Home »
» Intervista, Rene Rexhepi: Momenti më i vështirë largimi nga Tetova – VIDEO
Intervista, Rene Rexhepi: Momenti më i vështirë largimi nga Tetova – VIDEO
Emisioni “Intervista” ka sjelle rrëfimin e nje prej shqiptareve me te famshëm në botë, kuzhinierin Rene Rexhepi. Rexhepi i lindur ne Xhepçisht të Tetovës ka në Danimarkë restorantin me te mire ne bote. Ai vete është shpallur tre vite rresht kuzhinieri më i mirë në botë ndërkohë që revista “Time” e ka klasifikuar si njeriun e 11-të më me ndikim në të gjithë botën.
Në emisionin “Intervista” Rene Rexhepi, i cili vjen për herë të parë në Shqipëri, ka treguar se pasionin për gatimin e ka marrë nga fëmijëria, nga ushqimet shqiptare dhe tashme këtë dëshmi e ka shkruar edhe në librin e tij, që pritet të dalë në librari së shpejti. Edhe pse ka një karrierë të suksesshme, Rene Rexhepi deklaron se nuk ndihet i realizuar pasi ende nuk ka mësuar të flasë mire shqip; gjuhë të cilën dëshiron t’ua mësojë edhe fëmijëve te tij.
Duke folur për jetën e tij Rene Rexhepi rrëfen momentin me te vështirë, kur u largua nga Tetova për të mos u kthyer më. Restoranti “Noma” i Rene Rexhepit është restoranti me i mire ne bote dhe te hash një dreke kushton jo më pak se 250 euro. Rene Rexhepi rrëfen se sekreti i suksesit te tij është puna e dhe pasioni i vazhdueshëm për gatimin.





