Në minutat e para të gjysmës së dytë, Alan i kaloi vendasit në epërsi me një gol nga penaltia (49’).
Robin van Persie e barazoi rezultatin (80’), ndërsa Wayne Rooney konvertoi në gol një penalti të nxjerrë nga vet ai (84’).
Rezultatin përfundimtar e vendosi Javier 'Chicharito' Hernandez në minutat shtesë (90’+2).
Me rezultat identik (1-3) ka përfunduar edhe ndeshja tjetër e Grupit H, ndërmjet CFR Cluj dhe Galatasaray.
Me 12 pikë rekord pas katër xhirosh, Manchester Unitedi siguron kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, ndërkohë që Galatasaray dhe Cluj, me nga katër pikë, do të luftojnë për një vend në dy xhirot e mbetura.





