Kur anakondës nuk i pëlqen ushqimi që ka gëlltitur (VIDEO)



Kjo video është kthyer në një hit në internet.
Aty tregohet një anakondë që ka gëlltitur një kafshë, por vendos që të mos e mbajë, por ta vjellë atë tërësisht, ashtu siç e ka gëlltitur.
Ngjarja është filmuar në xhunglën braziliane.
Gjarprit gjigand i duhen rreth 90 sekonda për ta nxjerrë të gjithë kafshën.
Shpesh anakondat e nxjerrin prenë që kanë gëlltitur nëse nuk u pëlqen, ose nëse duan të lëvizin shpejt.
Anakondat gëlltisin plotësisht kafshë shumë më të mëdha se trupi i tyre deri edhe në drerë të rritur.
Kjo kafshë që anakonda e vjell duket se është një lopë. Por disa ekspertë thonë se është një kapibara, një krijesë që rritet në xhungël dhe që peshon deri në 66 kilogram.