Cesk Fabregas ka gjetur formën e vet më të mirë dhe njëkohësisht edhe vazhdimësinë në formacionin titullar të Barcelonës. Në një deklaratë për median spanjolle, mesfushori katalanas tregon edhe sekretin e fitoreve të skuadrës.
“E besoni apo jo, të gjithë ne, në pritje të ndeshjeve në kampionat, lutemi që Reali i Madridit të fitojë, përndryshe s’do të kishim stimujt për të kërkuar fitoren ndaj rivalëve tanë. Fatmirësisht sivjet kemi një diferencë të madhe me madrilenët, plot 8 pikë, edhe pse kanë kaluar vetëm 11 ndeshje.
Ndaj, për të qenë të kthjellët dhe për të mos na zënë gjumi, e për rrjedhojë të gabojmë në takimet e ardhshme, kemi nevojë për fitoren e Realit. Sepse vetëm kështu mund të hyjmë të përqendruar në fushë”.