(Tribut poetik, respekt e nderim... kushtuar frymës patriotike mbarëshqiptare, në prag të festimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë) Senad Guraziu Diell i 100 pranverave, mëmëdhe nuk je larg 100 pranvera të vetmisë, s'ka "nemesis", Promete i lidhur me 100 hallkash të ndryshkura, prangash të rënda të historisë, 100 vjet pa dritë... Diell i ngujuar, "hybris" prapa grilave të robërisë. *** Kaq afër sa vetë frymëmarrja, me secilën frymë të lirisë - dritë në mua, mëmëdhe Diell i zemrës, si mëngjeset e bardha që m'i fal, si agësholet e jetës, si kristalet e gjithë Iliridës, si shkëlqimet e horizontit kuq-e-zi, atje ku vargmalet e ëndrrave të njoma e puthin qiellin, si yjet e prushtë përtej... mbi djepin e Albanidës. *** Mëmëdhe, 100 vjet më rinojnë, sot kjo "kangë rinore gëzimplote" një shekull të robërisë ma lehtëson, cicëro pra dhe ti Zog i Pavarur i zemrës, fluturo me vrullin rinor aneskaj pyllishteve të Dardanisë, mos ndalo 100 pranvera të tjera, dhe përjetë... dykrenare e lirisë me zjarrin e flakën e krenarisë, dhuratë e Prometeut për zemrat. |
Home »
» MBI DJEPIN E ALBANIDËS





