Kujdesi për thonjtë, çfarë duhet të bëjmë kur kemi probleme!


Duart janë shprehje e ekspresivitetit dhe çdo ditë vërehen nga të tjerët: në shkollë, në punë, në tavolinë, por edhe kur flasim… Thonjtë e thyer dhe lëkura e ashpër sigurisht që nuk përbëjnë një pamje të këndshme, dhe për më tepër japin përshtypjen e një personi që nuk kujdeset për veten e tij. Në veçanti, thonjtë shfaqin gjendjen e shëndetit tonë: nëse rriten shumë ngadalë, kanë njolla ose thyhen lehtë, do të thotë se ushqimi që konsumojmë është me mangësi ose se kalojmë një periudhë plot stres.

Nëse thyhen lehtë:

Acetoni që përdorni për heqjen e ngjyrës së manikyrit i dehidraton thonjtë, i hollon dhe dobëson. Duhet që çdo ditë t’i zhytni në uthull për dhjetë minuta dhe ta vazhdoni këtë terapi për dy javë. Një tjetër mënyrë shumë e mirë është të ngrohni pak vaj ulliri dhe t’i mbani gishtat në të 15-30 minuta në ditë. Nëse këto metoda nuk japin rezultat, duhet të pyesni dermatologun tuaj se mund të keni ndonjë problem shëndetësor.

Nëse copëtohen:

Kjo do të thotë se keni mungesë proteine dhe vitamine A, B & D. Zgjidhja është vaji i ullirit i vakët me pak pika limoni. Zhytni çdo ditë gishtat në këtë masë për 15 ditë. Në ushqimin që konsumoni shtoni karotat, domatet, produktet e qumështit, drithërat, bishtajat, vezët, peshkun dhe mishin. Shmangni produktet që dehidratojnë dhe ashpërsojnë thonjtë, duke u ofruar kushtet e duhura dhe ndërkohë duhet të kontrolloni masën e hekurit në organizmin tuaj. Nëse shfaqen njolla të bardha:
Do të thotë se organizmi ka mangësi zinku dhe vitamine B. Por këto njolla mund të shfaqen edhe si shenja dehidratimi të thonjve nëse përdorni heqës manikyri me përqindje të lartë acetoni. Në këtë rast, konsumoni më tepër fruta të thata, peshk dhe spinaq. Nëse e gjithë sipërfaqja e thoit ka ngjyrë jo të zakonshme, mund të jetë tregues anemie ose i një sëmundjeje tjetër, ndaj duhet të vizitoheni te mjeku.

Nëse i hani thonjtë

Është diçka që ndodh te shumë persona dhe aspak e
hijshme për një femër, por edhe mashkull. Për ta ndaluar këtë zakon kërkohet shumë vullnet dhe nëse nuk mjafton, shkoni në farmaci. Atje do të gjeni një lëng të tejdukshëm si manikyr, por me shije të hidhur. Nga momenti që do ta provoni nuk do të dëshironi më të vini thonjtë në gojë.

Kremi hidratant:
Çdo natë bëni masazh me një krem hidratant për duart për t’i mbajtur të buta dhe të shëndetshme. Kremi është mbrojtës i mirë. Produktet kimike për pastrimin e shtëpisë e ashpërsojnë lëkurën. Mbrojini duart dhe thonjtë nga këto produkte duke
përdorur dorashka prej llastiku. Për larjen e duarve zgjidhni sapunë (në formë lëngu) që përmbajnë PH të përafërt me atë të lëkurës (që shkon nga 5-7).


Këshilla për thonjtë, vitaminat që na duhen

Për duar të shëndetshme përpiquni që në ushqimin tuaj të përditshëm të keni produkte të pasura me vitaminë A (karota, spinaq, presh, kunguj, panxhar, vezë) dhe ushqime si bishtaja, drithëra, fruta të thata, prodhime deti etj.


Rregullimi i thonjve:

1. Për të pasur duar të bukura duhet t’i rregulloni një herë në javë. Keni nevojë për: limë, një manikyr pa ngjyrë, forcues me vitamina dhe krem hidratant.

2. Para se të përdorni manikyrin, zhytini duart në ujë të vakët me sapun dhe pasi i keni lënë për 5 minuta i lyeni me pak vaj që zbut pjesët anësore.

3. Më pas, me pincën e posaçme rregulloni pjesët anësore. Shtyjini ato për nga brenda dhe mos i prisni (as t’i kafshoni), pasi mund të infektohen.

4. Me anë të limës caktoni dhe formoni gjatësinë dhe formën e thonjve. Kur t’i limoni bëjeni vetëm në një drejtim. Gjithashtu mund të limoni lehtë edhe pjesën e sipërme të thoit për një rezultat më të pastër dhe të ndritshëm.

5. Përfundoni me manikyrin e tejdukshëm që është i domosdoshëm për mbrojtjen e thonjve edhe në rastet që nuk përdorni manikyr me ngjyrë. Filloni të vendosni manikyrin nga mesi i thoit e më pas në pjesët anësore. Ngjyrat e lehta ose të tejdukshme janë ideale për manikyr të shpejtë dhe nuk janë kurrë jashtë mode.




Agjencia eMagic on Facebook


VIDEO BAR

powered by