25 vjeçari është përfshirë së fundmi në debate të ashpra në fushë me Cristian Tellon, Isaac Cuencan dhe David Villan, ndërsa Messi vazhdon të mohojë problemet në kampin katalanas.
“Diktator i vogël? Unë nuk brengosem çfarë thonë njerëzit. Bashkëlojtarët e mi e dinë të gjithë se nuk është kështu. Është privilegj që të jem pjesë e Barcelonës më të mirë në histori. Nuk është vetëm për atë që kemi arritur, por po ashtu për mënyrën se si ne luajmë”, ka thënë Messi.





