Skuadra e Chelseat ka mbetur prapa në garën për titullin e Ligës Premier duke pësuar humbje prej 2-1 si mysafir i West Bromwichit.
Në ndeshjen e zhvilluar në ‘The Hawthorns’, Shane Long krijoi avantazh për vendasit, ndërsa Eden Hazard e barazoi rezultatin (39’).
Golin e fitores për West Bromwichin e shënoi Peter Odemwingie (51’).
Nga ana tjetër, Liverpooli ka fituar me rezultat 3-0 përballë Wigan Athletic.
Dy gola të Luis Suarez (48’ dhe 58’) dhe një gol i Jose Enrique (66’) ua sollën tri pikë Redsave.