Ja harta e jetëgjatësisë në botë. Shqipëria gjendet në vend të 62-të


Kjo më poshtë është harta e botës sipas jetëgjatësisë në çdo vend. Harta e CIA World Factbook tregon se Monako është në vend të parë me një jetëgjatësi rekord prej 89 vitesh.
Pastaj vijnë Makau, Japonia dhe Singapori.
Duhet theksuar se Shqipëria është në vendin e 62-të në botë, me një renditje shumë të mirë, duke lënë pas vende si Sllovenia, Serbia, Kroacia e Maqedonia.
Por përpara kemi Bosnjen dhe Greqinë.
Në fund të hartës është Çadi me një jetëgjatësi prej vetëm 48 vitesh.
Gjeni më poshtë renditjen e çdo vendi në planet.