Kolonat zanore më të famshme të fushatave presidenciale


Kolona zanore e një fushate elektorale nuk është vetëm një këngë. Ajo është një këngë e zgjedhur me kujdes nga një trupë e tërë elektorale dhe duhet të përkojë me linjën politike që ndjek kandidati. Apo thënë ndryshe duhet të shprehë në pesë minuta në një mënyrë apo tjetër synimet e kandidatit dhe mënyrën e zgjedhur për të vepruar. Disa këngë janë përdorur si kolona zanore të fushatave presidenciale më të mëdha në botë sepse kanë qenë të njohura e disa të tjera janë bërë të njohura pikërisht se janë zgjedhur nga kandidatët e ardhshëm për presidentë për t’i shoqëruar përgjatë gjithë fushatës më të rëndësishme të jetës së tyre. Frank Sinatra do të ripërpunonte këngën “High Hopes” posaçërisht për fushatën presidenciale të ish-presidentit amerikan, John Kennedy. Ndërsa Ronald Reagan do të zgjidhte një prej këngëve hit të një prej zotërinjve të rokut, “Born in USA” e Bruce Springsteen. Madje Reagan u përfshi në atë kohë dhe një incident në lidhje me Bruce Springsteen. Shtypi që ndiqte fushatën duke shprehur hapur skepticizmin në lidhje me faktin se Reagan zor se kishte ndonjë informacion për Springsteen e pyeti në një konferencë se cila ishte kënga e tij e preferuar nga ky këngëtar. “Born to run”, do të vinte përgjigja e vonuar e ndihmësve të tij. Kënga e zgjedhur nga Bill Clinton për fushatën e tij presidenciale ishte një hit i vitit 1977 nga banda muzikore “Fleetwood Mac”. Kur ai u zgjodh president, Clinton e ftoi gjithë bandën që të performonte këngën e fatit në ceremoninë e inaugurimit të tij. George W. Bush, si një teksan i vërtetë kishte zgjedhur pikërisht një këngë të rrymës kauntri si kolonë zanore të fushatës së tij elektorale. Kënga titullohet “Only in America” dhe këndohet nga dyshja e muzikës kauntri, Brooks & Dunn. Ndryshe nga kandidatët e mëparshëm për presidentë, Hillary Clinton,  ish kandidatja për presidente e SHBA e zgjodhi këngën që shoqëroi fushatën e saj me ndihmën e publikut. Në faqen e saj në internet ajo i kërkoi publikut të votonte për këngën më të përshtatshme për fushatën e saj dhe rezultati ka qenë kënga “You and I” e Celine Dion. Kancelarja gjermane, Angela Merkel përveç të tjerash u bë e njohur edhe për kolonën zanore të fushatës së saj, një këngë legjendare, titulli i së cilës i afrohej emrit të saj. Bëhet fjalë për “Angie” të grupit “Rolling Stones”. Ndërsa Presidenti amerikan Barack Obama gjatë kësaj fushate si kolonë zanore zyrtare zgjodhi këngën:” We take care of our own” kënduar nga Bruce Springsteen. Por Obama si njeri i dashuruar nga me muzikën veç kësaj këngë gjatë fushatës së tij përdori edhe 10 këngë të tjera.
John F. Kennedy, ish-president i SHBA

Kënga: “High Hopes”

Kënduar nga: Frank Sinatra

Ronald Reagan, ish-president i SHBA

Kënga: “Born in the U.S.A.”

Kënduar nga: Bruce Springsteen

Bill Clinton, ish-president i SHBA

Kënga: “Don’t Stop”

Kënduar nga: Fleetwood Mac

George W. Bush, ish-president i SHBA

Kënga: “Only in America”

Kënduar nga: Brooks & Dunn

Hillary Clinton, ish-kandidate për presidente e SHBA

Kënga: “You and I”

Kënduar nga: Celine Dion

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë

Kënga: Angie

Kënduar nga: Rolling Stones

Tony Blair, ish-kryeministër i Anglisë

Kënga: “Lifted”

Kënduar nga: “Lightouse Family”

Barack Obama, President i SHBA-ve

Kënga: We take care of our own

Kënduar nga: Bruce Springsteen

10 këngët e Obamës

Presidenti amerikan Barack Obama gjatë kësaj fushate si kolonë zanore zyrtare zgjodhi këngën:” We take care of our own” kënduar nga Bruce Springsteen. Por Obama si njeri i dashuruar nga me muzikën veç kësaj këngë gjatë fushatës së tij përdori edhe 10 këngë të të tjera.

1. We take care of our own – Bruce Springsteen

2. Signed, sealed, delivered – Stevie Wonder

3. You’ve got a friend – James Taylor

4. Empire state of mind – Jay Z

5. Twist and shout – The Isley Brothers

6. Livin’ on a prayer – Bon Jovi

7. Best of You – Foo Fighters

8. Rockin’ in a free world – Neil Young

9. Mannish Boy – Muddy Waters

10. Hold that plane – Buddy Guy