Bëhet fjalë për Rene Rexhepi i cili është shqiptarë me origjinë nga Xhepçishti i Tetovës. Çmimin të cilin ai e mori quhet “San Pelegrino”. Shqiptari nga Maqedonia për herë të tretë e fiton këtë çmim prestigjioz.
“Noma” gjendet në pjesën bregdetare të Kopenhagenit dhe është i njohur për menu të reja dhe moderne. Sipas agjencionit Reuters, “Noma” është gjithashtu edhe ambasador i programit ushqimor nordik, të cilën e promovon Këshilli Nordik i Ministrave. Mënyra se si në këtë restorant ofrohen ushqime detare është identike me një vepër artistike. Përndryshe, Rexhepi është me origjinë nga Maqedonia, nga ku vjen edhe babai i tij. Ai secilën verë vjen në vendlindje për të vizituar të afërmit e tij.
- Danezët menduan se ishte shaka kur vendosa të hap restorantin me kuzhinë tradicionale nordike, sepse ata mendonin se gjithçka që është e shijshme vjen nga jugu, është shumë më e mirë, më aromatike dhe më e thjeshtë. Unë u përgjigja se nuk është më e mirë, është vetëm më ndryshe nga ushqimet tjera.” – tha Rexhepi./Shqipmedia
FOTO NGA RESTORANI





