorës Mbretërore Shqiptare”. Kurorezimi i Princit Leka I Më 15 Prill 1961, në ceremoninë speciale të organizuar në hotelin “Bristol” të Parisit, në prani të ish deputetëve të Parlamentit të Mbretërisë Shqiptare, si dhe të 70 delegatëve të përzgjedhur nga e gjithë mërgata, Asambleja Provizore e mbledhur zyrtarisht, në bazë të artikujve 51 dhe 55 të Statutit Themeltar të Mbretërisë Shqiptare, e shpalli dhe e kurorëzoi unanimisht Princin Leka si “Mbret i Shqiptarëve”. Pas kësaj, në përputhje me nenin 56 të Statutit, Sovrani i ri bëri betimin formal kushtetues si Mbret i Shqiptarëve.






Mbreti Leka u përkushtua për përmbushjen e detyrimeve prej Sovrani para bashkatdhetarëve në mbarë Europën dhe në vendet arabe gjatë 5 viteve të para pas kurorëzimit (1961-1966). Në vitin 1967, veprimtaria politike e Mbretit Leka në dobi të çështjes kombëtare dhe intensifikimi i kontakteve me bashkatdhetarët, njohën kulmin pas vizitës që Mbreti kreu në SHBA-të në verën dhe vjeshtën e këtij viti. Mbreti Leka në SHBA-të shfrytëzoi rastin të nderonte figurat e shquara të kulturës sonë kombëtare dhe përfaqësuesit eminentë të mërgatës shqiptare në Amerikë: Imzot Fan Nolin dhe z. Faik Konica, në varret e të cilëve vendosi kurora me lule në emër të Familjes Mbretërore, në nderim të kujtimit të punës dhe veprës së tyre në shërbim të atdheut, kombit dhe bashkatdhetarëve. Mbreti Leka përgëzoi gjithashtu drejtuesit e shoqërisë atdhetare “VATRA”, si dhe veprimtarët politikë legalistë e ballistë, për kontributet e tyre atdhetare e politike. Suksesi impresionues i vizitave, pritjet madhështore dhe ndikimi i jashtëzakonshëm i diasporës shqiptare të SHBA-ve për fatet e çështjes kombëtare, e nxitën Mbretin Leka të rikthehej në SHBA edhe në vitin 1968.

Skeda:Map of Albania during WWII-SQ.png

Shqipëria në 1939-1944


Familja Mbreterore, Elia Zaharia, Mbreti Leka dhe Princi Leka
Në këtë tur vizitash, Mbreti pati rastin dhe kënaqësinë të njihej e të miqësohej edhe me guvernatorin e atëkohshëm të Kalifornisë dhe presidentin e mëvonshëm të SHBA-ve, Ronald Reganin. Kjo miqësi midis shtetarësh të mëdhenj, mundësoi që gjatë viteve të presidencës së Reganit, Komisioni i Jashtëm i Kongresit amerikan të hartonte e të miratonte një Rezolutë për Shqipërinë. Viti 1969 shënoi një kurorëzim të ri të veprimtarisë politiko-atdhetare të Mbretit Leka, pas suksesit të bujshëm të takimeve me diasporën shqiptare të Australisë. Gjatë pritjes zyrtare të organizuar nga kryeministri Menzes, njohja personale me të cilin u shndërrua në miqësi. Në vitin 1972 Mbreti Leka bëhet nismëtar i zhvillimit të Kuvendit të Madridit, i cili kishte për qëllim bashkimin e të gjitha forcave politike të emigracionit politik dhe jopolitik shqiptar, nën moton e famshme të Mbretit Zog i Parë “Atdheu mbi të gjitha”.



Gjatë shtjellimit të koncepsionit politik dhe misionit atdhetar si Sovran i gjithë shqiptarëve, në Kuvendin historik të Madridit Mbreti trajtoi me përparësi projektin politik dhe diplomatiko-ushtarak të zgjidhjes me të gjitha mjetet të Çështjes sonë kombëtare. Në optikën politike të Mbretit, zgjidhjet parciale të hallkave të Çështjes kombëtare: të Kosovës, Çamërisë dhe trojeve të tjera etnike, për të cilat Ai ishte përkushtuar totalisht, nuk mund të pranoheshin kurrsesi në këmbim apo si kombinacion i cënimit të sovranitetit dhe pavarësisë së shtetit shqiptar amë. Kuvendi i Madridit jo vetëm adoptoi filozofinë e luftës dhe veprimit politik të Mbretit Leka, por e jetësoi atë në të gjitha vendimet. Akt-marrëveshja përfundimtare për njësimin dhe koordinimin e veprimtarisë politiko-diplomatike të mërgatës shqiptare, Rezoluta përfundimtare e Kuvendit si dhe krijimi e miratimi prej tij i Këshillit Drejtues të Përkohshëm, shënuan kurorëzimin me sukses të platformës dhe axhendës politike të Mbretit Leka në Kuvendin historik të Madridit.


Leka I dhe Nena Mbreteresha, gjate luftes se II, ne Angli
Viti 1975 shënoi ngjarjen më të rëndësishme në gjirin e Familjes Mbretërore dhe garantoi trashëgiminë e kurorës së Dinastisë Mbretërore shqiptare nëpërmjet martesës së Mbretit Leka me Mbretëreshën Susan. Pesë vitet që pasuan Kuvendin e Madridit shënuan përpjekjet titanike të Mbretit për jetësimin e vendimeve të këtij kuvendi. Mbreti Leka, si përfaqësuesi eminent i Kauzës së Rilindjes Kombëtare dhe pinjoll i gjyshërve të tij Xhemal dhe Xhelal Pasha, (që ishin ndër më të shquarit pashallarë që ideuan dhe jetësuan Kuvendin dhe vendimet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit), ishte njëkohësisht edhe figura qëndroje dhe drejtuese e Ushtrisë Kombëtare dhe e Këshillit Ushtarak për Çlirimin e Shqipërisë Etnike. Prishja e Tiranës zyrtare me Kinën komuniste diktoi intensifikimin e natyrshëm të përpjekjeve të Mbretit Leka dhe mërgatës antikomuniste për ndryshimin e statukuosë në Shqipërinë e asaj kohe. Shtetet fqinje dhe ato të perandorisë komuniste, bashkuan përpjekjet dhe kontributet në platformën e detajuar politiko-agjenturore të sabotimit të luftës për ndryshimin e kësaj gjendjeje dramatike për popullin dhe kombin shqiptar. Marrëveshja e Jaltës, politikat e detantës dhe ruajtjes së ekuilibrave në rajonin e Ballkanit, kontinent dhe planet, prodhuan strategjinë e sabotimit të përpjekjeve të Mbretit dhe mërgatës antikomuniste për përmbysjen e regjimit tiranik në Shqipëri. Në vitin 1976 Mbreti Leka kreu takime të rëndësishme me bashkatdhetarët në SHBA, në qytetet Nju Jork, Uotërberi, Detroit, Çikago, Hjuston, Tampa, Miami, Uashington, etj., si dhe në Piterburg, Toronto e Montreal të Kanadasë.
Zogu i shqiptarëve.jpg

"Zogu i shqiptarëve, një histori e jetuar" me Autor Çatin Saraçi. Përktheu nga dorëshkrimi në anglisht Virgjil Muçi, redaktor Aurel Plasari. Shtëpia botuese 55, viti botimit 2006. Faqe 161. Libri i tij është një kritikë e gjallë dhe e shumanshme e figurës së Mbretit Zog.



Aktiviteti intensiv i Mbretit në favor të Çështjes kombëtare, shkaktoi kundër-reagimin e ashpër të qarqeve antishqiptare, çka imponoi edhe emigrimin e Familjes Mbretërore nga Spanja në Rodezi në vitin 1979 dhe në Johanesburg të Afrikës së Jugut në vitin 1982. Asnjë vështirësi dhe distancë gjeografike nuk mundi ta pengojë Mbretin për të organizuar, koordinuar dhe furnizuar me armë kryengritjen e armatosur çlirimtare gjatë pranverës së vitit 1981 në Kosovë, e cila u shtyp me zinxhirët e tankeve dhe u pagua me gjakun e afro 1200 martirëve që dhanë jetën për liri dhe që plazmuan idenë e bashkimit dhe luftës për çlirim kombëtar në mbarë viset shqiptare nën sundimin gjakatar të Beogradit. Formimi dhe brumosja e Mbretit Leka me kulturën demokratike perëndimore, jo vetëm që nuk binin në kundërshtim me aspiratat e Tij për çlirim kombëtar dhe shoqëror të shqiptarëve, por përkundrazi, ishin të justifikueshme dhe konform obligimeve madhore atdhetare, të bazuara mbi parimet dhe vlerat më të mëdha të Perëndimit demokratik. Takimet e Familjes Mbretërore me Nënë Terezën, Papën Gjon Pali II-të, si dhe ato private të Mbretit me monarkë, presidentë dhe kryeministra të shumë vendeve të botës demokratike, kishin në fokus dhe si emërues të përbashkët shqetësimin për fatet e popullit dhe kombit shqiptar. Vendosmëria e Mbretit Leka për të mos u tërhequr nga pozicionimi dhe deklarimi në favor të Çështjes kombëtare dhe Kauzës së Shqipërisë Etnike, nuk njohu kompromis as kur Mbretit iu deklarua se vizita në Belgjikë në vitin 1989 i lejohej vetëm në këmbim të mospërmendjes së Shqipërisë Etnike, me ç’rast Mbreti refuzoi dhe e anulloi vizitën e planifikuar. Kishtë ardhur koha e rifaktorizimit dhe riformatimit të forcave dhe përpjekjeve të qarqeve antikomuniste dhe demokratike shqiptare, strumbullari dhe simboli i të cilëve ishte Mbreti Leka. Pengesat për kthimin e Familjes Mbretërore në atdhe e shtynë në kohë procesin e çmontimit dhe çrrënjosjes së komunizmit në Shqipëri nëpërmjet edhe kontributit të çmuar të Mbretit Leka si antikomunist dhe politikan i kultivuar, si strateg dhe prijës i profilit të lartë. Viti 1997- Kthimi i NMT Mbretit Leka I ne Atdhe pas një mërgimi të gjatë prej 58 vitesh, u prit me dashamirësi në aeroportin Nënë Tereza, me datë 12 Prill 1997 me pjesëmarrjen prej 10.000 vetë ku i pershendeti me fjalet “Paqe-Bashkim-Vellazerim”.


NTM Mbreti Leka I vizitoj qytete dhe fshatra te Shqipërise me nje pjesemarrje te jashtzakonshme, si ne Burrel 15.000 vete, Burgajet 12.500, Shkoder 25.000 vete.Tirane, 20.000 vete etj. NTM Mbreti Leka I, u largua me 12 korrik te 1997 duke falenderuan perzemersisht popullin shqiptar per votat qe ju dhane Mbreterise Shqiptare. Mbreti u detyrua të largohej nga atdheu, por imazhi dhe kontributi i Tij mbetën të pashlyer tek shqiptarët. Kthimi përfundimtar në atdhe i Familjes Mbretërore, nuk arriti dot të kurorëzohej me kontribute konkrete të Mbretit në raport me zhvillimet politike në Shqipëri, për shkak të fatkeqësive të humbjes së Nënës Mbretëreshë Geraldinë dhe Mbretëreshës Susan, këtyre bashkëluftëtareve të shquara të Mbretit në Kauzën e Tij. Natyrisht që këtu ka ndikuar edhe gjendja shëndetësore jo e favorshme e Mbretit, që e pengon të jetë i kudondodhur pranë bashkatdhetarëve, ashtu siç do të dëshironte dhe siç u është gjendur atyre gjatë gjithë jetës plot privacione e sakrifica të përbashkëta.

Gjuhët e huaja


Anglisht, Frëngjisht, Italisht, Spanjisht, Arabisht.



Geraldina e shqiptarëve – biografi e autorizuar” e shkrimtares australiane Gwen Robyns, e përkthyer dhe e botuar në gjuhën shqipe, është një ngjarje kulturore, në mos historike e politike. Është historia e një miti që nuk ka perënduar, buzëqeshja melankolike e së cilës ka mbetur si emblema më e bukur e një mbretërie eksperimentale. “E dashuroj! E kam vendosur: Do të martohem! Dua të qëndroj këtu”. Një fjali sentimentale, e thjeshtë, vajzërore e moto jete kjo e Geraldinës, e vitit 1938, drejtuar familjes së saj në Hungari për t’i kumtuar se kishte vendosur të bëhej gruaja e Mbretit 42-vjeçar, Ahmet Zogu e si e tillë, Mbretëresha e shqiptarëve.



Në kontekstin e legjendave si pasardhës i Skënderbeut, që shkruesit rreth Zogut nuk reshtnin së mbushuri faqet e shtypit, dukej se martesa me nuse hungareze do t’i përngjante aleancave të Kastriotit me Huniadin, por nuk ishte ashtu.Mbreti ynë kishte trokitur ndër dyer të mëdha europiane, por e kishin refuzuar, madje duke e konsideruar brigant e mbret të një grumbulli gurësh.Bukuria është e vetmja gjë që pranohet pa shpjegim. Geraldinë Apony, sapo u shfaq në kryeqytet, e magjepsi së tepërmi burrin e plot historive rozë. Mërzia e refuzimeve të shtëpisë Savoia e të tjera ishte fashitur si me magji, e ndoshta përgjithmonë. Ahmet Zogu ishte dehur nga aroma e “trëndafilit të bardhë të Hungarisë”.Qysh nga ai moment, jeta e saj ngjan me një roman të madh me thyerje tepër të forta kompozicionale.Fati krijon rrethanat e rrethanat e kushtëzojnë atë. Një alternim radikal regjistrash komunikimi në një kohë të shkurtër vënë në provë nusen rishtare, duke e shndërruar në Mbretëreshë të vërtetë rangu, bash atëherë kur ajo e kishte humbur fronin ende të pangrohur mirë.Shtypi botëror, më shumë sesa me pushtimin e Shqipërisë, do të merrej me fabulën ekzotike që krijonte eleganca dhe bukuria e Geraldinës në krah të një Mbreti motak, vendi i të cilit tashmë ishte përzënë nga harta, të një mbreti “mysliman”, që rënd nga një vend europian te një tjetër i ndjekur nga lufta. “Eh, qe shumë shkurt… Zoti na ndihmoftë” do t’i pëshpëriste në vesh Mbreti Zog tek e përcillte Geraldinën lehonë për te “Benz”-i i kuq, dhanti e Hitlerit për dasmë, me të cilin ajo do të largohej nga Shqipëria më 6 prill 1939. Vetëm një vit kalendarik Geraldina ishte zyrtarisht Mbretëreshë, por duke lexuar librin e autores së njohur Gwen Robyns, do të bindemi se te Geraldina kemi pasur gjithmonë një sovrane.Gjejmë te kjo biografi një udhëtim poliedrik e ikonografik, një personalitet tejet kërshëror. Një grua që vinte nga fisnikëria hungareze e rënë nga vakti. E brishtë, e ndjeshme, melankolike në rininë e saj; e thellë, e fortë, kurajoze gjatë jetës plot surpriza, por gjithmonë e bukur dhe e dashuruar me burrin që zgjodhi si në përrallat e “Një mijë e një net”.Romantike e dramatike është jeta e saj, plot kujtime mbi gjurmë momentesh të paharrueshme.Libri e sjell atë si vajzë ëndërrimtare e të konfirmuar për bukurinë në ambientet mondane të Budapestit. Një fallxhore i parasheh të ardhmen një ditë të zhurmshme pazari…



Çdo kapitull ka një subjekt të tijin. Kryesubjekti është dashuria për Mbretin dhe gjithçka të dashur për të. Dasma e tyre shndërrohet në ngjarje kombëtare e ndërkombëtare me dëshmitarë si Konti Ciano, që e kontekstualizojnë “përrallën shqiptare” në atmosferën europiane të kohës.Robyns është e para që na përcjell frymëmarrjen e epokës me të cilën u identifikua Geraldina.



Kontesha nga Budapesti vjen në Tiranën e vogël të asaj kohe si hungareze, por qysh kur shfaqet në ballkonin e Pallatit Mbretëror, me dorën në zemër, ndjen se po konvertohej në shqiptare.Jep dashuri dhe merr nderim. Si grua e mbretëreshë shfaqet brenda rolit të saj menjëherë më pas, në azile e spitale, me vizione për turizmin dhe zhvillimin, në ekskursione e biseda intime me Zogun, i cili këmishën e natës së parë ia kish dërguar Parlamentit si shqipo-krenar për virgjërinë e bashkëshortes.Agresioni italian dhe lindja e vështirë e vendosin para rrezikut të humbjes së kurorës, por edhe të jetës. Ajo shfaqet si një nënë gjithmonë në mbrojtje të trashëgimtarit. Dashuria për birin, për atin e për vendin shndërrohet në trini mistike. Vitet në mërgim e lidhin më shumë me burrin e shfronësuar, melankolia, trishtimi dhe sëmundjet e të cilit janë preokupimi i saj më i madh.Do t’i duhet të bashkëjetojë me shpresat dhe zhgënjimet e të shoqit për t’u rikthyer në atdhe, duke parë se si shuheshin shpresat dhe se si shtoheshin zhgënjimet.Në një trekëndësh perfekt do të unifikojë bashkëshorten, mbretëreshën dhe infermieren personale të Ahmet Zogut në vitet e lëngatës dhe shuarjes, pa harruar që në banesën e fundit t’i vendosë dheun e marrë nga Shqipëria.



Si zonjë shtëpie shqiptare në mes “zogash”, siç i quante kundërshtari i mundur, Fan Noli, princeshat tipike bejleresha të orientit, do t’i duhej të sillej për të ruajtur unitetin dhe dinjitetin e familjes Zogu!Do të rropatej jo pak për t’i siguruar një jetë dinjitoze të birit, Leka, duke ndenjur me zemër të ngrirë për idealizmat dhe aksionet e tij nga Tajlanda në Spanjë, nga Jordania në Iran, nga Europa në Afrikë. Nuk do të hezitonte t’u telefononte mbretërve, si Huan Karlos apo Faizal, si dhe ambasadorëve të ndryshëm kur ai ishte në rrezik.E shohim Geraldinën edhe si gjyshe plot përkëdheli që i mëson shqip Lekës së vogël, i flet për monarkinë, për vendin e shqiponjave që e mban në kujtesë si një bahçe të praruar me njerëz të pastër e punëtorë.Nuk është rastësi që Geraldina kërkon dhe gjen Nënë Terezën, duke lidhur më të një miqësi afatgjatë. Të dyja janë misionare, ndonëse të ndryshme dhe janë pikërisht ato dy gratë shqiptare më të famshme në botën e qytetëruar në të gjitha kohërat.Tek Geraldina ne gjejmë fytyrën më perëndimorë të shtetit shqiptar, kozmetiken e tij më të bukur, si dhe shqiptaren më europiane të modernitetit. Siç thotë Kadare, “Ne kemi pasur shumë gjëra të vërteta e shumë gjëra të rreme, Geraldina ka qenë dhe mbetet Mbretëresha e vërtetë, e nderuar nga e gjithë Europa”. Libri që kemi në dorë lexohet me një frymë. Të duket që sapo ke marrë në dorë diçka të ndaluar prej dekadash.Në vitin 1944, Shqipëria i shpalli luftë fisnikërisë dhe “botës së vjetër” e në vend të Geraldinës së bukur me buzëqeshje mikluese e me fustane balloje, u shfaqen në tribunat e vendit gra me pisqolla në brez, me pushkë në krah “që të merrnin gjak në vetull” me pallto ushtarake, të shtrënguara me rripa lëkure dhe çanta komisaresh me refrenin “plumb armikut”, të përcaktuar nga vetë ato.Tek Geraldina i kthehej Europës së saj, këto gra përcaktonin modelin femëror për afër 50 vjet, ku gruaja duhej të kishte turp nga sensualiteti dhe bukuria, duhej të ishte një anti-Geraldinë.Duke hyrë në detajet e jetës së Geraldinës, gjithashtu ne rizbulojmë Ahmet Zogun bestyt e racional, njeriun që u kish shpëtuar 55 atentateve, por që nga atentatet e tij nuk shpëtoi asnjë kundërshtar. Shohim në një tjetër dritë “beun e Matit”, “satrap” e “uzurpator”, “kukuth” e “lubi”, “sulltan salep” e “gjakatar” për kundërshtarët e tij e për të tjerët figura qendrore e pas pavarësisë, “baba i kombit”, njeriu që me moton “fiset t’i bëjmë komb dhe kombin shtet” bëri Shqipërinë.“Mbret operetash” për shtypin e huaj, “tradhtar” për komunistët, “mbret i vërtetë” e i përjetshëm për Geraldinën e për ndjekësit e tij, i ëmbël siç nuk ishin burrat shqiptarë, rrëfimtar i pashoq historish, reformator proeuropian kundër trashëgimisë mbytëse otomane, tolerant e garant i rrallë i harmonisë fetare, i vendosur në ruajtjen e integritetit dhe pavarësisë së vendit!


Ahmet Zogu në biografinë e Geraldinës na shfaqet si Mbreti që nuk e kishim njohur, me kultin e fortë të bukurisë, kavalier e galant, i dashuruar deri në tragjizëm, plot shije për të bukurën, plot finesë në zgjedhje dhuratash, sikur gjithë jetën ishte stërvitur sallonesh dhe jo në kullën e Burgajetit, gjithmonë me një këshillë të gatshme për këdo që kishte nevojë, si shtetari që nuk pranoi të mbante fronin duke shitur pavarësinë e vendit, si monarku i parë që i deklaroi “luftë pushtuesit”.Por, paradokset që vijnë nga humbja e pushtetit japin dyzimin mbi të cilin mesa duket ka jetuar gjithmonë mbreti ynë i edukuar në oborrin e sulltanit. Dhëndër i Europës në 1938-n e këshilltar për një mbretëri panarabe të Mbretit Faruk të Egjiptit, pak vjet më vonë.E ndiente fort mungesën e pushtetit, që për të ishte burim plakjeje e për ta rimarrë mund t’i bashkohej edhe një force islamike të formuar nga “vëllezërit myslimanë”, me premtimin për ta sjellë Shqipërinë në orbitën e “vëllazërisë”. Në vendin e tij, më shumë se kushdo tjetër i kishte dhënë islamit shqiptar një fytyrë europiane, e kishte detyruar të fliste shqip me ligje e veprime.Mbret pa fron, por gjithmonë me oborr, gjithmonë me pallat, i akuzuar nga komunistët se rrëmbeu arin e Shqipërisë e i justifikuar nga Geraldina se shiti pyjet e tij të Matit e me to “leverdisi” derisa vdiq. Vdekja e Mbretit bëhet gjithashtu simbol i dyzimit të tij ndërmjet dy botëve, orientit ku u lind dhe u edukua dhe oksidentit ku ëndërronte të bëhej pjesë.Në një klinikë të Parisit, në zemër të atij kontinenti pragmatist që e lejoji ta shndërronte republikën e vogël në mbretëri pa shumë bujë e kur mbretëria u bë përsëri republikë, nuk shpenzoi asnjë fjalë për ta mbrojtur, pasi kishte ndërruar jetë, ndoshta me lejen e Mbretëreshës katolike, infermieret po e dërgonin në kishën e spitalit për shartet e vdekjes.


Siç rrëfen autorja australiane, në korridorin e spitalit ia behin princeshat me kujë e sokëllimë, e bashkë me to edhe katër imamë (nga Maroku) për ta kthyer Mbretin nga udhëtimi i mundimshëm te tradita që ai u përpoq ta ndryshonte…


.......
Ahmet Zogu[1], formalisht Naltmadhnia e Tij Zog I Skëndërbeu III Mbret i Shqiptarëve, (Lindi më 8 Tetor 1895 , në Burgajet të Matit, në një kështjellë të ndërtuar rreth shekullit të XV. - 9 Prill 1961. Suresnes pranë Parisit), ishte politikan shqiptar, Ministër i Brendshëm (30 janar, 1920 – 14 nëntor, 1920), kryeministër i Shqipërisë (1922-1924), president (1925 - 1928) dhe mbret i shqiptarëve 1 shtator1928 - de facto 7 prill 1939 pas pushtimit italian, ndërsa de iure më 2 janar 1946 pas shpalljes së Shqipërisë Republikë
U lind Ahmet Muhtar(kryeplak)[3] Bej Zogolli në kalanë e Burgajetit, qytet i afërt me Burrelin në Perandorinë Osmane, djali i dytë i Xhemal Pashë Zogollit, dhe djali i parë me gruan e tij të dytë, Sadije Toptani në 1895. Familja e tij ishte një familje bejlerësh e pronarë tokash, me autoritet feudal mbi krahinën e Matit. Familja e s'ëmës, Toptani, pretendonte se ishte trashëgimtare nga motra e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti, Mamica.


Mësimet e para i mori në vendlindje nga mësues privat si Sali Toron, Hysen (Efendi) Cekën dhe Dervish Himën për gjuhën shqipe, Hafiz Muharremin për gjuhën turke, deri në moshën 13 vjeçare. Më 15 Qershor 1905, largohet për në Stamboll dhe fillon studimet në Lycée Impérial de Galatasaray, qëndra e atëhershme e Perandorisë Osmane në rënje, që kontrollonte Shqipërinë dhe më vonë në akademinë ushtarake deri më 1912. Pas vdekjes së t'atit më 1908, u bë Beu i Matit, i quajtur edhe Beu i vogël. U zgjodh në vend të të vëllasë Xhelal Bej Zogolli.
Gjatë Lufta e Parë Botërore doli vullnetar në krah të Austro-Hungarisë. U mbajt në Vjenë në 1917 e 1918, e në Romë në 1918 e 1919 përpara se të kthehej në Shqipëri më 1919. Gjatë kohës në Vjenë, ai shijonte stilin e jetës së Europës Perëndimore, dhe thuhet të ketë qenë shumë i pëlqyer mes grave vieneze. Mori mësimet në gjuhën gjermane dhe thelloi njohuritë në artin ushtarak dhe në diplomacinë perëndimore.

Më 20 korrik 1912 Ahmeti, u kthye në Shqipëri, për arsye se Fuqitë Ballkanike, të përkrahur hapur nga Rusia, po përgatiteshin që ti shpallnin luftë Perandorisë Osmane, si rrjedhojë Shqipëria do të vuante pasojat e kësaj lufte. Në 1 Nëntor 1912, ai merr pjesë me ~2000 matjanët e Tij në luftë kundër ushtrive serbo-malazeze duke i ardhur në ndihmë qytetit të Shkodrës i cili mbrohej nga Hasan Riza Pasha dhe daja i tij Esat Pashë Toptani. Por thyhet keq nga serbët në Zadrimë. Më 28 Nëntor 1912, në shpalljen e pavarësisë në Vlorë nga Ismail Qemali, Matin, Dibrën dhe Mirditën do ta përfaqësonte Beu i Vogël, i cili kryesonte delegacionin prej 26 vetash. Ndërkohë që luftonte, u njoftua se Dibra u pushtua dhe u dogj nga forcat serbe, si dhe po i drejtoheshin Matit. Atëherë NMT Zog I me shpejtësi të madhe u nis për në Mat, ku filloi menjëherë përgatitjet për të mbrojtur të paktën Matin nga sulmi.
Mbas përfundimit të kuvendit u kthye në vendlindje, ku organizoi mbrojtjen e krahinave të Matit dhe Dibrës, kundër ushtrisë serbo-sllave. Në Mat Zog, kishte shumë armatim dhe municione për të cilët kishin nevojë kryetarët e Kosovës e të Dibrës, të cilët vinin në Mat për t’u furnizuar. Edhe një herë Mati u bë qendra e Shqipërisë dhe bijtë e tij nuk i braktisën të ardhurit por i mbajtën në familjet e tyre të pa ndarë në ushqime. Gjatë qeverisjes së Ismail Qemalit, Zog, mbrojti interesat e kësaj qeverie duke kundërshtuar edhe Esat Pashë Toptanin. Në kohën e ardhjes dhe përpjekjeve të Princ Vidit që të instalonte qeverinë e tij në Shqipëri, ai e përkrahu atë. Në pranverën e 1914, plasi një kryengritje kundër Vidit (e cila mendohej se ishte ideuar nga Esat pashë Toptani). Zogu u vu në ndihmë të Princ Vidit dhe kërkoi nga forcat rebele që të tërhiqeshin dhe mos të rrezikonin interesat kombëtare. Mbas një përgjigje negative nga ana e rebelëve, ai marshon drejt Elbasanit dhe Krujës, i thyen forcat rebele dhe vendoset në Krujë. Gjatë kohës që ishte në Krujë, Princ Vidi largohet nga Shqipëria dhe ia lë administrimin e vendit një përfaqësie ndërkombëtare, kjo bëri që edhe Zogu, të tërhiqej nga Kruja drejt Matit. Në luftën e parë botërore Mbreti Zog u rreshtua ne krah te Austro-Hungarisë dhe vuri në dispozicion të luftës 10.000 luftëtarë (çliron Skraparin dhe Durrësin). Më 3 Mars 1916, Zogu, thërret Kongresin Kombëtar, në Elbasan për të diskutuar mbi fatin e Shqipërisë. Kjo iniciativë e tij, në fillim pati mbështetjen nga Austro-Hungaria, e cila më vonë u tremb dhe e pengoi. Ky akt bëri që Zogu, të tërhiqej nga Lufta e Parë Botërore, si shenjë revolte kundër këtij veprimi. Austriakët, ngaqë ishte nip i Esat Toptanit donin ta internonin. E jëma, i kërkon ndihmë At' Pal Dodajt, atëherë në Rubik, që t'i shpëtonte të birin. At Dodaj, shkon në Burgajet, e vesh si frat Ahmetin e e merr në Kuvendin e Rubikut. Me ndërhymjen e At Dodajt, Zogu shkon me studime n'Austri në nji Akademi Ushtarake. Në Janarin e 1917, mbas vdekjes së Franc Jozefit, në Vjenë u bë kurorëzimi i Karlit dhe u ftua një delegacion nga Shqipëria. Mbas kësaj ceremonie austriakët i kërkuan Zogut, që të qëndronte në Vjenë, vend i cili kishte ofruar bursa për një grusht shqiptarësh, e kishte plane për vendin tonë. Atje takon dhe Çatin Saraçin[4]. Ai u detyrua të vendosej në Vjenë deri në përfundim të Luftës. Në 1919, Shqipëria rrezikonte realisht ndarjen, kështu që Zogu, rikthehet në aktivitetin politik duke kërkuar që të mbahej një kongres kombëtar për të mbrojtur fatet e Shqipërisë, kongres që u mbajt në Lushnjë me 21-31 janar 1920 i siguruar me 9,000 vete nga ai (Kongresi e emëroj ministër te brendshëm).
Më 11 shkurt 1920 pas kundërshtisë italiane për të mos lejuar vendosjen e qeverisë në kryeqytetin e vendit në Durrës, Zogu çan barrikadën dhe siguron vendosjen e qeverisë dhe Këshillit të Naltë në Tiranë. Më 6 mars 1920 së bashku me ministrin e Drejtësisë bën bashkimin e Shkodrës me pjesën tjetër të vendit. Në shkurt–nëntor 1920 stabilizon rendin në Shqipëri. Në nëntor 1920 suksesi i tij ngjall xhelozi dhe si pasojë e saj, qeveria jep dorëheqjen. Më 5 prill 1921 zgjidhet deputet i Partisë Popullore në Këshillin Kombëtar. Më 4 nëntor 1921, emërohet nga qeveria, komandant të operacioneve ushtarake për krahun lindor kundër serbëve. Më 14 dhjetor 1921 pas shtypjes së grushtit të shtetit vjen në Tiranë dhe siguron qetësinë e vendit. Më 24 dhjetor 1921 emërohet sërish ministër i Punëve të Brendshme.


Më 1922 ndryshon mbiemrin, duke hequr mbrapashtesën turke -olli, dhe duk'e lënë thjesht Zogu.
Në mars 1922 i bën ballë rebelimin të forcave opozitare duke ruajtur kryeqytetin nga anarkia. Më 2 dhjetor 1922 për herë të parë emërohet kryeministër. Në këtë post, Zogu ishte i pari që nisi punën për hartimin e ligjeve organike të ministrive. Për këtë qëllim ai ngriti grupet e ekspertëve me nga dy përfaqësues për çdo ministri. Në shtator 1923 Zogu konfirmohet edhe si kryetar i Partisë Popullore. Në dhjetor 1923 Zogu arrin të sigurojë numrin më të madh të votave në zgjedhjet për Kuvendin Kushtetues, por pa arritur numrin e duhur për krijimin e qeverisë së re. Për herë të parë ai zgjidhet me dy mandate, në Dibër dhe në Durrës. Më 23 shkurt 1924 për shkakun se Zogu me anë të një koalicioni me independentistët siguroi një shumicë të re, iu organizua një atentat brenda Kuvendit Kushtetues. Zogu plagoset gjatë hyrjes së tij në parlament nga Beqir Valteri me 24 shkurt. Tek Zogu po hynte në derë Valteri, i cili qëlloi me qetësi tre herë mbi trupin e Ahmet Zogut. Zogu mori tre plumba, një në dorë, një në kofshë dhe një në bark[5] Në sallën e parlamentit pllakosi një atmosferë tepër e rëndë, pasi duke qenë se shumica e deputetëve ishin të armatosur, ekzistonte rreziku i një përleshjeje të armatosur mes palëve kundërshtare. Pas disa sekuencave të frikshme Beqir Valteri u ndalua dhe Eljaz Vrioni mori fjalën për të qetësuar situatën, ndërsa Zogu nga vendi dhe me zë të lartë foli: "Zotërinj, nuk është hera e parë që ngjet një gjë e tillë, ndaj ju lutem miqve të mi ta harrojnë për një çast atë çfarë ngjau dhe të merren me vonë me këtë punë". Kjo ndërhyrje e Zogut dhe e Vrionit shmangu një kasaphanë të vërtetë në sallën e Asamblesë. Iu afrua Eqrem Bej Vlora me dr. Simonidhin që verifikoi dëmin që kishin bërë dy plumba që e kishin marrë kalimthi duke e çarë thellë, njëri në kofshë e tjetri në baqth; plagët u lidhën përkohësisht. I shoqëruar me një eskortë të fuqishme, kryeministri u strehua në shtëpinë e tij, dhe filloi të kurohej pa problem nga që plagët ishin shumë më të lehta se na ç'ishin pritur, plagë të cilat nuk penguan të priste as vizitat e miqve. Madje Zogu përfitoi nga rasti të takohej vetë me atentatorin[5]. Më tej jep dorëheqjen. Gjendja acarohet. Në maj–qershor 1924 opozita organizon një grusht shteti. Qeveria “Vrioni” që u rrëzua më 10 qershor 1924 e kishte emëruar ditët e fundit të saj, komandant për shtypjen e grushtit të shtetit në veri.


Në qershor 1924 për të mos i dhënë rrugë gjakderdhjes, Zogu largohet në Jugosllavi. Gjykata politike e kundërshtarëve të tij politikë e dënon me vdekje në mungesë. Në dhjetor 1924 me vendim të qeverisë “Vrioni” dhe me përkrahjen e fuqive të mëdha, Zogu rikthen legjitimitetin e rrëzuar në qershor 1924. Më 6 janar 1925 Këshilli i Naltë e dekreton kryeministër dhe ministër të Brendshëm.


Më 25 janar 1925 Kuvendit Kushtetues shpalli Republikën Shqiptare. Dhjetë ditë më vonë, Ahmet Zogu u zgjodh nga Kuvendi Kushtetues, kryetar i republikës, duke qenë në të njëjtën kohë edhe kreu i pushtetit ekzekutiv. Gjatë kësaj kohe, Ahmet Zogu riktheu stabilitetin në vend, si dhe mundësoi nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme ekonomike, politike e ushtarake që forcuan pozitën e Shqipërisë.
Komploti i Eshref Frashërit dhe Ceno Kryeziut
Ndonëse bashkëpunëtorë të ngushtë të Zogut, Ceno Kryeziu dhe Eshref Frashëri me veprimet e tyre nga kompetencat e gjithanëshme, qenë në shumë raste thikë me dy teha në duart e Zogut, të cilin e diskredituan në opinionin e kohës, por edhe komplotuan ndaj tij. Eshref Frashëri, President i Senatit ish udhëheqës i klikës asnjëherë nuk doli në opozitë të hapur kundër Zogut, por i pakënaqur nga pushteti i pa kufi i Zogut nga Veriu, duke pasë lidhje të fuqishme fisnore në Shqipërinë e Jugut, në vitin 1925 u bë e qartë se ai po përgatiste një komplot kundër Presidentit për ta rrëzuar atë nga froni.
Eshrefi u përpoq të tërhiqte pas vetes edhe Myfit Libohovën duke qenë se kishte pas vetes një pjesë të klerit fanatik musliman, por Libohova shkoi dhe i tregoi gjithçka që po përgatitej Zogut, i cili pa vonuar dërgoi forca të shumta matjanësh në Korçë të shtypte çdo orvatje që në embrion, por dëshmia e Myfytit për mungesë provash të qarta nuk mundi të qëndronte në këmbë, prandaj Zogu ngurroi të dilte hapur kundër Frashërit edhe nga frika e reaksionit që mund të ngjallte tek jugorët por u mjaftua me largimin e Frashërit nga detyra dhe pushimin nga puna të disa oficerëve toskë. Por përpara kësaj ngjarje ishte zbuluar edhe një komplot tjetër i Ceno Kryeziut. Cenoja e provoi veten si energjik por aspak të devotshëm ndaj Zogut me gjithë ndihmën e pa kursyer që i dha në rrëzimin e Nolit.[5]
Cenoja u bind të merrte pjesë në një komplot të organizuar prej disa njerëzish të njohur në radhët e ushtrisë si dhe mes emigrantësh në Greqi, Itali e sidomos në Jugosllavi, ku Cenoja kishte mbështetje të gjerë. Edhe kësaj here Zogu mundi të mësonte rreth komplotit përpara se ai të shpërthente dhe i doli hapur Cenos se kjo gjë ishte vendosur të bëhej në një nga udhëtimet e Zogut në Beograd, as Cenoja nuk bëri shumë përpjekje për ta fshehur bashkëpunimin e tij me komplotuesit. Për shkak të miqësirave dhe lidhjeve të ngushta familjare dhe dëshirës së Zogut për të fshehur skandalin nuk mori veprim tjetër vese kërkesës për dorëheqje dhe mërgimit të tij në Paris (Durazzo 26 shtator 1925) hakmarrja e Zogut nuk vononte duke i kthyer revanshin me të njëjtën monedhë Cenos në një moment kur u mendua se nuk do të bënte bujë të madhe në publik, dhe duke u paraqitur si vepër e dikujt tjetër. Ndërsa nga fundi i shtatorit 1925 një njeri i panjohur hodhi një bombë në Vilën e Zogut, pa arritur të vriste njeri (Das Deutsche Tageblatt 26 shtator 1925). Në fillim po të këtij viti u zbulua një komplot tjetër pas të cilit thuhej se qëndronte dora e peshkopit Noli, komploti dështoi pasi disa roje besnike e njoftuan presidentin. Në vitin 1926 u arrestua Qemal bej Vrioni nën akuzën se kishte konspiruar kundër qeverisë. Vrioni ishte përzier me një seri letrash që kishin rënë në dorën e qeverisë. Nga kjo tablo kuptohet se viti 1925 për Zogun qe viti i përballjes me kundërshtarët e tij nga të katër anët, ndërsa në 26-ën u ndesh me kryengritjen më të rrezikshme qysh prej kohës kur u detyrua të linte vendin nga vala e revolucionit të 24-ës.
Më 1926 Zogu i kërkonte ministrit të Drejtësisë reformë të thellë në legjislacionin e vendit. Për këtë qëllim u formua me vendim të Këshillit të Ministrave më 5 gusht 1926, komisioni ligjpërgatitës, detyrat e të cilit u caktuan me ligjin e 30 nëntorit 1926.


Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"

Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.
Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I"[6]. Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot. Nga dritaret e lartë rrezet e diellit binin mbi deputetët, punonjësit civilë, kryetarët e fiseve frakët dhe festet prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”. Vështrimet kapën mbërritjen e tetë makinave të mbushur me zyrtarë italianë të veshur me uniformat ngjyrë vjollcë dhe floriri. Verdikti i qeverisë së tyre s’ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviç nuk dukej gjëkundi ndërkohë – mesa duket po bënte akoma pushimet e verës – ndaj kjo s’linte shumë dyshime për qëndrimin e qeverisë së tij. Pak më tej një trumbetë oshtinte dhe një makinë e hapur me një eskortë kalorësiake filloi të afrohej përmes rrugëve të ngushta nën një sërë harqesh triumfale të zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga një anë qëndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisë. Qindra flamuj të lirë ishin importuar nga Italia në mënyrë që çdo familje të mund të kishte mundësi të zbukurohej me shqiponjën e zezë në sfondin e përgjakur: standard i Skënderbeut. Degët me gjethe të gjelbra, të sjella nga malet dhe që kishin filluar të zbeheshin zbukuronin dyert e dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumëngjyrësh turq, vareshin nga ballkonet e vilave më të begata. Posterat e pikturuar me dorë që shtriheshin në gjerësinë e rrugës shkruanin “Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bëhej fjalë për detaje të një procesioni të zakonshëm, por ato që s’ishin mësuar me mënyrat e “Shpëtimtarit të Kombit” e shihnin skenën si një spektakël kurizo, duke qenë se përveç rreshtave të ushtarëve rrugët ishin thuajse bosh. Ishte e çuditshme që një njeri gjoja i ngjitur në fron me vullnetin e njerëzve nuk kishte qenë në gjendje të hynte në kontakt më të afërt me to, por Zogu duhej të kujdesej për sigurinë. Ai e linte të kuptohej këtë duke mbërritur ose shumë herët ose shumë vonë në angazhimet publike. Parada e shkurtër hyri në sheshin “Skënderbej” dhe u ndal në pjesën jugore. Tashmë ishte pesë pa njëzet. Një njeri i hollë në një uniformë ngjyrë ulliri zbriti nga makina, u përshëndet me presidentin e Asamblesë Kushtetuese dhe eci gjallërisht në shkallët e korridorit qendror. I zbehtë dhe nervoz ai u ngjit në podium duke zgjatur dorën e djathtë për të mbajtur kushtetutën. Dhoma u mbush me britma gëzimi, të cilat ai i përshëndeti me përkulje të lehta nga e djathta në të majtë


. Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do t'i komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do t'i ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.
Ai u betua (Formula e betimit):
“Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.
Monarku i ri e firmosi betimin dhe mbajti një fjalim të shkurtër me tone të thella sinqeriteti. Ai shprehu qëllimin dhe nderin për t’i shërbyer Shqipërisë sa më mirë të jetë e mundur dhe nëse shfaqej e nevojshme të jepte jetën për të. “Bota e ka kuptuar se nëse Bijtë e Shqiponjës lihen në paqe ata mund të ndërtojnë një shtet”. Fjala e tij ishte e shkurtër por efektive. “Zotërinj, dalshim faqebardhë në sytë e historisë”. Nuk kishte mbërritur akoma ora pesë kur mes brohoritjeve “Rroftë Mbreti”, ai shpejtoi hapat në korridor me ndihmësit që përplaseshin me njëri tjetrin duke u përpjekur të ruanin ritmin. Në atë që tani ishte Pallati i Ri Mbretëror, e prisnin gjysmë duzine princesha dhe nëna e tij. Gjashtë ditë pushimi publik pasuan. Fishekzjarrët shkëlqyen terrin para pallatit. Delet u therën në prag të pallatit. Aeroplanët italianë hodhën shirita dhe konfeti. Gjashtë kolonelë u promovuan në rang gjeneralësh. Dy mijë të burgosur u falën dhe punonjësit e shtetit morën një rrogë mujore shpërblim. Qytetet e mëdha nxituan t’i ofrojnë mbretit prona që të mos dukeshin jo besnikë. Çdo dyqan dhe kafe vari në mur foton e tij, nëse nuk bënte kështu merrte një gjobë prej 50 frangash. Edhe myslimanët e devotshëm duhej të tejkalonin kundërshtimin e tyre ndaj riprodhimit të imazheve njerëzore dhe të blinin një portret standard.[7]
U miratua Statuti Themeltar i 1928. U miratuan kodi civil, ai tregtar, etj. U miratuan ligje të tilla si për reformën agrare, heqjen e ferexhesë, etj duke aboluar Ligjin Islamik e duke e zëvendësuar me kodin civil të mbështetur tek ai zviceran siç kishte bërë dhe Mustafa Kemal Atatürk me Turqinë[8]. Mbreti Zog nxiti ndërtimet botore në vend, rritjen e mirëqenies, zhvillimin e tregtisë, balancim të bilanceve tregtare, shkollimin e brezit të ri, përgatitjen e inteligjencies në universitetet perëndimore, etj. Nga Vjena, peshkopi Fan Noli e denoncoi si “një krim i urryeshëm ndaj shqiptarëve”. Monarkia zogiste ishte një “një farsë e përgatitur në Romë dhe e vënë në jetë në Tiranë”[7]. Bejlerët e dëbuar në lëvizjen rivale “Bashkimi Kombëtar” ishin po aq të indinjuar. Më interesanti ishte reagimi i Jugosllavisë. Për disa javë ambasadori jugosllav në Tiranë ishte i padisponueshëm për komente dhe ministri i Jashtëm jugosllav deklaroi se ishte shumë i zënë për t’u takuar me të dërguarin shqiptar në Beograd. Ato përdorën si pretekst faktin se Zogu kishte zgjedhur titullin “Mbret i Shqiptarëve” dhe jo “Mbret i Shqipërisë” çka interpretohej si deklaratë autoriteti edhe mbi shqiptarët etnikë në Kosovë. Ky kundërshtim ishte parashikuar dhe diplomatët francezë veçanërisht kishin lobuar për titullin që do shkaktonte reagim. “Froni më është ofruar nga shqiptarët prandaj unë s’kam si quhem ndryshe veçse mbret i shqiptarëve”, argumentonte ai dhe në fakt kishte një pikë plus në arsyetimin e tij. Beograd e njohu mbretërinë më 18 shtator. Një tjetër krisje në marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare do kishte qenë një kartë në duart e Musolinit. Njohja italiane kishte qenë aq e shpejtë, si për të theksuar sponsorizimin e italian të regjimit[7].
Më 27 prill 1938 martohet me konteshën hungareze Geraldina Appony, ku veshjet e dasmës, si zakonisht, vinin nga dora e Gjon Lacës.

Largimi nga vendi
Më 9 prill 1939 duke mos pranuar kushtet e pushtimit fashist, largohet nga Shqipëria. Më 10 Prill 1939 vendoset në Greqi dhe fillon jetën në mërgim. Duke iu trembur një reagimi negativ nga ana e qeverisë italiane autoritetet greke informuan menjëherë Romën se mbreti dhe suita e tij prej 113 vetësh nuk do të lejoheshin që të organizonin kurrfarë veprimtarie politike në Greqi. Hapi tjetër ishte ushtrimi i një presioni të vazhdueshëm ndaj mbretit që ky i fundit të largohej nga Greqia. Gjithashtu fillon organizimin e rezistencës së armatosur. Më 3 Maj 1939 mbërrin në Turqi, ku pritet nga autoritet më të larta të vendit dhe nga shqiptarët. Më 30 Qershor 1939 niset për në Evropë. Më 2 Maj 1939 familja mbretërore e shoqëruar nga tetë vetë mbërriti në Turqi, ku qëndrimi i saj ishte më i këndshëm. Në Stamboll mbreti gjeti shumë përkrahës të tij me të cilet pati mundësi të takohej pasi turqit u ruheshin më pak italianëve sesa grekët. Për shkak të fjalëve që u përhapen në lidhje me ngjitjen sërish në fron, e kjo mund të bëhej e mundur vetëm me ndihmën e një Fuqie të Madhe, shumë shpejt ai u largua dhe nga Turqia dhe i hodhi sytë drejt Britanisë. Ai e informoi ambasadorin n'Ankara për dëshirën e tij m'u vendos në Londër. Pergjigja i erdhi në mes të qershorit pasi mbreti u zotua se nuk do të perfshihej n'asnjë aktivitet politik. Me qëllim që të shmangte një udhëtim pranë kufinjve t'Italisë ose përmes Gjermanisë, Zogu dhe suita e tij u detyruan të ndermarrin një udhëtim të gjatë përmes Europës Lindore e Qendrore, i cili perfshiu etapa ndalesash në Rumani, Poloni, Lituani, Finlandë e Suedi. Më 2 Korrik 1939, mbërrin në Rumani ku pritet nga Mbreti Karol i Rumanisë. Më 15 Gusht 1939, mbërrin në Paris, ku vendoset dhe merr me qera një shtëpi. Këtu vihet në kontakt me autoritet më të larta të Francës duke u kërkuar atyre leje për t'ushtruar njëfarë aktiviteti politik. Kjo kërkesë iu refuzua megjithatë ai qëndroi në Francë deri në prag të pushtimit të saj nga gjermanët. Më 22 Qershor 1941, mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar. Vendoset dhe fillon aktivitetin e tij në Londër. Fillimisht qëndron në Hotelin Ritz dhe më vonë merr me qira një shtëpi në Parmoor. Qëndron në Mbretërinë e Bashkuar deri në përfundim të luftës. Më 18 Mars 1946, vendoset në Egjipt mbasi merr një ftesë nga Mbreti Faruk i Egjiptit.
Në pasluftë, më 29 Gusht 1955, mbërrin në Francë dhe vendoset në fillim në Paris. Më vonë në Kanë ku dhe ndërron jetë, në spitalin “Foch”, më 8 Prill 1961.

Letra e Mbretit Zog, derguar presidentit Roosvelt

Zoti president,
I frymëzuar nga tetë pikat e deklaratës së Atlantikut, kam nderin t'i vë në dukje Shkëlqesisë S'uaj sa pason:
1- Shqiperia ka qenë viktima e parë në Evropë e një sulmi të paprovokuar të një sulmi të Italisë fashiste me 7 prill 1939. Ka qenë e para që i kundërshtoi agresionit me anë të forcës, megjithëse i mungonin plotësisht mjetet moderne. Populli shqiptar vazhdoi gjithmonë t'i qëndrojë pushtuesit me gjithë fuqitë e veta. Me 10 qershor 1940, dita që Italia hyri në luftë, Legata Mbretërore Shqiptare në Paris (e njohur zyrtarisht prej qeverisë franceze), ripërsëriti botërisht deklaraten pas së cilës një gjendje lufte vazhdon të egzistojë mes Shqipërisë dhe Italisë. Me 29 tetor 1940, të nesërmen e sulmit italian kundër Greqisë, duke vepruar me cilësit e mia statutore dhe njëmendje me qeverinë t'Ime, i paraqita Sh. Tij Ministrit të Greqisë në Londër bashkëpunimin e vendit Tim kundër armikut të përbashkët. Një ofertë e njëjtë i është bërë në emrin tim Sh. Tij, Ministrit të Jugosllavisë në Londër, të nesërmen e sulmit italo-gjerman kundër vendit të tij.
2- Shqipëria, sikundër dhe vendet e tjera te pushtuara, ka jashtë tokës së vet kombetare organe statutore, legalisht të zgjedhur prej popullit shqiptar dhe ndërkombëtarisht të njohur. Vendi Juaj, me sa dijmë, nuk ka njohur përfundimin e pushtimit italian të vendit t'Im. Shqipëria vazhdon të jetë antare e Lidhjes se Kombevet.
3- Në këto kushte, me cilësinë time si përfaqësonjës legal i Shqipërisë, kam nderin t'i lutem Shkëlqesisë s'Uaj të ketë mirësinë, të shqyrtojë gjendjen e Shqipërisë dhe t'i jepet mundësia që të lozi rolin e saj në luftën kundër armikut të përbashkët të demokracive. As morali ndërkombëtar, as të drejtat e njeriut, as oportuniteti politik i çastit dhe aq më pak arsye të rendit lëndor, nuk mund të justifikojnë një trajtim të ndryshëm për Shqipërinë nga ana e Fuqive të Mëdha aleate. Një notë me këtë iu është drejtuar fuqive që janë mbledhur në Konferencën Ndërkombëtare të Londrës. Interesimi i qartë dhe aktiv që vendi Juaj i madh tregon për këtë luftë botërore, i japin sigurisht të drejtën dhe i imponojnë dëtyrën që drejtësia nderkombëtare të jetë për të gjithë kombet. Vendi im do dhe mundet t'i bëjë shërbime çështjes së përbashkët. Zbatimi i parimeve të pranuara për të gjithë kombet e robëruar, pa bërë një përjashtim për Shqipërinë, do t'i heqi një armë të fuqishme propagandës së armikut.
4- Jam i sigurtë, se, duke përfaqësuar një popull të lirë, qeveria e Shteteve të Bashkuara do të çmojë të drejtat e popullit shqiptar, duke leftuar për ngadhënjimin e të drejtës nderkombëtare e të një paqeje të drejtë e të vazhdueshme. Qeveria e Juaj do të marrë, e shpresoj, masat e nevojshme që kjo drejtësi e kjo paqe të mos i mohoen një populli që nuk kërkon tjetër veçse një inkurajim të vogël për të shtuar më tepër luftën që ay bën. Do t'a gjejë këtë inkurajim si ata të të gjithë atyre popujve që vuajnë dhe luftojnë si ay. Opinioni publik ndërkombëtar do ta gjejë në këtë politike, përvojën e pakundërshtueshme që demokracitë luftojnë për një ideal dhe për parime që nuk lejojnë përjashtime.
Me këtë shpresë u lutem Z. President, të pranoni shprehjen e konsideratës t'ime më të lartë.


Hymni i Mbretit Zog N.M.T. ZOG I Mbretit te Shqiptareve


Si shkëndijë që lëshohet prej diellit
Edhe tym edhe mjergull shpërndanë,
Si rrufe që shkëputet prej qiellit
E shkatërron edhe djek e përlanë,
Si një engjëll I nalt prej Zotit
Si një yll që zbret befas mbi dhe,
Ashtu zbriti n’Arbrin e Kastriotit
Ashtu leu Zog’ I re për ne,
Rroftë Zog I parë, rroftë,
Shpëtimtari I Atdheut,
Brez pas brezit mbretëroftë,
Përmbi fron’ e Skënderbeut.
Shpëtimtar, Ty të qofshim falë,
Ç’do Shqiptar për Ty hyjin e lut,
Se në kanë tallaze e valë,
Syri yt as u-tremb, as u-tut,
Ti që sot e shpëtove Shqipërinë,
Brez pas brezit kujtim je për ne,
Merr kurorën me lul’ e dafin
Si I dytë I vërtetë Skënderbe,
Rroftë Zog I parë, rroftë,
Shpëtimtari I Atdheut,
Brez pas brizit Mbretëroftë ;
Përmbi Fron e Skënderbeut.

Related Posts: